Author: tirana

“Mirëmbrëma z. Kryetari i Bashkisë Unë që po ju shkruaj punoj në spital dhe do të doja tju tregoja një ditë tipike të kësaj situate të jashtëzakonshme. Nuk dua tju flas me shira dhe statistika as për dekretet dhe kufizimet. Sa bukur të quhemi engjëj, por kush e di nëse jemi vërtet. Është një mëngjes i një dite të shune. Më në fund një ditë pushimi pas një jave me shumë punë. Më në fund mund t’i kushtohem familjes. Sapo jam zgjuar dhe më thërrasin sërish në punë. Spitali ka nevojë. Teksa mbërrij në spital, në korridore shoh fytyra të…

Read More

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi është një nga personazhet më interesante të parlamentit shqiptar. Gjuzi ka frikë të shkojë në Kuvend bashkë me kolegët e tij deputetët që prej javësh kanë ndërprerë punën në sallë, por jo aktivitetin. Kështu, jo më larg se dje, Gjuzi është shfaqur në video duke folur në telefon, paralelisht duke i dhënë makinës. Ai hap telefonin e tij, “Vertu”, dhe flet me një grua të cilës i referohet si ambasadore. “Ambasadore si të kam? Je lodhur je mërzitur? Po ja, ecim nga pak. Po po, ka familje që janë ndarë, një andej një këtej…

Read More

Kur njerëzit janë imunë ndaj një sëmundjeje, kjo mund të zvogëlojë mundësinë e përhapjes së saj, duke rezultuar në imunitet të tufës. Përhapja e koronavirusit e cila është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit, ka lënë shumë njerëz të pyesin se kur dhe si mund të largohemi nga kjo situatë, raporton “Independent”. Por çfarë është saktësisht imuniteti i tufës dhe a është një mundësi mes shpërthimit të koronavirusit? Çfarë është imuniteti i tufës? Kur mjaft njerëz në një komunitet janë vaksinuar kundër një sëmundjeje, kjo mund ta bëjë më të vështirë përhapjen e sëmundjes tek individë të prekshëm që…

Read More

Në një urdhër të firmosur sot më 1 prill nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kufizimet që lidhen me lokalet, tubimet e deri tek operacionet në publik e privat, do të shtyhen pa afat deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.  Urdhri ka si qëllim kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Read More

Në një kohë kur dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për t’i ardhur në ndihmë Italisë në përballimin e situatës së rendë si pasojë e pandemisë Covid-19 mori vëmendjen e medieve më prestigjioze si Corriere, La Stampa, La Repubblica,etj dhe falënderimin e personaliteteve më të larta të politikës dhe artit në mbarë botën, lidhur me këtë lajm nuk munguan sulmet nga opozita. Në dy reagime e njëpasnjëshme, dy ish deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Luan Rama akuzuan drejtpërdrejtë qeverinë se ka dërgua në Itali një ‘pompist’-siç e quajtën ata, duke i referuar infermierit Qazim Ismaili. Pas këtyre…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar së fundmi periudhën kur në Itali ekzistonte një lloj racizmi ndaj shqiptarëve. në një intervistë për “Gazetta.it”, Rama tha se e kanë arrestuar në Bologna sepse është përleshur me një polic, që sipas tij kishte tallur një grua shtatzënë, edhe ajo shqiptare. Pjesë nga intervista Pyetja: Ka pasur një kohë kur shqiptari vuante shumë racizmin në Itali, çfarë mudn të thoni për këtë? Edi Rama: Shumë e vërtetë, por dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi…

Read More

Në një urdhër të firmosur sot më 1 prill nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Urdhri është për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Në një urdhër të firmosur sot më 1 prill nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Urdhri është për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve…

Read More

Të gjithë deputetët e Partisë Socialiste heqin dorë nga gjysma e pagës dhe e vënë atë në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat nga situata që ka krijuar COVID-19 edhe në Shqipëri. Grupi parlamentar e njoftoi këtë vendim sot në Konferencën e kryetarëve, ndërsa paralajmërojnë se shkresa zyrtare do të depozitohet në Kuvend. Ndërkohë, nga dita e djeshme për 3 muaj, kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Erion Braçe dhe ministrat, do të marrin 50 % të pagës së tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi. Në vendimin e marrë dje nga qeveria, përfshihen edhe nëpunësit e institucioneve të…

Read More

Ish deputeti socialist Namik Dokle, përmes një statusi në rrjetin social facebook ka reaguar me tone të ashpra kundrejt menaxhimit të situatës, specifikisht trajtimit të rasteve të pacientëve të sëmurë me Covid-19. Dokle shkruan se jemi të barabartë kur virusi na prek, por “teresisht te pabarabarte ne luften kunder tij, ne kurim.” Ai e quan mashtrim dhe hipokrizi menyrën e trajtimit të pacientëve duke sjellë edhe disa raste për paralelizim të situatës: “Papa- ftohje e lehte,- i behet testi i bekuar Qytetari i thjeshte- temperatura 38,- presim Infermieri- temperature e larte,- telefonojne kur te vdes.”-shkruan ish deputeti. Reagimi i plotë…

Read More

Edhe 5 personel shëndetësor rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 personel shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Janë të shëruar 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare. Me 15 të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e…

Read More

Në një kohë kur bllokimet e rutinës të jetës së përditshme dhe lëvizjeve nga koronavirusi janë zgjeruar globalisht, miliarda njerëz kanë zbuluar se ata janë përballur me kufizime ekstreme. Policisë në të gjithë botën u është dhënë licencë për të kontrolluar sjelljen e qytetarëve në një mënyrë që normalisht do të ishte ekstreme edhe për një shtet autoritar. Të martën, policia në Kenia dha “ngushëllimet e sinqerta” pasi një djalë 13-vjeçar u qëllua dhe u vra në ballkonin e tij në Nairobi, ndërsa policia lëvizte nëpër lagje, duke zbatuar një shtetrrethim koronavirusi. “Ata vijnë na bërtasin dhe na rrahin si…

Read More

Nga sot të gjitha bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të mbyllura për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID-19, mund të aplikojnë për të marrë ndihmën financiare prej 26 mijë lekësh. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj, në një prononcim për ATSH-në bëri të ditur se ndihma financiare do të jetë për periudhën prill-maj-qershor dhe do të shpërndahet për personat e punësuar apo të vetëpunësuar. Nga të dhënat rezultojnë se nga kjo ndihmë do të përfitojnë mbi 60 mijë persona. “Ndihma ekonomike nis që nga data 1 prill. Në…

Read More