Një njeri është diagnostikuar nga një sëmundje kronike e veshkave, pasi ka marrë 12 herë më shumë vitaminë D se sasia e rekomanduar. Një njeri 54- vjeçar nga Kanada, kishte 2 vite e gjysmë, që merr një dozë të tepruar të kësaj vitamine. Mirëpo jeta e tij ndryshoi kur gjatë një pushimi veror 2 javësh, ai iu ekspozua diellit për 8 orë dhe dielli e ndihmoi vitaminën të aktivizohej. Testet e bëra treguan që niveli i kreatinës në gjak ishte duke u rritur drastikisht, gjë që tregon se veshkët janë duke pasur probleme. Më pas doktorët panë një rritje të…
Author: tirana
Sipas rasteve të reja të publikuara nga Ministria e Shëndetesise, pas testimeve të 24 orëve të fundit, harta është zgjeruar më tej në Durrës. Durrësi është qyteti tjetër me më shume raste, në total 26 te konfirmuar. Bashkë me përhapjen kemi edhe një lajm te mirë, njoftuar nga Ministria e Shendetësise. “Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52”- njoftoi zvministrja Rakacolli, sot gjate deklarates per mediat. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç…
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije sot se një pacient ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pa mundur të shpëtoje dot me gjithë trajtimin qe iu bë nga mjekët e Infektivit. Viktima e 13 qe ndërroi jete, sipas MSh është një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, i konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shendetësisë ka konfirmuar gjithashtu se në total në Infektiv janë të shtruar 77 paciente, ndërsa 8 prej pacientëve janë në terapi intensive. “Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa…
Ka shkuar në 3 numri i personelit të Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të prekur nga koronavirusi. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se pas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, fatkeqësisht mjeku tjetër i infektuar është Andi Koraqi, i cili është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT. Po ashtu me COVID rezulton dhe një përfaqësuese e Task Forcës se MSH. I pari që u prek nga virusi vdekjeprurës, brenda radhëve të këtij komuniteti ishte zoti Brataj, i cili e konfirmoi publikisht dhe lajmin në fjalë. Aktualisht numri i personave të prekur nga COVID-19, zyrtarisht është…
Edi Rama ka pushtuar italianët në 2 minuta e 20 sekonda, me një gjest nobilist. Nisma e qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjek në Itali vijon të bëj jehonë në mediat përtej Adriatikut, madje duke pushtuar faqet e para edhe në të përditshmet sportive. “TuttoSport”, vjen këtë të martë me një intervistë ekskluzive me kryeministrin shqiptar, ku sigurisht, Rama edhe një herë nuk fshehu simpatinë e tij për klubin e Juventuesit dhe për futbollin italian: “Bëj tifo për Italinë dhe Juven”, ky është titulli kryesor i Tuttosport: “Ne ndihemi pjesë e shtetit tuaj. Virusi mposhtet me metodën Sachi-t (ish-trajner…
Shkencëtarët thonë se simptomat e koronavirusit mund të dallojnë nga personi në person. “Në përgjithësi, tek viruset e frymëmarrjes, rezultati i infeksionit – pavarësisht nëse sëmureni rëndë ose merrni vetëm një ftohje të lehtë – ndonjëherë mund të përcaktohet nga sasia e virusit të futur në trupin tuaj dhe intensiteti i infeksionit”, thotë profesori Wendy Barclay, një ekspert i sëmundjeve infektive në Imperial College London, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net. Një person i infektuar në mënyrë indirekte, praktikisht duke prekur ndonjë dorezë dere përfundimisht mund të përfundojë me simptoma më të lehta se sa dikush që qëndron në kollën e…
Mjeku Tritan Kalo, me anë të një postimi në rrjetet sociale këshillon edhe njëherë që të respektohet këshillat e mjekëve në rastin e COVID-19 si edhe ka bërë thirrje që të mos përdoren antibiotikë dhe antibakterialë pasi nuk janë antiviralë. “Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shenja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojshme një konsultë mjeksore…..Vetëizolimi, distancimi social, higjiena vetjake dhe kolektive, ajrimi i mjedisit ku jetojmë, ushqimi sa më i variueshëm dhe rehidrimi i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmetimit po…
Moderatori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi i ka dëdikuar një këngë mjekur të njohur Pëllumb Piperos. Me nota humori, Ermali tregon në vargjet e këngës së tij se mjeku Pipro është një nga personazhet që ka marrë kohën më të madhe mediatike që prej shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri. Megjithatë edhe pse me humor, këngëtari i kërkon të gjithë qytetarëve që ta dëgjojnë dhe t’I ndjekin këshillat e tij. “Erdhi në Shqipëri, pacienti 0. Këtu është ai, është Pëllumb Pipero. Kur ai del që në mëngjes më ikën frika, por bëj kujdes; në karantinë duke bërë xhiro me…
Kryebashkiaku socialist i Lezhës Pjerin Ndreu ka demaskuar pak minuta më parë një person të quajtur Festim Meta, i cili sipas tij sot është shfaqur në një media dhe kërkonte ndihmë si pensionit. Ndreu shkruan se Bashkia e Lezhës nuk ndihmon asnjë “tip” si Festim Meta që nuk është as pensionit dhe as shtresë në nevojë.“Ky zoteria, Festim Meta, qe nuk eshte as pensionist, as shtrese ne nevoje, e as ne hall per asgje pa pike turpi thote qe nuk e ka ndihmu Bashkia. ! I them atij qe e ka intervistu qe e ka gjete me “shume mund”, dhe…
Shqipëria kapi rastet e para me Covid-19 më 9 mars dhe që atëherë, vendi është në shtetrrethim dhe masat e qeverisë sa vijnë dhe shtohen. Në këto ditë të zeza, mjeku Pëllumb Pipero, jep një lajm të mirë. Sipas tij deri më tani, “14,6% e mostrave kanë rezultuar pozitivë”, gjë që, sipas tij, “është një përqindje pak a shumë e njëjtë me vendet e tjera”. ”Tashmë kemi hyrë në javën e katërt. Për mendimin tim, në rast se rastet janë gjurmuar hap pas hapi, rastet e reja me shifra 11, 15 apo 13, janë trend pozitiv brenda të keqes së…
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në tiranë në orën 20:00 janë dëgjuar duartrokitje masive nga ballkonet e pallatave. Nisma shkon në mbështetje të bluzave të bardha, policisë dhe zjarrfikësve, që qëndrojnë në krye të detyrës. Duartrokitjet kanë zgjatur për disa minuta, teksa thirrja ishte bërë nga disa njësi diplomatike, por edhe media vendase.
Victoria Beckham ka lajmëruar se do të dhurojë 20% të të gjithë shitjeve të firmës së saj të modës dhe brand-it të bukurisë për njerëzit në nevojë, gjatë pandemisë së koronavirusit. Ish- anëtarja e “Spice Girls”, 45 vjeç, u detyrua të mbyllte dyqanin e saj kryesor në Londër si pasojë e izolimit, por duke qenë se porositë online vazhdojnë, bashkëshortja e David ndërmori vendimin bamirës. Në përqindjen e donaciont do përfshihen edhe të ardhurat nga linja e re e make up-it “Victoria Beckham beauty”.