Author: tirana

Korab Gjana është një nga 20 infermierët, që ka shkuar në Itali për të luftuar koronavirusin.Në një lidhje direke për ABC News, ai ka deklaruar se grupi shqiptarë do të punojnë javën e parë në orarin 07:00- 15:00. Gjana ka treguar se ndonëse disa infermierë nuk e dinë mirë gjuhën italiane, kjo nuk do t’i pengojë të kryejnë punën. ‘Mjekët italianë si fillim u prezantuan dhe na thanë si do procedohet, nesër do të marrim më shumë detaje. Nga ora 7 deri në 3, do të jemi të gjithë paradite javën e parë. Si përcjellja edhe pritja ishin mbresëlënëse, na…

Read More

Falënderimi i Sharon Stone ndaj shqiptarëve e ka gëzuar Angela Martinin. Së fundmi një numër i mjekëve e infermierëve shqiptarë janë nisur drejt Italisë për t’iu ndihmuar. Në Itali po humbin shumë njerëz si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Hapi që kanë ndërmarrë mjekë e infermierët shqiptarë e ka falenderuar ylli botëror Sharon Stone. Këtë ajo e bëri nëpërmjet një Instastory të cilin e ka vlerësuar edhe modelja shqiptare Angela Martini.

Read More

Mjeku Petrit Vargu kundërshton paralajmërimin e qeverisë se piku do të arrihet javën që vjen. Sipas tij pikun do ta kemi në muajin maj. “Është më i lartë se numri i të infektuarve nga ato që deklarohen zyrtarisht. As një parashikim nuk mund të bëhet në vend me 10 teste që bëhen në Shqipëri, pra jam kundër që piku do të arrihet javën që vjen. Mendoj se me këtë karantinë të frikshme do të vijojë deri në fund të prillit. Me këto gabime që bëjmë në testime, unë mendoj se pikun do ta kemi në muajin maj. Epideminë e heqim vetëm…

Read More

sh-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka komentuar ditën e sotme aktet normative të marra nga qeveria, që sipas tij edhe pse janë të nevojshme duhet të merren sipas përcaktimeve kushtetuese. Në një reagim për media, Halimi u shpreh se një shtet ligjor është e rëndësishme që të funksionojë në bazë të ligjeve dhe institucionet duhet të kontrollojnë punën e tyre. “Është shumë e rëndësishme që shteti ligjor duhet të funksionojë dhe institucionet të kontrollojnë njëri-tjetrin siç ndodh në çdo republikë parlamentare. Reagimi im vjen në vijën e reagimeve dhe të kolegeve në Ballkanin Perëndimor lidhur me pikëpyetjen në të cilën…

Read More

Stilisti i njohur italian, Alviero Martini ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ekskluzive në emision ‘Ftesë në 5’ në ekranin e ‘Top Channel’. Martini ka shprehur gjatë kësaj lidhje falenderimet e tij personale, por dhe të gjithë popullit italian për ndihmën që dhanë shqiptarët këto ditë duke nisur atje 30 doktorë dhe infermierë, të cilët do të qëndrojnë për një muaj në Itali dhe do të paguhen nga Shqipëria. Pas këtij momenti, Alviero i ka befasuar të gjithë teleshikuesit duke treguar se si të gjithëve i thotë se është pak shqiptar. Stilisti i famshëm ka treguar se babai…

Read More

“Kurrë nuk duhet ta harrojmë porosinë e tij: Mos i hidhni verës ujë! Fashizmi nuk ka vdekur! I përjetshëm kujtimi i Tij!”. Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta ndër të tjera në mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të Manolis Glezos në moshën 98-vjeçare. “Sot u nda nga jeta Heroi i Rezistencës Antifashiste të Greqisë, Manolis Glezos i cili në moshën 18-vjeçare guxoi të hiqte nga Akropolis flamurin nazist me svastika duke paralajmëruar rezistencën heroike të popullit grek. E gjithë jeta e Tij ishte përkushtim dhe sakrificë për popullin e tij kundër pushtuesve dhe kundër diktaturave. Pavarësisht vuajtjeve në burgjet…

Read More

Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu mesa duket periudhën e karantinës e ka kaluar duke refektuar lidhur me personat që e rrethojnë. Vetë ai ka postuar në Instagram një thënie nga Sandor Clegane (personazh nga ‘Game of Thrones’) lidhur me ngjashmërinë që njerëzit kanë me zjarrin. “Ja çfarë ka të veçantë zjarri. Është i qetë dhe paqësor, por përbrenda është plot fuqi dhe shkatërrim. Gjithmonë është duke fshehur diçka, ashtu siç bëjnë edhe njerëzit,”-shkruan fotoja që ka shpërndarë Gregu.

Read More

Britania njoftoi sot dy vrasjet e para prej mbylljes në karantinë, teksa një burrë në Uells u akuzua për vrasjen e gruas së tij, ndërsa një ish-ushtarak gjithashtu i mori jetën të shoqes në një sulm brutal me thikë. Vdekjet vijnë në ditën e shtatë të bllokadës së paprecedentë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, megjithse aktivistët e të drejtave kanë bërë të qartë se masa do e bëjë edhe më të vështirë për familjet që rrezikohen nga dhuna shtëpiake. Bashkëshorti 69 vjeçar Anthony Ëilliams, Brynglas, në jug të Uellsit, doli sot në gjyq për vrasjen e gruas së tij…

Read More

Pak ditë më parë, bëri xhiron e rrjetit një postim për të ashtuquajturin “Betimin e Valbonës”, ku krahas fjalëve gjendej edhe fotografia e infermieres me fytyrë të mavijosur, si pasojë e shtrëngimit të maskës mbrojtëse, e shkaktuar nga orët e stërzgjatura në vijën e parë të luftën ndaj kronavirusit. Në një lidhje me “Skype” në studion e emisionit “Shqipëria Live”, Valbona, e cila veç sfidës ndaj koronavirusit, e pret një tjetër sfidë e madhe kur kthehet në shtëpi, ajo për t’u kujdesur për vajzën e saj të sëmurë tha: “Kur jemi turni i dytë punojmë tetë orë, ndërsa në turnin…

Read More

Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë. Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pijnë mbi 4 filxhanë në ditë. Në ditë e sotme kemi vënë re të gjithë sa e rrezikshme është varësia ndaj kafesë, sa i shtyn njerëzit të dalin nga karantina për të marrë një kafe por edhe për tu ekspozuar ndaj infeksionit. Kafeja ka shumë të mira për organizmin, por nëse vuani nga ankthi, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, rrahjet e shpejta të zemrës, që në këtë situatë pandemie janë një…

Read More

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burgim Jublisa Ziviç, i cili prezantohej si zv.ambasador i Kosovës në Kroaci dhe ka përndjekur për një kohë të gjatë, duke e shantazhuar dhe me video intime një vajzë nga Lushnja të martuar, me të cilën ai kishte bashkëjetuar për gati një vit. E.J, 41-vjeçe ishte njohur me Jublisa Ziviç në qytetin e Vlorës, ku të dy së bashku kishin parë një apartament që ishte nxjerrë në shitje. E.J, punonte së bashku me motrën e saj në Lushnjë në një agjenci imobiliare, ndërsa Jublisa Ziviç kishte shfaqur interes të blinte një pasuri…

Read More