Author: tirana

Në studion e emisionit “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, ishte I ftuar mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Mjeku, zbuloi se personat që dërgohen në intubim, e kanë shumë të vështirë që të mbijetojnë dhe për këtë i referohet situatës në vendin tonë, por edhe në vendet e huaja. Tubi, thotë mjeku, ndihmon që të qetësojë mushkërinë, por kur pacienti i nënshtrohet tubit do të thotë që mushkëria është totalisht e dëmtuar thotë mjeku. “Jo për fat të keq ne deri më tani nuk kemi asnjë rast, që personat që janë vendosur në tub, janë shëruar. Do të thosha që…

Read More

Regjisori dhe shkrimtari italian, Paolo Sorrentino, përgëzoi sot Kryeministrin Edi Rama për dërgimin në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër COVID-19. “Edi Rama, me këtë emër të bukur prej mesfushori, bëri një gol të shkëlqyer duke na kujtuar një ndjenjë që ne gjithmonë e harrojmë: mirënjohjen”, – u shpreh Sorrentino.

Read More

Kryeministri Rama ka thënë mbrëmjen e sotme se muaj prill do të jetë vendimtar për kapërcimin krizës së koronavirusit në Shqipëri.Duke folur në Provokacijan e Muç Nanos, Rama tha se nëse shqiptarët do jenë bashkëpunues dhe do vazhdojnë të zbatojnë rregullat, në javën e tretë të prillit do shohin dritë në fund të tunelit. “Në momentin që kurba tregon rënie të konsoliduar. Jo një ditë apo dy ditë. Por kur është në vazhdimësi për 10 ditë, atëherë ti fillon merrë masa. Unë mendoj se prilli do jetë vendimtar. Nese shqiptarët do jenë kaq bashkëpunues, në javën e tretë të prillit…

Read More

Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se nesër fillojnë aplikimet për të përfituar nga paketa e ndihmës ekonomike e miratuar për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Gjatë një interviste televizive, ministri ka thënë se vetëm në biznesin e vogël ka 60 mijë të papunë dhe nga nesër, që konsiston me fillimin e muajit prill fillojnë aplikimet për të marrë paratë cash në llogari bankare. Ahmetaj deklaron se qytetarët do të marrin një pagë minimale prej 26 mijë lekësh. “Po patjetër që është për t’u shqetësuar se në finale ka ndaluar jeta ekonomike. Jeta ekonomike është paralizuar prej sulmit të…

Read More

Skuadrat e antiterrorit në Policinë e Shtetit kanë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një dosje me 10 persona të akuzuar për përhapje paniku. Provat janë siguruar dhe tashmë hetimet do të kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Agjentët e antiterrorit kanë arritur të zbardhin se këta persona kanë postuar statuse në facebook dhe video në youtube se izolimi do të shoqërohet me vrasje policësh në masë, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Evropën.\ Gjithashtu ata shkruajnë se virusi nuk është thjesht pandemi shëndetësore, por një armë biologjike e prodhuar enkas për të shuar një numër të madh njerëzish. Por…

Read More

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson thotë se testimi tek njerëzit i vaksinës së tij eksperimentale për koronavirusin do të fillojë para shtatorit dhe se vaksina mund të jetë gati për përdorim nga fillimi i vitit të ardhshëm. Kompania thotë se për krijimin dhe testimin e vaksinës ka angazhuar bashkë me Departamentin e Shëndetësisë, më shumë se 1 miliard dollarë. Sipas kompanisë, nëse provat tek njerëzit dalin me sukses, ajo mund të prodhojë më shumë se 1 miliard doza. Johnson & Johnson parashikon që sasitë e para të vaksinës të përdoren për rastet më të rënda. Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë…

Read More

Epidemiologu i gjenomikës dhe nutrigjenomikës Erand Llanaj, ka komentuar studimin austrialian se po verifikohet testimi njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë punonjësit e kujdesit shëndetësor nga infektimi me COVID-19. “Në Shqipëri nuk mund të faktohet, edhe pse ka pasur vaksinim në masë, ka pasur një kalim brezash dhe vaksina nuk ka efekt nga brezi në brez. Kjo vaksinë nuk mbron nga virusi por do ta kalosh më lehtë. Duke qenë se është vaksinë bazë imikobakter, pra një bakter, është identik dhe unë pashë gjenet…

Read More

Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga 🤜#COVID-19🤛 Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi🙏🏼 Deri tani 5️⃣2️⃣ të shëruar nga 🤜#COVID-19🤛

Read More

Studiuesit gjermanë kanë shpikur sot një metodë që mund të rrisë ndjeshëm numrin e testimeve të koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria gjermane e Shkencave dhe ka ngjallur jo pak shpresë në mesin e vendeve anëtare, të cilat kanë shprehur prej kohësh shqetësime për numrin e ulët të testimeve. Metoda e re lejon që mostrat të vlerësohen menjëherë, duke i lejuar Gjermanisë të bëjë nga 40,000 teste në ditë në 400,000 teste në ditë pa humbur saktësisnë e diagnostikimit. Normalisht, tamponët e ndryshëm të marra gjatë në gojë dhe hundë vlerësohen veçmas. Me metodën e re, shkencëtarët i…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me telefonatat ndaj qytetarëve që kanë lënë ankesat e tyre në portalin e kryeministrisë. Teksa Rama formoi një prej numrave, qytetari që kishte bërë ankesën nuk ia hapi telefonin duke e rimarrë vetë disa minuta më pas. Ai i kërkoi Ramës që të dilte nga shtëpia pasi kishte nevojë që të punonte, kërkesë e cila iu mohuar nga kreu i qeverisë. BISEDA: Edi Rama: Kush i bie këtij telefoni? Kush je vëlla? A! Të mora qëpari, ishte në gjumë? Qytetari: Jo, jam isha në shtëpi Edi Rama: Çfarë problemi ke? Qytetari: Kam punuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama vijon komunikimin e tij të përnatshëm duke njoftuar problemet që ka zgjidhur skuadra e bashkëqeverisjes, por edhe duke telefonuar vetë qytetarët që kanë bërë ankesat për problemet që kanë. Në këtë situatë ku ndodhemi për shkak të koronavirusit zyrat e KEMP-it për invalidët janë mbyllur, ndërsa kryeministri u shpreh se “Qytetarët që nuk do të paraqiten në komision do të vijojnë që të marrin pagesat e paaftësisë, pasi komisionet janë mbyllur”.   E moshuara: Jam vetëm me plakun, nuk dalim! Rama: Të fala të dashurit Kryeministri: Edi Rama jam E moshuara: Të paftë i madhi Zot t’u…

Read More