Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunuan të moshuarin në Kavajë, bënë kërdinë edhe gjatë koronavirusit, arrestohen hajdutët e 12 vjedhjeve

18:18 / March 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabitje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona janë vendosur në pranga me akuzën e vjedhjes së disa banesave madje edhe në ditët që vendi ka qenë në karantinë nga koronavirusi. Dy të arrestuarit, që kanë qenë shpallur në këkim janë; Elis Leçini 28 vjeç dhe Klodjan Kaçaj 41 vjeç. Policia njofton se ka zbardhur 12 raste të vjedhjes së banesave me thyerje e dhunë nga këta persona. 28 vjeçari sipas policisë është autor i vjedhjes së 5 banesave me dhunë në fshatin Rrakull. Një muaj më parë u arrestua edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve, K. L. 34 vjeç.

Po gjatë operacionit, u kap edhe 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje. Dy të rinjtë, 34 vjeçari dhe 28-vjeçari në datë 21 shkurt në lagjen nr. 4 Kavajë tentuan të vjedhin me dhunë duke goditur me sende të forta në kokë të moshuarin Xh. L., 81 vjeç. Një ditë pas ngjarjes u arrestua 34-vjeçari, ndërsa sot 28-vjeçari. Por nga hetimet është zbuluar se këta dy persona janë autorë edhe të katër rasteve të tjera të vjedhjes me thyerje, konkretisht:

Më datë 03.03.2020 kanë vjedhur banesën e shtetasit S. Xh.
Më datë 04.03.2020, gjatë natës, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin në godinën e një firme private
Më datë 08.03.2020, ora 02:00, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit N. D. banues në Rrogozhinë
Më datë 19.03.2020, në lagjjen nr. 5, Kavajë, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit L. K.

Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K. 41 vjeç, banues po në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi tentoi të vjedhë me thyerje në banesën e M. Rr., në fshatin Rrakull, Kavajë. Nga veprimet hetimore u bë e mundur zbardhja edhe e 7 rasteve të tjera të vjedhjes së banesave të dyshuara se janë kryer nga ky person:

Më datë 09.02.2020, gjatë orëve të natës kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit I. U., banues në Kavajë;
Më datë 23.02.2020, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. K., banues në Kavajë;
Më datë 29.02.2020, gjatë natës është vjedhur pa thyerje, banesa e shtetasit Q. D., banues në Kavajë; Më datë 03.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. Ç., banues në fshatin Vorrozen; Më datë 09.03.2020 kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit K. J.;
Më datë 11.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit Z. L.;
Më datë 14.03.2020, gjatë natës, në fshatin Synej, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. M.

Gjate operacionit janë gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura në këto banesa.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

17:59 / August 20, 2026

“Bilanc lufte” te Trauma: Çdo ditë, 250 persona përfundojnë spital

16:19 / August 20, 2026

Plagoset 45-vjeçari në Delvinë, dyshohet se u godit me sëpatë

14:02 / August 20, 2026

Shpërndanin drogë në Mykonos, në pranga dy shqiptarë. Sekuestrohen mbi 65 mijë euro

11:54 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.