Author: tirana

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë parë në rrugët e Funchal, duke nxjerr shëtitje fëmijët e tyre, imazhe që në dukje nuk kanë asgjë të keqe, por ky nuk është momenti i duhur për ta bërë diçka të tillë, në një kohë kur e gjithë bota është në emergjencë si pasojë e Covid-19. Sulmuesi i Juventuesit e ka përfunduar prej kohësh karantinën e detyruar, fill pasi shoku i tij Daniele Rugani rezultoi pozitiv, por sërish këto pamje kanë sjellë polemika të shumta në Portugali. Qeveria portugeze ka nxjerr një dekret që kufizon lëvizjet e njerëzve nga 22 marsi deri më…

Read More

Ndërsa me përparimin e pandemisë, vendet europiane po vazhdojnë të zgjasin afatet e izolimit dhe bllokimit në garë për të frenuar infeksionin e Covid-19, Suedia duket e vendosur që të shkojë në mënyrën e saj në administrimin e epidemisë. Qasja e miratuar është rrënjësisht e ndryshme: në kryeqytetin Stokholm ende mund të shihen njerëz që ecin në grupe, duke shijuar këtë pjesë të parë të pranverës. E drejtë apo e gabuar, koha do ta tregojë për vendimin e qeverisë së Stefan Löfven, i cili ka shmangur bllokimin total siç bënë fqinjët e saj Norvegjia dhe Danimarka, duke zgjedhur në vend…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aktualisht numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus në botë. Një muaj pasi u regjistrua rasti i parë në Nju Jork, numri i viktimave në këtë shtet amerikan ka shkuar në 1000. Vetëm në Nju Jork, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 237 persona, shkruajnë mediat e huaja.Guvernatori i Nju Jorkut Andre Cuomo ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes, që koronavirusi të mos përhapet më tutje. Rasti i parë me Covid-19 është shënuar më datë 1 mars nga një punonjës i kujdesit shëndetësor, që ishte kthyer nga…

Read More

Një lajm i mirë erdhi në orët e vona nga spitali Infektiv në QSUT. Një e moshuar 80-vjecare është shëruar duke fituar betejën e saj me COVID-19. Nënë Haxhireja nga Durrësi ka dalë negative në testin e kryer pasi qëndroi për trajtim në spital. Nënë Haxhireja na jep lajmin e mirë, se pas gjithë kësaj situate të vështirë që Shqipëria dhe bota po kalon, ka shpresë. Një foto e saj pranë mjekëve të Spitalit Infektic teksa të tre bëjnë shenjën domethënëse me gisht: Ia dolëm, është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu. Numri i të…

Read More

Landet gjermane, që nga e hëna do të fillojnë të bëjnë pagesa të drejtpërdrejta për bizneset e vogla dhe individët e vetëpunësuar, që janë goditur rëndë nga kriza e koronavirusit. Landet dhe qeveria federale arritën një marrëveshje administrative për të vënë në dispozicion 50 miliardë euro ndihmë shtetërore për të punësuarit e përkohshëm dhe kategori të tjera. Marrëveshja, e konfirmuar në deklaratat e Ministrisë gjermane të Ekonomisë dhe Financave, do i lejojë qeverive rajonale akses në fond për të paguar qytetarët në nevojë.

Read More

Duke nisur nga sot, të gjithë këmbësoret nga e hëna do të duhet të marrin leje-dalje përmes portalit e-Albania, por përjashtim nga ky rregull përbëjnë ata që shkojnë në punë. Kujtojmë që këto masa janë ndërmarrë nga qeveria me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Më poshtë keni një listë me pyetet më të shpeshta dhe sqarimet në lidhje me paqartësitë që keni për rregullin e ri. Pyetjet me te shpeshta! 1. Cfarë lejesh jane këto? Këto janë leje për kembësorët, qe duhet te dalin nga shtepia per te blere: ushqime, ilaçe apo per sherbesa te tjera. 2. Si mund…

Read More

Duke e vlerësuar stilin e jetesës si një mjet të fortë të luftës anti covid, Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) nxori një udhëzues se si njerëzit duhet të ushqehen në ditët e karantinës. Njerëzit po nxitohen të bëjnë blerje të te tepërta në të gjithë Rajonin Evropian të OBSH-së. Blerjet e nisura nga paniku mund të ketë pasoja negative, të tilla si rritje të çmimeve, superfurnizime të panevojshme dhe shpërndarje e pabarabartë e produkteve. OBSH këshillon përdorimin e ulët të kripës dhe sheqerit në këtë periudhe dhe gjithashtu konsumin e rezervave që tashmë janë në shtëpi dhe që mund të prishen.…

Read More

Shefja e Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, shprehet se një lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi Ajo përsërit edhe njëherë thirrjen për të gjithë shqiptarët, dhe sidomos të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, pasi sipas saj është e tmerrshme lufta që po bëhet tek Infektivi. “Ju përshëndes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të përgatitur nga ambasada italiane në Tiranë, me një sërë mesazhesh sensibilizuese për Italinë. Por ajo që bie në sy është se në video janë përfshirë edhe mesazhet e opozitarëve, kritikë të ashpër të qeverisë së Ramës, veçanërisht të planit për menaxhimin e situatës nga pandemia e koronavirusit. Nga ish-kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha, Oriola Pampuri dhe Petrit Vasili, janë vetë disa nga politikanët opozitarë, mesazhet e të cilëve janë përfshirë në videon 1 minutë e 30 sekonda që mbyllet me mesazhin “Faleminderit Shqipëri”.

Read More

Një infermier 38-vjeçar nga Manhattan-i ka ndarë një foto të dhimbshme me qëllimin që të tregojë sesa serioze është situata e krijuar nga koronavirusi. Infermierit i kishin mbetur vetëm disa orë nga turni i tij të dielën kur vuri re jashtë dërtesës kamionët-frigoriferë të cilët janë vendosur si morgje të përkohshëm. Brenda kamionit ndodheshin trupat e personave që kishin ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Ai eci drejt kamionit, e hapi dyert dhe shkrepi një foto. Infermieri shpjegon: “E shkrepa që t’ua tregoj njerëzve. Ky është realiteti i kobshëm me të cilin ne përballemi dhe në…

Read More

Nga Enver Robelli Ministri i Financave i landit të Hessenit në Gjermani ka bërë vetëvrasje. Kufoma e tij është gjetur në një linjë hekurudhore. Mediat po supozojnë se politikani Thomas Schäfer ka bërë vetëvrasje nga tronditja se nuk do të mund të plotësojë të gjitha pritjet që populli mund të ketë në kohën e koronavirusit. Kryeministri i Hessenit Volker Bouffier tha: “Ma merr mendja se këto shqetësime e kanë shkatërruar”. Thomas Schäfer ishte politikan i përzemërt. Doktor i drejtësisë. Në kohë të lirë i pëlqente të ziente ushqime të ndryshme. Një gazete gjermane ai i tha: “E kam sqaruar raportin…

Read More