Author: tirana

Mes tymosësve përfshiheshin dy fëmijë të vegjël që dukeshin rreth pesë vjeç, ata mbanin vetë cigaret e tyre ndërsa një foshnje ishte në djep. Disa pamje shokuese janë përhapur në rrjetet sociale ku shihet tre fëmijë që tymosin ato që besojnë se janë cigare herbale për të luftuar koroanvirusin. Një grua me cigare në dorë shihet që mban në djep një foshnje teksa tymos. Pamjet raportohet se vijnë nga Indonezia, ku besohet se thithja e barërave medicinale mund të luftojë sëmundjen e koronavirusit. “Shpresojmë që dashtë Zoti, Covid-19 të mos na kapë”, dëgjohet në video. Cigaret herbale njihen në vend…

Read More

10 mjekët shqiptarë që mbërritën në Itali pak ditë më parë për të shërbyer në betejen kundër COVID-19 , kanë nisur punë këtë të martë. Lajmi u bë I ditur nga vetë mjeket në një lidhje online që patën me Ministrën e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Mjekët thanë se janë ndarë në disa grupe dhe janë ndarë në repartve të ndryshme sipas specialitetit që mbulojnë. “Ne mjekët filluam të gjithë punë sot, infermierët do të fillojnë nesër. Reanimatoret kanë filluar punë në reanimacion, ndërsa unë me gjithë doktoreshën tjetër jemi tek repartet e COVID subintensiv, në repartet e pneumologjisë. Ndërsa doktoresha…

Read More

Lombardia, rajoni më i goditur nga virusi I rrezikshëm COVID-19 ka disa ditë që  tregon sinjale positive në të dhënat zyrtare të publikuara nga autoritetet shëndetesore. 381 persona kanë gjetur vdekjen në këtë rajon këtë të martë ose 77 më pak sesa bilanci I të hënës ku kishin gjetur vdekjen 458 persona. Në total numri I viktimave në Lombardi ka shkuar në 7199, që do të thotë rreth 75% e viktimave në të gjithë vendin. Totali I të prekurve me COVID-19 në këtë rajon nga dita e parë e deri më sot është 43 mijë e 208. Por edhe tek…

Read More

Kryeministri Rama njofton se shteti grek nuk do të penalizojë shqiptarët që e kanë kaluar lejen 90 ditore pasi do të konsiderohet si shkelje e pavullnetshme e afatit si pasojë e mbylljes së kufirit. “MIQ QË JENI NË GREQI ME LEJE 90 DITORE! QEVERIA GREKE NUK DO T’JU PENALIZOJË PËR SHKELJE TË PAVULLNETSHME TË AFATIT SI PASOJË E MBYLLJES SË KUFIRIT! KUFIRI ËSHTË I MBYLLUR PRANDAJ QËNDRONI PA LËVIZUR, MBRONI VETEN DHE FAMILJET TUAJA”, shkruan Rama.

Read More

Britania e Madhe është duke u përballur me një sfidë të madhe që lidhet me koronavirusin. Numri i të infektuarve dhe viktimave rritet nga dita në ditë dhe nuk është kursyer as familja mbretërore. Rreth një javë më parë, Princi Charles rezultoi pozitiv me COVID-19, megjithatë 71-vjeçari ia doli ta mposhtë. Ditën e djeshme familja mbretërore dha lajmin e mirë dhe konfirmoi se princi ka dalë nga karantina. Në këtë periudhë, barra më e rënde i ka rënë Princit Ëilliam dhe mediat e huaja shkruajnë se ai ka vendosur të jetë në frontin e parë të luftës. Burime pranë familjes…

Read More

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, qeveria vendosi një akt normativ, i cili prekte edhe mediat. Në akt shkruhej se të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit. Pas kësaj, shumë emisione ndaluan transmetimet, pasi është e vështirë që të plotësohet kushti i vendosur nga qeveria. Megjithatë, në këto ditë karantinimi kemi një lajm të mirë. Në datën 3 prill, në “Top Channel” do…

Read More

Nga dita e mërkurë, 1 prill, qeveria ka vendosur që të gjitha pensionet rriten në masën 2.3 për qind. Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin, në masën 2.3 për qind, të të gjitha kategorive të pensioneve në Republikën e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi, rriten në këtë masë pensionet e pleqërisë, ato të banorëve të zonave rurale, pensionet e posaçme, etj.  Po kështu, përfitojnë edhe ata që marrin pensione për invaliditet, që trajtohen si veteranë të luftës antifashiste, ushtarakët, minatorët e të tjerë që marrin pensione të posaçme. Në këtë masë përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1 prill…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh të fortë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiçit. Ai është drejtuar në serbisht dhe i kërkon që të lejojë të kalojnë kamionët nga Kosova. Rama shkruan: “Vetëm me solidaritet pa kufi dhe dhembshuri për njerëzit mund dhe do të mposhtim një armik të përbashkët. Z. President, ju lutemi hiqni pengesat për kamionët nga Kosova. Le të jetë fqinjësia jonë një shembull i solidaritetit shumë të nevojshëm për të fituar këtë luftë! Kamionët nga Kosova kanë 24 orë të bllokuar në kufirin e Serbisë! Në luftë kundër një armiku të përbashkët që nuk di…

Read More

Që pas bërjes publike të lidhjes së tyre Rudina Dembacaj publikon shpesh foto dhe video me partnerin e saj të ri ish-deputetin Mark Frroku. Madje moderatorja nuk ngurron të flasë për marrëdhënien e saj me Frrokun dhe fëmijët e tij, duke u treguar shumë e hapur me ndjekësit. Së fundmi, ajo ka ndarë momente nga karantimi i saj me fansat në rrjetet sociale. Në një video të publikuar moderatorja ka zbuluar një nga aftësitë e ish deputetit që është gatimi. Ai shihet në kuzhinë shumë i fokusuar te ushqimi që po gatuan ndërsa Dembacaj e filmon.

Read More

Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe lideri opozitar Lulzim Basha, kanë zhvilluar sot një video- konferencë, ku është diskutuar për dhe luftëb kundër COVID-19. Me një shënim në Tëitter, Soreca shkruan se reformat e bëra nga Shqipëria për të marrë dritën e gjelbër duhet të vazhdojnë, ndërsa shtoi se duhet bashkëpunimi dhe monitorimi i opozitës. Soreca thotë se biseduan edhe për mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në luftën e vazhdueshme kundër koronavirusit dhe në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar Postimi i plotë: Bisedë e mirë Lulzim Bashën sot në bisedimet e pranimit pas javës së…

Read More

Bashkëshortja e tij Erzina është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ashtu siç pritej, detajet deri më tani ata i kishin mbajtur të fshehta. Por, ditët e fundit Erzina ështe treguar më e hapur dhe në profilin e saj në Instagram u përgjigjet shpesh pyetjeve të ndjekësve. Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe gjininë e bebit që po pret. Bashkëshortja e MC Kreshës konfirmoi më në fund gjininë dhe tha se ata po presin në vajzë, ashtu siç ishte përfolur prej kohësh. Pak ditë më parë, Erzina tha se ende nuk e kanë vendosur emrin e bebit që do…

Read More

Të gjithë italianët janë emocionuar dhe mahnitur nga veprimi i Shqipërisë për t’i ardhur në ndihmë Italisë me 30 mjekë në luftën ndaj koronavirusit. Shteti fqinj është më i prekuri në planet nga COVID-19 dhe kryeministri Edi Rama kreu një gjest shumë të bukur solidariteti në emër të popullit shqiptar. Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja ka dhënë një rrëfim interesant për Corriere dello Sport. Ai flet për solidaritetin e veçantë të vendit tonë, bujën e madhe dhe emocionet që ka shkaktuar në Itali, teksa e mbyll me Ramën, i cili ishte personi që e bindi të ulej në stolin e kombëtares…

Read More