Duke folur për news24, analisti Fatos Lubonja kritikoi masat e marra kundër koronavirusit, duke u shprehur se ato privojnë lirinë. I pyetur nëse ai vetë ka dalë me leje sot, Lubonja tha: “Unë jam në një moshë që hyj te pensionistët sipas Ramës. Pra nuk më lejohet fare”. Duke komentuar situatën, Lubonja tha se qeveria u ka hequr lirinë njerëzve. “Ne po jetojmë si kafshë. Po jetojmë sa për të jetuar” – tha analisti në News24. Ai shtoi se mesazhet që përcjell Rama janë të mbushura me ankth, ndryshe nga fjalimet e Metës që sipas Lubonjës, është më i qetë.
Author: tirana
227 568 abonentë përfitojnë nga masa lehtësuese e qeverisë për të falur kamatëvonesat për konsumatorët e energjisë elektrike. Nga këto përfitues 205,228 janë familjarë dhe 22,340 konsumator biznes. Shuma totale e falur e kamatëvonesave arrin në 15,8 miliard lek ose mbi 135 milion USD. OSHEE njofton se janë ndarë në dy kategori përfituesit, ku në kategorinë e parë bëjnë pjesë 90 mijë e 194 abonentë, prej të cilëve 88 mijë e 518 janë familjarë dhe pjesa tjetër subjekte biznesi, që aktualisht kanë një aktmarrëveshje me OSHEE për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara, krahas pagesës së faturës mujore. Këta…
Këngëtarja Eneda Tarifa po e feston ditëlindjen në karantinë ndryshe nga çdo herë tjetër. Megjithëse e izoluar kjo për këngëtaren ka qenë një ditë e bukur dhe të parët që e kanë uruar kanë qenë familjarët e saj e ndërsa ka vijuar më pas me surprizën e miqve të cilët i kanë dërguar lule në banesë. “Për mua është një ditë e bukur. Mami në orën 12;00 më bëri një kek me arra dhe me fruta të thata si qëmoti. Sot në mëngjes u zgjova me qindra mesazhe, të afërm, kolegë. Ka qenë një video nga miqtë një nga dhuratat…
Xhani De Biazi, i cili tashmë është është një shqiptaro-italian pasi në fund të aventurës së tij me ekipin tonë përfaqësues, ka folur për të përditshmen torineze “TuttoSport”, duke u ndalur te gjesti i fundit i qeverisë shqiptare, që dërgoi në Breshia 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar sado pak në emergjëncën e koronavirusit. “Me shqiptarët kemi dhënë reciprokisht diçka. U ndjeva menjëherë pjesë e atij populli, aq sa në vitin 2017 u bëra njëri prej tyre pasi mora nënshtetësinë. Vite më parë ne u dhamë atyre një mundësi, sot janë ata që po na e japin një të…
Mjeku Chike Emeagi në Britani tha se ekziston mundësia që koronavirusi të mbijetojë në sipërfaqen e sheshtë të kartave të kreditit apo debiti. Ai shpjegoi se mikrobet mund të fshihen në cepat e orës së dorës, unazave, kartave të kreditit dhe kartëmonedhave, dhe rekomandon dezinfektimin e kartave dhe bizhuterive një herë në javë. Mjeku sugjeroi përdorimin e pecetave dezinfektuese për të pastruar kartat, dhe ujë të ngrohtë me sapun për stolitë.
Gjatë këtyre ditëvë në vetëizolim, vajzat shqiptare na kanë treguar aftësitë e tyre në gatim duke na mësuar edhe receta të reja. Postimet me pjata të shijshme gatimesh kanë qenë të shumta në Instagram. Mirëpo vajzat nuk janë të vetmet që dinë të gatuajnë mirë pasi këto ditë aftësitë e tyre i kanë shfaqur edhe djemtë. Patrisi është një ndër djemtë që e ndihmon bashkëshorten e tij Tunën në kuzhinë. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja e cila në një postim u shpreh se pasi gjeti një recetë gatimi në internet, i kërkoi Patrisit ta përgatiste. Po ashtu edhe Eduarti…
Një histori rrëqethëse vjen nga Irlanda e Veriut, për shkak të koronavirusit. Një çift i martuar prej plot 53 vitesh kanë ndërruar jetë brenda disa orësh nga njëri-tjetri, pasi ishin prekur nga COVID-19. Christopher Vallely, 79 vjeç dhe gruaja e tij Isobel, 77 vjeç, humbën jetën gjatë fundjavës në të njëjtën dhomë në spitalin “Mater” në Belfast. Christopher u shtrua në spital dhe u vendos në izolim 10 ditë më parë pasi shfaqi simptoma. Isobel u shtrua në spital të enjten e kaluar dhe vdiq të shtunën në mbrëmje, një ditë pas përvjetorit të dasmës së tyre. Christopher u zhvendos…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë thirrjen për qeverinë që të veprojë sa më parë dhe të mbyllë fasoneritë dhe call center, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Në një reagim për “Vizion Plus”, Basha deklaroi se masat e qeverisë janë për t’u përshëndetur, por shtoi se duhet të vijohet më tej. Sipas kreut demokrat, pjesa më e madhe e popullsisë nuk ka mundësi të sigurojë nevojat e përditshme bazike, siç mund të jenë ushqimi apo trajtimi i shtresave në nevojë. “Prej ditës së parë kemi kërkuar marrjen e masave sa më të shpejta…
Deputeti Adriatik Alimadhi është tashmë i konfirmuar si i prekur me COVID-19 dhe po merr trajtimin mjekësor pranë organeve shëndetësore. Por krahas kësaj, ai është shkarkuar edhe si kryetar i grupit parlamentar të “Partive të Djathta”. Ky grupim deputetësh ka ndryshuar emrin duke u quajtur “Demokraci dhe Drejtësi” dhe në krye është vendosur deputeti Edmond Stojku. Në përbërje të grupit të ri janë edhe ish-deputet të ish-grupit parlamentar të Adriatik Alimadhit, si Koçi Tahiri, Ramazan Gjuzi, Ervis Meço, Kostaq Papa etj. Deputeti Stojku e nisi punën e tij si kryesues grupi ditën e premte ku ishte i pranishëm edhe në…
Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka rritur interesimin e qytetarëve shqiptarë për të kryer testin. Duke përfituar nga ky rast, spitalet private, por edhe disa laboratorë në vend po “rrjepin” qytetarët shqiptarë, duke ofruar në mënyrë të paligjshme analizën e koronavirusit. Ligjërisht, kjo lloj analize mund të kryhet vetëm nga strukturat shëndetësore shtetërore, më konkretisht nga Instituti i Shëndetit Publik. Asnjë laborator tjetër në Shqipëri, apo spital privat nuk e ka licencën dhe mundësinë për te zbuluar te infektuarit nga koronavirusi. Shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini u shpreh mëngjesin e sotëm se të gjitha mostrat që merren nga personat që…
Superemodelja, Emily Ratajkowski, di gjithmonë se si të kthejë sytë nga vetja. Madje edhe se si të qetësojë fansat e saj në një kohë kur ata janë të stresuar dhe frikësuar nga koronavirusi. 28-vjeçarja ka “ngritur temperaturat” me një foto nudo, duke i “çmendur” kështu fansat e saj. Ndërsa qëndroi e izoluar para shtëpisë, Emily vendosi të bëjë disa foto të nxehta dhe i ndau me ndjekësit e saj. Modelja pozoi pas perdes transparente të shtëpisë duke mbuluar gjoksin e saj me duar ndërsa dielli reflektonte pas shpinës së saj. Ratajkowski është e njohur për imazhet e saj ‘hot’ në…
Karantina nuk i ka ndaluar aspak artistët shqiptarë që të publikojnë këngë, përkundrazi i ka dhënë një arsye më shumë, në mënyrë që njerëzit të kenë çfarë të dëgjojnë, të kërcejnë dhe këndojnë gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi. Nuk mund të themi me siguri se publiku i ka pëlqyer të gjitha, megjithatë nga komentet, shikimet në Youtube dhe postimet në rrjetet sociale, ky izolim ka qenë një përiudhë e suksesshme për këngëtarët. Nisur nga këngët e albumit të ri të Ledrit dhe të Noizyt, kënga e dashurisë e Venerës dhe Lindit e deri tek rikthimi i Era Istrefit dhe…