Author: tirana

Ish deputetja e Partisë Demokratike Fatbardha Kadiu ka patur një përplasje me Drejtoreshën e Spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani pas akuzave se ky institucion ka fshehur rastin e një pacienti të infektuar me koronavirus. “Nje tjetër rast i shtruar me koronavirus ne spitalin e Durresit e nuk tregojnë. Mostra”, shkruante Kadiu. Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtoreshës së spitalit Durrës. Jani përmes një postimi në rrjetet sociale e indinjuar nga fjalori i përdorur nga ish-deputetja kundrejt bluzave të bardha shprehet se: “Po zor nuk te vjen Fatbardha, se nuk e meriton fjalen zonje, kur na shan…

Read More

Përmes një postimi në Facebook nga Italia, ka folur njëri nga infermjerët që ditën e djeshme u nis drejt Italisë për ti ardhur në ndihmë stafit mjekësor atje në luftën përballë koronavirusit. Korab Gjana tha se ditën e parë ju është komunikuar gjendja dhe mënyra se si punohet, ndërsa nga dita e nesërme do të jenë në krah të kolegëve italianë. Ai më tej pohoi se ka pafund ambulanca dhe avionë që vijnë me pacientë të infektuar, ndërsa stafi i mjekëve dhe infermjerëve shqiptarë ndodhen në spitalin civil të Brescias. “Pacientët janë të panumërt, vijnë pa fund helikopterë dhe ambulanca,…

Read More

Mediat e huaja e kanë pasur të pamundur të kontaktonin deri tani me shkencëtarët kinezë që nga koha kur shpërtheu sëmundja e koronavirusit në këtë vend. Shumë prej tyre kanë qenë të mbingarkuar duke u përpjekur për të kuptuar epideminë dhe për ta luftuar atë, ndaj përgjigjet ndaj kërkesave të mediave, veçanërisht nga gazetarët jashtë Kinës, nuk ka qenë një prioritet për ta. Revista “Shkenca” (sciencemag.org) është përpjekur të intervistojë George Gao, drejtorin e përgjithshëm të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), për 2 muaj por vetëm e javën e kaluar ai u përgjigj. Gao mbikëqyr 2000…

Read More

Koronavirusi i ri po bën kërdinë në ekonominë e vendeve të pasura. Por shpesh harrohet me shpejtësi dëmi që ai mund të shkaktojë në vendet e varfra, i cili mund të jetë shumë më i keq. Që prej 28 marsit, Afrika ka raportuar 28,000 infeksione gjer tani ndërsa India veçse 650. Por virusi duket se është përhapur në çdo vend. E ndërkohë nuk ka vaksinë e as kurë. Sipas një përllogaritjeje të bërë nga The Economist mendohet se midis 25% dhe 80% e popullsisë në botë mund të infektohet. Sigurisht nga këta 4.4% do të sëmuren rëndshëm dhe një e treta…

Read More

Modele, moderatore, balerinë por së fundmi do të zbulojmë një tjetër “talent” të Alesia Bamit, futbollin. Gjerësisht në rrjete sociale ka nisur një sfidë me “letra higjenike” dhe me anë të saj të bësh palexho.Mirëpo, duket sikur dhe Alesia Bami nuk i ka “shpëtuar” kësaj sifde. Nën shoqërimin e muzikës, bukuroshja brune arrinë të bëj disa palexho me këmbë. Por klasi i saj arrin kulmin teksa bën dhe disa veprime akrobatike me ndihmën e “gjoksit”. A ka ndonjë konkurrent për Alesian? Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme

Read More

Teksa koronavirusi po merr mijëra jetë çdo ditë që kalon, edhe ngjarje të tjera të dhimbshme vazhdojnë të ndodhin nëpër botë.Kështu ditën e sotme një avion mjekësor shpërtheu në ajër duke i marrë jetën 8 personave që ndodheshin në bord. Avioni u nis nga Marina, Philipine dhe po drejtohej për në Japoni kur diçka shkoi keq dhe avioni u shkrumbua në ajër. Sipas mediave ndërkombëtare, udhëtimi ishte urgjent dhe avioni po përdorej nga stafi mjekësor në luftën kundër koronavirusit.

Read More

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është bashkuar sot me vajzat e saj, pas 14 ditësh qendrim në karantinë. Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet se 2 javë pritën në ankth mos shfaqin shenja, por fatmirësisht janë mirë. Aurela deklaron se nuk po duronte dot pa përqafuar vajzat, por më në fund janë bashkë. Kujtojmë që këngëtarja u vetëkarantinua, pasi 14 ditë më parë u kthye nga SHBA. Postimi i plotë: Më në fund ,bashkë. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin) . Zemra ime e dinte si po duronte pa mundur ti…

Read More

Gjesti i Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi është përshëndetur nga personazhe të shumtë në vendin fqinj, qofshin ata politikanë, por edhe nga fusha të ndryshme. Së fundi ka qenë edhe nipi i familjes Agnelli, Lapo Elkann, i cili ka folur me superlativa për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa në postimin e tij në rrjetet sociale, ka gjetur edhe foto të numrit një të qeverisë, me xhupin e Juventusit veshur. “Duke parë xhupin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, tani e kam më të qartë pse Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh”,…

Read More

Në Shtetet e Bashkuara laboratorët po nxitojnë të prodhojnë teste gjaku për të identifikuar ata persona që janë shëruar nga koronavirusi. Studiuesit thonë se personat që cilët kanë fituar imunitet ndaj sëmundjes, mund të jenë ndër të parët që mund t’i kthehen jetës normale. Aktualisht nuk dihet numri i saktë i njerzve që kanë arritur ta mposhtin virusin. Gjithashtu është e paqartë se për sa kohë një person mund të jetë imun ndaj COVID-19. Një metodë e re e testimit te gjakut mundëson zbulimin e atyre personave që kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit një zhvillim që vjen ndërsa ekspertët në…

Read More

Pino Di Gioia, një prej zjarrfikësve italianë që dha kontributin e tij gjatë tërmetit të 26 nëntorit ka falenderuar gjestin fisnik të shqiptarëve me ardhjen e stafit mjekësor në ndihmë të të prekurve me COVID-19. Ai theksoi mikëpritej që I bëri vendi ynë gjatë asaj fatkeqësie. Gjithashtu shtoi se jemi mes vendeve të solidarizuara, ndryshe nga vendet që e braktisën Italinë gjatë kësaj lufte të ashpër kundër koronavirusit. Postimi i tij i plotë: Kjo është vetëm për t’ju kujtuar, pasi u mirëpritëm kur mbërritëm në Shqipëri nga autoritetet në rastin e tërmetit të fundit, iu dha njohja secilit prej nesh që ndërhyri dhe mikpritja…

Read More

Mbyllja e hoteleve dhe e moteleve në kryeqytet ka bërë që qytetarët të gjejnë zgjidhje alternative. Sikurse mund të shihni edhe këtë video, një çift duket në momente intime në natyrë, ndërsa shumë pranë duket edhe qyteti. Situata të cilla kanë vënë jo pak në vështirë edhe kalimtarët e tjerë të cilët të shoqëruar edhe më fëmijë janë përballur me këto pamje.

Read More

Modeli shqiptar Rolando Lekaj, i cili prej vitesh jeton në Kinë, bashkë me bashkëshorten e tij miliardere kanë vendosur të dërgojnë 200.000 maska mbrojtëse për doktorët shqiptarë, që po luftojnë kundër koronavirusit. Lajmin e ka dhënë vetë Lekaj, i cili shprehet se po e bënë këtë gjest për Shqipërinë që e do kaq shumë. Në fund modeli i bën thirrje shqiptarëve, të qendrojnë në shtëpi, pasi është një ndihmë shumë e madhe në këto ditë. Kujtojmë që Rolando Lekaj ka lidhur kurorë prej dy vitesh me biznesmenen shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka dhe një djalë.…

Read More