Edhe pse u mendua se rikosntruksioni i godinës së njohur si ish-Lidhja e Shkrimtarëve për të shërbyen për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) do të shpëtonte godinën e bukur që gjendet në fillim të rrugës së Kavajës, godina ka filluar të degradojë sërish. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se shqetësim në këtë godinë është bërë jo vetëm nevoja për dezinfektimin për të parandaluar përhapjen e COVID-19, por edhe për dezinfektimin e saj prej minjve të shumtë. Ata janë bërë tepër problematik aq sa ky shqetësim është ngritur edhe nga Garda e Republikës e cila ruan jo vetëj anëtarët…
Author: tirana
PD dhe mediat pranë saj, kanë sulmuar dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, nga ana e Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Gjest ky, që është vlerësuar shumë nga italianët dhe mediat e vendit fqinj. Por, dhe nga PD ka ndryshime. Ish-deputeti Eduard Selami shkruan se Rama ka vend për t’u kritikuar, por gjesti i tij na nderon të gjithëve. “Vendimet e Ramës kanë vend për kritika të merituara, por dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është akt mirënjohjeje që na nderon të gjithëve 🇦🇱🤝🇮🇹”, shprehet Selami.
Në një lidhje për Abc News nga Novara e Italisë, mjeku shqiptar Taned Demaj foli për situatën që po kalon vendi fqinj nga Covid-19. Demaj është mjek urgjence, i cili shkon dhe merr pacientët e sëmurë në banesa. Për këtë ai tregoi edhe anën më të trishtë të kësaj historie. Demaj tha se shumë prej pacientëve që ata marrin me auto-ambulancë nuk kthehen më në shtëpi, pasi koronavirusi u merr jetën. Kjo sëmundje i detyron shumë njerëz të vdesin të vetëm në spitale, ndërkohë siç thotë mjeku, tashmë njerëzit janë koshientë dhe përshëndeten me familjarët e tyre sikur të ishte…
Në bashkinë Mat vijon edhe sot në fundjavë shpërndarja e ndihmave ku përfituan sot përfituan dhe 77 familje të tjera, ndonëse deri më tani janë ndarë 1 083 pako ushqimore për familje në nevoja. Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj tha për ATSH-në, se deri janë shpërndarë pako ushqimore për 1 083 familje në nevojë. “Ne lista kemi 2361 familje/ individë që janë identifikuar për ndihma, ku deri tani kemi shpërndarë 1 083 familje/individë por kemi dhe një numër prej 336 familje/individë (që nuk janë pjesë e kategorive të përcaktuara sipas VKM) që i janë shtuar listës së pari pasi…
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 10779, që do të thotë janë 756 viktima në 24 orët e fundit. Nga dita e djeshme kemi një ulje të ndjeshme të viktimave me 213, por numri është sërish i lartë. Rastet janë shtuar me 3815 duke e çuar në 73880 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 13030 ku ditën e sotme janë shëruar 646 dhe 3732 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka…
Dy persona janë vendosur në pranga me akuzën e vjedhjes së disa banesave madje edhe në ditët që vendi ka qenë në karantinë nga koronavirusi. Dy të arrestuarit, që kanë qenë shpallur në këkim janë; Elis Leçini 28 vjeç dhe Klodjan Kaçaj 41 vjeç. Policia njofton se ka zbardhur 12 raste të vjedhjes së banesave me thyerje e dhunë nga këta persona. 28 vjeçari sipas policisë është autor i vjedhjes së 5 banesave me dhunë në fshatin Rrakull. Një muaj më parë u arrestua edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve, K. L. 34 vjeç. Po gjatë operacionit, u kap edhe…
Me rënien e pandemisë, qeveria shqiptare u detyrua të mbyllë kufijtë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Si pasojë, shqiptarë të shumtë mbetën jashtë atdheut. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë, informon të gjithë personat e prekur nga lajmi që ka qarkulluar në mediat shqiptare, për 23 shtetasit shqiptarë që janë braktisur në Varshavë, që prej dy ditësh nga punëdhënësi dhe se janë duke qëndruar në stacionin e trenit në Varshavë, se qytetarët janë në dhomat e tyre të hotelit në Zielona Góra. Pas njoftimit nga një prej këtyre qytetarëve, më 28 mars 2020 (ora 16.33), në numrin…
Konfirmohen edhe dy raste të reja me SARS-CoV-2 në Durrës. Dy të infektuarit janë burra të moshës 71 dhe 77 vjeç. Të dyja rastet janë të shkëputur nga njëri tjetri dhe pa histori udhëtimi. Sipas burimeve spitalore, njëri nga rastet, 71-vjeçari, ka dhe nusen edhe djalin me temperaturë të lartë. Djali i tij punon në një call center. Ndërkaq nuk dihet burimi i infektimit as për rastin tjetër. Këto raste e çojnë në 14 numrin e personave të prekur nga koronavirusi në Durrës.
Studiuesit në katër vende së shpejti do të fillojnë një provë klinike ndaj koronavirusit të ri. Ata do të testojnë nëse një vaksinë shekullore kundër tuberkulozit (TB), një sëmundje bakteriale, mund të rigjallërojë sistemin imunitar të njeriut duke lejuar që ajo të luftojë më mirë virusin që shkakton sëmundjen koronavirus dhe, ndoshta, të parandalojë infeksionin. Studimet do të bëhen në mjekë dhe infermierë, të cilët kanë më shumë rrezik të infektohen nga sëmundja e frymëmarrjes sesa popullata e përgjithshme, dhe te të moshuarit, të cilët janë në rrezik më të madh të sëmundjes serioze nëse infektohen. Një ekip në Hollandë…
Që kur shpërtheu epidemia e re e koronavirusit (e cila më vonë u bë një pandemi), epidemiologët dhe virologët kanë punuar ditë e natë për të studiuar plotësisht një patogjen të panjohur. Pengesa më e madhe është kjo: Covid-19 është një virus për të cilin ne nuk dimë praktikisht asgjë. Ekspertët bëjnë supozime dhe mbështeten në ato që po ndodhin këto ditë në repartet spitalore në të gjithë botën. Sigurisht, kemi mësuar diçka, por nocionet e grumbulluara deri më tani nuk janë të mjaftueshme për të mundur të mposhtim një armik më të vështirë sesa pritej. Ne e dimë, për…
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shprehet se 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Itali për të ndihmuar popullin fqinj në luftën kundër koronavirusit janë krenaria jonë, shembulli dhe virtyti. “Ju jeni ajo traditë e bukur, që gjithmonë vetëm e kemi thënë me fjalë, ndërsa sot është konkrete, e prekshme reale; tradita e bukur e shqiptarit, ajo e ndihmës së personave në nevojë. Ju betohem se ishte e njëjta skenë, ndjesi, emocion si atë ditë te këneta në Durrës, kur pashë ekipet e shpëtimit të Italisë në periudhën e tërmetit. Është e njëjta skenë para avionit, kur ekipet mjeksore italiane…
Komuniteti rom në qytetin e Beratit jo vetëm që nuk ka respektuar karantinën për të qëndruar në shtëpi të izoluar për shkak të masave kundër koronavirusit, por madje janë zënë mes njëri tjetrit me sende të forta, tuba hekuri dhe gurë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Uznovë pranë lumit Osum. Edhe pse në varfëri një grup anëtarësh të këtij komuniteti nuk qëndrojnë të izoluar, duke dalë nga shtëpia, ndërsa disa prej tyre ulen në tokat pranë shtëpive madje në ndonjë rast nuk mungon as rakia dhe më pas konfliktohen me njëri tjetrin. Pas ngjarjes së sotme, menjëherë pas…