Pavarësisht uljes së numrit të rasteve të reja, masat e marra nga qeveria janë shtrënguar ndjeshëm sepse autoritetet i druhen një shpërthimi të dytë pandemik. Kështu, kush nuk respekton rregullat e karantinës dhe të vetëizolimit rrezikon deri në 1 vit burg ose gjobë 8200 dollarë. Kjo sipas ligjit të ri të miratuar për emergjencat e koronavirusit që hyn në fuqi më 5 prill. Kujtojmë se Covid-19 në Korenë e Jugut shpërtheu në të njëjtën kohë më Italinë , pra dikur rreth datës 21 shkurt, por ndryshe nga fqinjë tanë, Koreja arriti ta kontrollojë virusin dhe t’i shpëtojë kolapsit. Vendi arriti…
Author: tirana
Pamje dramatike nga QSUT, në kufijtë e të pabesueshmes. Një person, që duket në moshë ka mbërritur me helikopter në gjendje tepër të rëndë, i pavetëdijshëm. Një mjeke apo një infermiere dhe një tjetër punonjës përpiqen të ulin barelën por gati bie. Pak sekonda më pas mjekja përpiqet ta rikthejë në jetë duke i pompuar zemrën e vetme. “BalkanWeb” raporton se i sëmuri nuk është i dyshuar me koronavirus dhe nuk është dërguar në Infektiv. https://www.youtube.com/watch?v=kfqSjaiLPKs&feature=emb_title
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të shfuqizojë plotësisht taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina për ta zëvendësuar atë me masat e plota të reciprocitetit tregtar dhe politik. Zyrtarët në Qeverinë e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se kjo masë bazohet në vendimin e 20 marsit, kur qeveria kishte vendosur që të lirojë nga taksa importet për lenden e parë nga Serbia. Në bazë të këtij vendimi, është thënë se Qeveria e Kosovës, më 1 prill, do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e qeverisë së kaluar të datave, 21 dhe…
Ish deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka rrëfyer se meraku i vetëm i saj në këtë periudhë është nëna, e cila është në vijën e parë të frontit në Nju Jork. “Meraku i vetëm është nëna ime që është në Nju Jork, është plotësisht në vijë të parë. Qëndroj në kontakt me të, po për të tjerat jemi shumë mirë gjithë”, tha Dua në një lidhje direkte me News 24.
E përditshmja britanike, DailyMail, raporton se Premierliga synon ta rinisë kampionatin në javën e parë të majit me ndeshje prapa dyerve të mbyllura, në mënyrë që sezoni të përfundojë para 12 korrikut dhe të shpëtohen 850 milionë euro nga kontratat për shitjen e të drejtave televizive. Sezoni 2019/20 në botën e futbollit është pezulluar përkohësisht për një kohë të pacaktuar shkaku i krizës së Covid-19, virus ky që i ka prekur mbi 550 mijë njerëz në të gjithë botën, ndërsa i ka lënë të vdekur mbi 25 mijë, transmeton Gazeta Express. Top pesë ligat e Evropës – Premierliga, La Liga,…
Ekonomia italiane do të zvogëlohet me një rekord prej 6% këtë vit si rezultat i epidemisë së koronavirusit, deklaroi sot lobi kryesor ekonomik dhe industrial i vendit, Confindustria. “Asnjëherë në historinë e republikës nuk e kemi parë veten të përballemi me një krizë shëndetësore, sociale dhe ekonomike të këtij niveli”, tha Confindustria në raportin e parashikimit të saj ekonomik. Një rënie vjetore prej 6% në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) do të ishte rënia më e madhe nga viti në vit për Italinë që nga themelimi i republikës së saj në 1946. ”Vlerësimi bazohet në supozimin se faza akute e…
Gazetarja dhe producentja e CBS-së, Maria Mercader ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Ndonëse luftoi për 20 vite me kancerin, ajo nuk mundi të mposhte dot koronavirusin dhe ndërroi jetë në një spital në New York. Gazetarja shumë e njohur kishte ndjekur disa nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, si vdekja e princeshës Diana dhe atentatet e 11 shtatorit. Që prej muajit shkurt, ajo kishte vendosur të bënte një periudhë pushim, pasi mjekët i kishin thënë se sëmundja nga e cila ajo vuante kishte përparuar. Me sa duket pas infektinit me COVID-19, gjendja e saj shëndetësore është rënduar…
Disa dyqane ishin kontrolluar nga policia dhe oficerët u thanë atyre se vezët me çokollatë nuk konsideroheshin thelbësore gjatë koronavirusit. Organi i cili përfaqëson mbi 30,000 shitës me pakicë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, fajësoi “zbatimin e tepërt” dhe keqinterpretimin e rregullave dhe këshilloi anëtarët e tij që të vazhdojnë të shesin një gamë të produkteve, raporton “Independent”. Edhe pse në fillim u është thënë që vezët e Pashkëve nuk janë thelbësore gjatë pandemisë së koronavirusit, tani u është lejuar që të shiten në supermarkete të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas udhëzimeve zyrtare të qeverisë, supermarketet, farmacitë, si dhe dyqanet…
Myzejene Jaupi, 84-vjeçarja nga Vlora, ditën e djeshme preku zemrat e gjithë shqiptarëve kur në një intervistë për gazetarët lokalë tha se kishte dalë në rrugë pasi nuk kishte ç’të hante. “Ujë me sheqer piva mbrëmë, s’më zinte gjumi”, tha nëna mes lotësh ndërsa menjëherë pas intervistës, vetë gazetarët hoqën diçka nga rroga e tyre për t’i blerë ushqime nënës. Ndërkaq, bashkia e Vlorës ka shkuar menjëherë me ushqime për gjyshen ‘e vetmuar’ dhe aty ka zbuluar se e vërteta ishte krejt tjetër. Nënë Myzejeja, ka katër fëmijë, një vajzë e ka pedagoge dhe jeton me mbesën 25-vjeçare. Për më…
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë të Italisë, Ëalter Ricciardi i ftuar në RAI 3 foli për ndërprerjen e mundshme të krizës në Apenine, raporton Vocecontrocorrente.”Viruset në histori kanë qenë gjithmonë humbës. Ne me siguri do të fitojmë, por do të jetë një luftë në llogore që do të përfundojë në qershor”, shprehet zyrtari. Ricciardi gjithashtu shprehu shqetësimin për shpërnguljen masive të popullatës: “Në krahasim me ato që kanë ndodhur ditët e fundit, me lëvizjen e njerëzve nga veriu në Italinë e jugut dhe tubimet e çmendura në vendet e…
Kompania amerikane, American Airlines ka konfirmuar se do të kërkojë mbështetje financiare nga Qeveria amerikane në vlerë 12 miliardë dollarëve, për shkak të ndikimit të koronavirusit. Punëtorëve u është thënë përmes emailit se “kjo gjë do të na lejonte të realizojmë fluturime edhe në skenarët më të këqinj të mundshëm në të ardhmen”. Aty është thënë edhe se kjo kërkesë nënkupton se “nuk do të ketë shkurtime apo zvogëlime të pagave dhe përfitimeve tjera për gjashtë muajt e ardhshëm”. Stafit të kësaj kompanie po ashtu do t’i mundësohet “pushimi vullnetar apo mundësitë për pension të parakohshëm”. Sipas të dhënave të…
Sërish ditë e zezë në Spanjë ku numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 8.189, 849 vetëm 24 orët e fundit. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Shëndetësisë e cila raporton se numri total i të infektuarve në vend është 94.417 persona, 9 000 më shumë se dita e hënë shkruan El Pais. Më shumë se 19 000 pacientë janë të shëruar që ka nisja e epidemisë dhe 50 000 janë të shtuar në spitale, ku mbi 500 persona janë në terapi intensive.