Author: tirana

Një infermier shqiptare në Itali, e quajtur Vojsava Nikolla ka shprehur emocionet e saj kur ka mësuar se një grup mjekësh nga Shqipëria kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar në luftën kundër CoVid-19. Mesazhin e zonjës Nikolla e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama në Facebook, ku ajo është së bashku me një ekip kolegësh. Vojsava Nikoll punon si infermiere në Urgjencën e Spitalit të Feltre-s në Krahinën Veneto në Itali dhe është shprehur se u ndjeu emocione pa masë kur u infromuar mbi mjekët Shqiptarë që mbërritën në Bergamo. “U emocionova jashtë mase sepse si unë ashtu edhe…

Read More

Në këto ditë izolimi, kur të gjithë qytetarët e Kosovës qëndrojnë në shtëpi, ata nga Suhareka kanë gjetur një mënyrë mjaft interesante për të shërbyer kafe. Aty kafja po shërbehet me anë të dronit, madje Valon Gashi i ka realizuar edhe një video tërë kësaj, ku shihet kafja që po shpërndahet me dron. Kujtojmë që izolimi në Kosovë erdhi si vendim pas shpërthimit të Koronavirusit në vendin tonë, ku deri më tani numri ka arritur në 91, me dy të shëruar dhe një të vdekur.

Read More

Europianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive europiane ndaj pandemisë së Coronës me kufizimin e lirisë personale dhe recesion të thellë. Europa mund të kishte mësuar nga Singapori, kritikon Christina zur Nedde. Përhapja e virusit Corona e ka kthyer botën përmbys: Vendet demokratike e “të lira” si Austria izolojnë qytetarët e tyre duke menduar madje edhe përgjimin e tyre. Kundrejt kësaj qytetarët në vendet aziatike “autoritare”, si Singapori në javët e shkuara gëzuan më shumë liri se europianoperëndimorët. Megjithë lidhjet e ngushta ekonomike e të transportit me Kinën, Singapori ia doli të mbajë të ulët numrin e rasteve…

Read More

Bankat tregtare në vend, po vijojnë zbatimin e procedurave me klientët e tyre për shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive, në kushtet e krizës së shkaktuar nga COVID-19. Bankat kanë nisur procedurat lehtësuese për klientët e tyre, në zbatim të vendimit të qeverisë sipas së cilit “kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit (banka, institucione financiare jo banka apo me shoqëritë e kursim-kredive) duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrje të pagimit të kësteve”. Bankat njoftojnë se po procedojnë për çdo kërkesë të paraqitur pranë tyre brenda 3 ditëve nga data e marrjes së…

Read More

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se në javën e katërt të mësimit nga shtëpia, tashmë nxënësit do të kenë në dispozicion dhe shërbimin psiko-social shkollor. Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’ Shahini theksoi se kjo është një periudhë e pazakontë, ndërsa pohoi se nxënësit kanë nevojë për mbështetje shtesë, ne nje kohe kur vendi eshte prekur nga pandemia e koronavirusit. MESAZHI I SHAHINIT Nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në këtë situatë të pazakontë, do të kenë qasje në SHËRBIMIN PSIKO-SOCIAL SHKOLLOR.

Read More

Një tjetër e moshuar shërohet nga COVID-19 në Itali. Ajo quhet Italica Grondona është 102 vjeçe dhe ditën e djeshme ka lënë spitalin, San Martino, në Genova. Lajmin e ka dhënë president i rajonit të Ligurias Giovanni Toti i cili është shumë i lumtur për një lajm të tillë që të jep shpresë. ‘Gjyshe Lina, sic e njohin të gjithë është një simbol shprese për të gjithë. Është dhe një shembull se si kurohen të gjithë pa dallim moshe. Nuk ka diferencë. “- ka thënë Giovanni Toti. Historia e saj ka përfunduar deri tek në CNN. “Më falenderoi duke më…

Read More

Në një video të publikuar nga një faqe në Facebook e quajtur “Poeplli” dëgjohen dy përkthyese të Kuvendit të Kosovës të cilat gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për Ditën Ndërkombëtare duke lëshuar zëra të çuditshëm. Faqja në fjalë interpreton këta zëra si të jenë reagime pas ndërveprimeve eventuale seksuale, përcjell Periskopi. Nuk ka pasur ndërkohë asnjë reagim nga deputetët shqiptarë të Kuvendit që kanë dëgjuar përkthimin nga deputetja e komuniteteve që ishte duke folur me përkthim për këtë çështje. Ndërkohë, kjo video është bërë virale edhe në faqe të tjera – e që të gjitha e interpretojnë si veprim…

Read More

Një ditë pasi qeveria shqiptare dërgoi në Bergamo një skuadër prej 30 mjekësh e infermierësh për t’ju bashkuar bluzave të bardha në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, vjen një reagim nga kryeministri italian Giuseppe Conte. Ky i fundit e teksa ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ fjalimin e homologut të tij, Edi Rama, ka falënderuar autoritetet shqiptare. “Faleminderit”, shkruan Conte, ndërsa ka publikuar dhe ikonën e flamurit shqiptar. Kujtojmë se Rama ishte dje në Rinas për të përcjellë ekipin shqiptar, ndërsa theksoi se Shqipëria e bëri këtë në shenjë solidariteti, duke shtuar se; “pavarësisht se…

Read More

Nisja drejt Italisë, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koronavirusit, e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, ka tërhequr sërish sot vëmendjen e medias ndërkombëtare dhe të figurave të njohura të politikës dhe gazetarisë: Federica Mogherini – ish-shefja e diplomacisë e BE-së Feleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë. Për ndihmën dhe për leksionin e solidaritetit. Shpresoj që të tjerët ta dëgjojnë dhe që italianët ta mbajnë mend. Pierpaolo Sileri – Zëvendësministri italian i Shëndetësisë Me ministrin e Jashtëm Di Maio, mikpritëm ministrin e Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj dhe 30 punonjës shëndetësorë nga Shqipëria. Vërtet bukur për të…

Read More

Luca Di Nicola ishte një 19-vjeçar me origjinë nga provinca e Teramos në Itali, i cili vdiq në 24 mars në Londër. Shkak i vdekjes dyshohet të jetë bërë koronavirusi, por nuk iu krye asnjë tampon. Ai jetonte bashkë me nënë e tij, Clarissa dhe partnerin e saj, Vincenzo në veri të Londrës dhe kishte kërkuar vetë ndihma nga mjekët. Giada, një nga tezet e Lucës tregoi se në fillim u dyshua se ai kishte thjesht një grip të zakonshëm. “Ai ishte shumë i shëndetshëm. Një javë para vdekjes së tij, Luca kishte ethe dhe kollë dhe të njëjtat simptoma…

Read More

Një 74-vjeçar është rasti i 12-të me koronavirus i konfirmuar në Durrës nga ISHP. I moshuari nuk ka pasur kontakte me persona të infektuar më parë nga virusi. Ai jeton me të shoqen, ndërsa fëmijët i ka në Tiranë. Nuk dihet nga e ka marrë virusin, po dyshohet gjatë daljes në treg për të bërë pazaret e nevojshme. Ndërkohë drejt Infektivit të QSUT janë dërguar disa raste nga Durrësi me simptoma të Covid 19 dhe pse nuk e kanë bërë apo nuk u ka ardhur ende përgjigjja e testit të tamponit. Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpjeguar të gjithë skemën se si funksionon i gjithë zinxhiri i skemës së solidaritetit. Në një intervistë për TCH, tha se edhe ai që nuk është për momentin në databazën e Bashkisë, do të marrë ndihmë duke sinjalizuar fillimisht. “Fillon fillimisht me një sinjalizim, pra nëse nuk je në databazën tonë, pra mund të kesh ardhur tani në Tiranë ose nuk je regjistruar kurrë pranë njësisë administrative, fillon me sinjalizim. Mund të ndodhë online tek bashkëqeverisja, pra e gjithë Kryeministria është kthyer në një mega central, “Shqipëriaqëduam.al”, kati i parë i Bashkisë është kthyer në një…

Read More