Author: tirana

Nga dita e hënë, dalja në rrugë e qytetarëve për të bërë pazar apo për arsye të tjera të domosdoshme do të lejohet vetëm duke u pajisur me një autorizim paraprak. Rregulli vlen vetëm për zonat urbane dhe kush e shkel këtë urdhër rrezikon të gjobitet. Pamjet e Tiranës në karantinë gjatë ditëve të mëparshme ishin shqetësuese, kur gjatë orarit të lëvizjes krijoheshin radhë të gjata në supermarkete, furra buke, apo farmaci. Duke u kthyer në një rrezik të shtuar për këdo që kërkonte të bënte blerje. Tashmë me regjimin e ri të lejes, kërkohet që flukse të tilla të…

Read More

Dy raste të reja të dyshuara për COVID 19 në Pogradec janë dërguar për analiza në Tiranë. Bëhet fjalë për dy vajza të reja, 22 dhe 23-vjeçe, të cilave u janë marrë tamponët për analiza. Njëra është nga Pogradeci, tjetra nga një fshat i Pogradecit. Burimet bëjnë me dije se 23 vjeçarja është studente në Tiranë ndërsa tjetra ka pasur kontakte me njerëz por nuk bëhet me dije më shumë. Pritet rezultati i testeve me tampon për të parë nëse janë apo jo të infektuara nga koronavirusi.

Read More

Trajneri italian Xhani De Biazi, i cili udhëhoqi kombëtaren shqiptare drejt “Francë 2016”, ka vlerësuar gjestin e krueministrit Edi Rama për të çuar disa mjekë dhe infermjerë në Itali pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ndan forografinë e shefit të qeverisë me stafin mjekësor duke e shoqëruar me dixhiturën: ““Italia është shtëpia jonë🇦🇱🇮🇹 sot jemi të gjithë italianë” Grazie Albania!!”, shkruan ai.

Read More

Ditën e sotme numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë arriti në 212 persona. Ilustrim i situatës në Shqipëri së përhapjes së COVID 19 në Shqipëri: Pozitivë gjithsej: 212 raste gjithsej. 28 mars- 15 raste. Të shëruar gjithsej: 40 raste gjithsej. (18,9 %). 28 mars- 7 të shëruar. Vdekur gjithsej: 10 raste gjithsej. (4,7 %) 28 mars- 1 vdekje. Pozitivë aktivë: 162 raste. Deri në 28 mars 2020 në Shqipëri janë evidentuar 212 raste me COVID 19 nga të cilët 34 vetë (17 %) janë punonjës të shëndetësisë. Ditën e djeshme, 28 mars, janë 15 raste të reja.…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shkruan në “Facebook” se mbërritja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të luftuar koronavirusin ka zënë sot faqet kryesore të medieve fqinje dhe ka shkaktuar entuziazëm në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane. Sipas ministres Spiropali, “Italianët na janë gjendur si askush tjetër në kohët më të vështira, kur shqiptarët kërkonin strehë larg pushtimit, poshtërimit apo varfërisë, por edhe sot kur duam t’i bashkohemi institucionalisht Evropës së bashkuar”. Për këtë arsye, shton më tej ministrja, “ne nuk i harrojmë, do t’ju gjendemi miqve tanë sot në këtë ditë…

Read More

“Ne nuk jemi një vend i pasur por nuk harrojmë vëllezërit italianë që na ndihmuan dhe na pritën”. Është një fjalim që do të mbetet i gdhendur në histori, të paktën në marrëdhëniet midis dy popujve, ai i Edi Ramës, Kryeministri i Shqipërisë, i mbajtur dje në Facebook, përpara 30 punonjësve shëndetësorë, mjekë dhe infermierë, duke u nisur për në Itali nga kryeqyteti. Një shembull solidariteti midis popujve dhe kombeve, si dhe një mësim i bujarisë së madhe për një komb të vogël, jo shumë të pasur, por krenar si Shqipëria, e cila nuk harron të kaluarën dhe lidhjen e…

Read More

Ish-zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini ka telefonuar sot kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar për ndihmën konkrete, e solidaritetin e treguar në dërgimin e ekipit mjekësor shqiptar në ndihmë të emergjencës së koronavirusti në Itali. Ai i premtoi Ramës se do ta takojë sapo të mbarojë situata. “Faleminderit popullit shqiptar e qeverisë së tij. Me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë shfaqën një zemërgjerësi e sensibilitet që nuk do ta harrojmë” ka thënë Matteo Salvini. “Sapo të mbaroj emergjenca do të shkoj në Shqipëri të takoj Edi Ramën e popullin e tij.”

Read More

Një lëkundje e lehtë sizmike është ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë. Sipas EMSC lëkundja sizmike ka rënë në deti Adriatik dhe ka qenë me një magnitudë 3.2. Sipas të dhënave në EMSC epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 33 km në veri të Durrësit. Nuk raportohet për asnjë dëm nga kjo lëkundje që kishte një thellësi prej 15 km në detin Adriatik. Kujtojmë se ekspertët kanë shpjeguar se pas lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit do të vijojnë për disa muaj dhe nuk ka vend për panik.

Read More

Dashi Është një moment me ngarkesë të madhe stresi, për shkak të shumë angazhimeve në punë, të cilat kërkojnë më shumë energji fizike dhe mendore. Fatmirësisht do arrini që të përballni çdo gjë me diplomaci dhe qetësi. Demi Ditët në vijim do të përqendrohen vetëm në dashuri, ku mund të jeni të tensionuar për shkak të raportit në çift. Nuk përjashtohet mundësia që të përballeni edhe me ndonjë moment dramatik. Binjakët Do të shijoni një ndikim mjaft pozitiv të yjeve. Ditët në vijim janë mjaft interesante, pasi keni mundësi që të çoni përpara projekte të reja dhe më stimuluese në…

Read More

Këto janë pamjet e Milanos me dron. Një prej metropoleve më të zhvilluar dhe të vizituar në botë, tashmë është bosh. “I mbyllur, por i ndriçuar nga dielli”, shkruajnë mediat italiane teksa publikojnë këto pamje nga disa nga pikat më të vizituara në këtë qytet. Dyqanet më me zë në botë, lokalet, restorantet e njohura kanë ulur qepenat për t’u mbrojtur nga virusi i cili gjunjëzoi botën. “Milano u shkatërrua pas luftës, por u rindërtua dhe u bë një qytet i bukur, ndoshta më i bukuri në Itali, duke gjeneruar burime të mëdha të të ardhurave”, thonë mediat, duke shprehur…

Read More

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri në një postim në faqen zyrtare e vlerëson javën që u mbyll si të vështirë, por thekson se lajmi i mirë është fakti që po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. “Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Read More