Doktori britanik Alex George, gjithashtu pjesëmarrës në reality shoë “Love Island”, ka paralajmëruar të gjithë femrat e meshkujt se seksi me partnerë të rinj gjatë koronavirusit është tepër i rrezikshëm. I pyetur nga Neësbeat i BBC se si Covid-19 ndikon në jetën seksuale të njerëzve, mjeku 29 vjeçar është përgjigjur: “Nëse jeni në një lidhje, jetoni me atë person e ndani të njëjtin mjedis, nuk ka pse ta ndryshojë situatën. Megjithatë nëse njëra palë shfaq simptoma të koronavirusit atëherë duhet të ruani distancën prej 2 metra e të vetëizoloheni, qoftë brenda të njëjtës shtëpi”. Ndërkohë, megjithëse në Britaninë e Madhe…
Author: tirana
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka qetësuar nxënës e studentë por edhe vetë prindërit e tyre se përkundër pandemisë nuk rrezikojnë djegien e këtij viti shkollor. Në një lidhje me skype për TV Ora, Shahini tha se do bëhet vlerësimi edhe për mësimin online.Shahini dha përgjigje për disa shqetësime aktuale, kryesisht të maturantëve. Ministrja tha se shpreson që datat e provimeve që mos ndryshojnë dhe pse nuk e përjashtoi, ndërsa garantoi se asnjë maturant që do të studiojë brenda apo jashtë nuk do të penalizohet për aplikimet. Shahini tha gjithashtu se në provimet e maturës nuk do të ketë asnjë…
Autoritetet në Itali njoftojnë masa të reja për daljen e fëmijëve duke njoftuar qytetarët se mund të nxjerrin fëmijët jashtë shtëpive të shoqëruar me prindin ose një familjar tjetër. Në qarkoren e ministrisë së Brendshme të Italisë, thuhet se, “për të mos i privuar fëmijët nga ecja dhe aktivitetit fizik, një fëmijë do të ketë të drejtë të dalë vetëm me një pjesëtar të familjes, qoftë ky prind apo një vëlla apo motër më e madhe”. Përcaktohet edhe që shëtitja duhet bërë jo larg vendbanimit. Qarkorja që shihet si lajm i mirë për shumë prindër dhe fëmijët e tyre, erdhi…
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi e akuzon se ka abuzuar me tenderin pa garë prej 1.5 milionë euro të ushqimit. “Ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku është shpallur fituese pa garë, një kompani kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste” shprehet PD pasi i japin 1.5 milionë euro një kompanie që nuk ka eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore.
Institucioni i Presidentit te Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me Italinë që po kalon momente tepër të vështira për shkak të pandemisë COVID 19. Së fundmi Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 12428, që do të thotë janë 837 viktima në 24 orët e fundit. Rastet janë shtuar me 4053 duke e çuar në 66889 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 19259 dhe 5607 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të…
Do martohej me Shkëlzen Berishën në Itali, koronavirusi lë pa dasmë Armina Mevlanin, blogerja nuk mërzitet, nxjerr arkivat me bikini nga vera Të gjithë janë mbyllur në karantinë dhe po e kalojnë kohën duke menduar gjëra ta bukura dhe pozitive. Ndryshim nga masa nuk përbën as blogerja Armina Mevlani. Ajo ka postuar në Instagram, foto të saj me bikini, të cilat i ka shkrepur gjatë verës që lamë pas. E buzëqeshur, e nxirë dhe duke nxjerrë në pah format e saj, Arminës duket se i mungon shumë kohë kur mund të lëvizte dhe të udhëtonte lirshëm. Sipas fjalëve që qarkullonin,…
Teksa prej disa ditësh është izoluar në shtëpi dhe lufton me koronavirusin, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj mbrëmjen e sotme ka vendosur që tu kushtojë disa vargje të gjithë infermierëve që janë në vijën e parë të përballjes me koronavirusin. Doktori u infektuar vetë me CoVid-19 disa ditë më parë dhe e di shumë mirë se çdo të thotë të shërbesh tek spitali Infektiv, ndaj rreshtat që ai ka shkruar për infermierët kanë qenë vërtetë të ndjerë. Brataj nga karantina shkruan në shqip dhe italisht se për infermierët ka vetëm një falënderim me germa të mëdha! STATUSI I SKËNDER…
Vajza e Qazim Ismailit, njërit nga 20 infermierët shqiptarë që janë nisur drejt Italisë në ndihmë të kolegëve të tyre ka reaguar pas lajmeve të ditës së sotme, se ai ishte pompist karburanti. Ajo ka publikuar disa dokumente zyrtare që tregojnë profesionin e babait të saj. Dokumentet janë botuar ekskluzivisht nga faqja JOQ Albania. Në mesazhin e saj ajo thotë se i ati ka kryer shkollën e duhur dhe se ka bërë edhe punë të tjera të ndershme për të mbajtur familjen ndërsa shton edhe dokumentet për të cilat thotë se janë prova për gazetarët. Tre nga dokumentet janë Urdhri…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është sëmurë dhe ka anuluar axhendën e sotme, njoftoi televizioni shtetëror serb. Vuçiç duhet të dilte sot para popullit serb për të prezantuar paketën e shpëtimit nga kriza e koronavirusit. Në vend të tij doli ministri i Financave Sinisa Mali. Ai tha para mediave se z.Vuçiç është sëmurë. “Ky program ekonomik duhet të shpjegohej sot nga.z. Vuçiç. Ai nuk ndjehet mirë, tha z.Mali pa dhënë detaje të tjera. Mediat në Beograd po hedhin dyshime se Vuçiç është infektuar nga koronavirusi. Sinisa Mali njoftoi serbët për paketën 5.1 miliardë euro në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve…
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli po nxjerr një aplikacion të ri, i cili paralajmëron nëse afroheni me dikë që është i infektuar me COVID-19. Aplikacioni i gjurmimit të kontaktit, i cili do të funksionojë në një bazë optike, do të zbulojë njerëzit me Covid-19 duke përdorur sinjale Bluetooth me rreze të shkurtër – përpara se të paralajmërojnë ata afër. Sipas “The sun”, aplikacioni planifikohet të hidhet të lëshohet pak para se të hiqet bllokimi në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo nismë vjen pasi numri i vdekjeve në Angli u rrit me 367 vetëm në 24 orë, duke e çuar numrin total…
Pas kapitenit të Vllaznisë Gilman Lika një tjetër lojtar që mban shiritin e kapitenit në Kategorinë Superiore jep alarmin për situatën ku ndodhet futbolli shqiptar, ndërsa pranon se është i shqetësuar për rrogat. Bëhet fjalë për mesfushorin e Skënderbeut Bruno Dita i cili në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” i bën thirrje qeverisë të kthejë sytë edhe nga futbolli në këtë moment të vështirë. Mesfushori theksoi se me pagën që merr mban familjen me të ardhura, prandaj dhe shpreson se shteti do t’u japë një dorë klubeve në këtë krizë. Ai tregon edhe për ditët pa futboll dhe stërvitjen…
Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka treguar se ditët e izolimit nga koronavirusi, është duke i kaluar në shtëpi së bashku me bashkëshortin, djalin, villain dhe motrën. Një ditë më parë, këngëtarja vendosi që të bënte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët treguan se ishin të interesuar që ajo t’u tregonte pamje nga shtëpia e saj luksoze. Me këtë rast Adelina ka treguar disa kënde të shtëpisë që nuk i kishte shfaqur më parë, që nga dhoma e ndjenjes, dhoma e djalit, kuzhina, garderoba gjigante me veshje firmë, këpucë e shumëllojshmëri parfumesh deri tek tualeti. Në shtëpinë e…