Rusët, të mësuar prej kohësh me krizat financiare dhe politike po reagojnë ndaj pandemisë së koronavirusit duke blerë me shumicë disa nga gjërat kryesore që do u duhen teksa qëndrojnë në izolim: përfshirë prezervativët.
The Moskow Time zbulon gjërat që blenë më shumë rusët deri tani:
-Buckweat
– ose siç njihet ndryshe grechka, një produkt bazik në Rusi të ngjashme me thjerrëzat, rusët e përdorin për vaktin kryesor të ditës, atë të drekës.
Pavarësisht thirrjes së autoriteteve për të mos blerë shumë e të mos përhapin panik, më 9-15 mars, shitjet e u rritën me 66% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rusët thyejnë rekord blerjesh të prezervativëve.
-Lodra seksi, prezervativë
Shitjet e prezervativëve dhe lodrave seksuale kanë shënuar një rritje të paparë në Rusi. Mars Ozon, një nga kompanitë më të mëdha online në Rusi, raportoi një rritje prej 300% të shitjeve të lodrave seksuale dhe prezervativëve.
Shitjet arritën kulmin në periudhën 14-17 Mars kur shumë kompani urdhëruan punonjësit që të shkonin e të punonin nga shtëpia. Shitjet e prezervativëve dhe lubrifikantëve u rritën përkatësisht 147% dhe 124% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rusët thyejnë rekord blerjesh të prezervativëve pasi
-Të brendshmet për gratë shënuan gjithashtu rritje për nga shitjet.
Nga kërkesat u vu re fantazia e grave ruse, të cilat kanë porositur edhe veshje si infermiere dhe zhartjerë të bardhë.
-Frigoriferë
Shumë rusë kanë porositur frigoriferë të vegjël, pasi aty do të ruajnë ushqimet me shumicë që kanë blerë. Në muajin mars, kompania më e madhe në vend flet për një katërfishim të shitjeve.
-Hudhra
Rusët besojnë tek vetitë anti-virale të hudhrës që nuk mungon thuajse në asnjë shtëpi ruse. Blerja e hudhrave u rrit me 11% në muajin shkurt dhe 80% në mars, edhe pse sipas OBSH hudhra është e shëndetshme, por nuk ndihmon në parandalimin e infektimit me koronavirus.
Rusia deri më tani numëron: 1,264 të infektuar. 4 viktima dhe 8 në gjendje të rëndë.
