Koronavirusi ka shkaktuar një pandemi në të gjithë planetin, duke infektuar mbi 180 mijë persona e duke i marrë jetën mbi 7000 njerëzve. Virusi në vetvete është quajtur SARS-CoV-2 (Severe Acute Respiratory Syndrome). Sëmundja që shkakton është quajtur “Sëmundja e Koronavirusit 2019 (Coronavirus Disease 2019), ose shkurt Covid 19. Jacob Glanville, një mjek amerikan është shprehur se ai dhe ekipi i tij e ka gjetur një kurë dhe se do të testohet nga ushtria amerikane Glanville u shpreh për mediat: “Jam i lumtur t’ju njoftoj se skuardra ime ka marrë me sukses pesë antitrupa që në vitin 2002 ishin vendimtarë…
Author: tirana
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë disa këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndjekë urgjentisht çdo qytetar, që dyshon se ka një person të prekur me koronavirus në familje. Sipas OBSH-së në Shqipëri nëse në familjen e gjithsecilit prej nesh është një i dyshur me COVID, të gjithë anëtarët e tjerë duhet të lajnë duart rregullisht me sapun dhe ujë; Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin; Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshe dhe…
Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm në gjithë botën, vendet e ndryshme kanë marrë një sërë masash për të mbrojtur qytetarët e tyre. Distancimi social është masa kryesore e ndërmarrë gjatë këtyre javëve, për të parandaluar përhapjen e virusit. Por ndërkohë, një masë ekstreme vjen nga Panamaja, e cila duke filluar nga e mërkura do të zbatojë rregulla të caktuara për burrat dhe gratë. Kështu, gratë do të lejohet të dalin nga shtëpia të hënën, të mërkurën dhe të premten për të bërë blerjet e tyre, ndërsa burrat do të mund të dalin jashtë për të…
Koronavirusi mund të qëndrojë edhe në këmbë, thonë ekspertët ditët e fundit. Ekspertët thonë se mund të ketë disa njerëz që e kanë përhapur koronavirusin përpara se të fillonte zyrtarisht epidemia. Nëse keni pasur simptoma më të buta të këtyre simptomave, atëherë me siguri e keni menaxhuar me sukses këtë virus vetë, shkruan Daily Mail. Infeksion në sy Hulumtimi i ri ka treguar se një infeksion në sy, siç është konjunktiviti, mund të jetë një simptomë e Covid-19. “Është e njohur që çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë në konjunktivit viral si një ndërlikim sekondar, i…
Kryetari i AAK-së dhe ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka krahasuar sot Albin Kutin me liderin e Venezuelës, Nikolas Maduro. Gjatë bisedës për Frontal, Haradinaj ka thënë se ata që po e rrethojnë kryeministrin në detyrë po e krijojnë një Maduro që sipas tij është rrezik për Kosovën. “Ata që janë rreth tij janë duke e çuar tek rruga e Maduros, po krijojnë një Maduro në Kosovë, është keq për të, vendin, edhe rajonin. Nuk ka logjikë që kryeministrin e Kosovës me i mbarojnë një Zizek. E kanë kap një e majtë të çuditshëm, po e çojnë këtë vend…
Moderatorja e njohur e RTSH-së, Hygerta Sako duket se nuk i ka pritur mjaft mirë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Me anë të një postimi në Facebook, Hygerta është revoltuar ndaj përgjysmimit të rrogave në administratën shtetërore dhe mbylljen e të gjitha klinikave dentare apo edhe anulimin e të gjitha operacioneve. “Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare. Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e…
Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj u shpreh për Report Tv se nëse një biznes ka mbyllur aktivitetin sipas urdhrit të qeverisë (kategoritë e përcaktuara) nuk do të paguajë sigurimet për punonjësit për sa kohë aktiviteti është mbyllur dhe në këtë mënyrë nuk do të jenë të detyruar që të largojnë të punësuarit, pasi deklarimet e tyre do të jenë zero. “Nëse tatimpaguesit do të zgjedhin të vazhdojnë të paguajnë sigurimet gjatë plotësimit të formularit online duhet të klikojnë te një kuti ku specifikohet që do të vijojnë të paguajnë dhe nëse vijojnë të paguajnë do i paguajnë në bazë të…
Një qytetar nga Durrësi, roje i Pallatit të Kulturës “Aleksandër Xhuvani”, G.K., në lidhje telefonike në “ABC News” ka denoncuar mungesën e reagimit të Urgjencës edhe pse i ka telefonuar duke theksuar se kishte simptoma të rënda të koronavirusit. Ai shprehet se pas telefonatave të shpeshta te numri 127, pasi dyshon se është me COVID-19, nuk ka marrë asnjë reagim. Gjithashtu ai thekson faktin se prej 21 ditësh ka marrë mjekime, pasi ka pasur shqetësime të brendshme dhe një kollë shqetësuese. “Kam 21 ditë nuk më pushon kolla e thatë. Kam shqetësime të brendshme, diarre dhe kollë. Marr 127 çdo…
Dita e parë e muajit prill ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin. Shumë qytete ja zgjuar të zbardhur nga reshjet e dëborës dhe kjo gjë ka sjellë edhe vështirësi në qarkullim e makinave. Probleme kanë pasur kryesisht zonat e thella malore. Meteorologu Hakil Osmani nga “Meteoalb” ka treguar për “ReportTV” se nga dita e nesërme do të ketë një rritje graduale të temperaturave, megjithatë reshjet do të vazhdojnë. “Data 1 prill ka sjell prezencë të dukshme të reshjeve të shiut, po ashtu edhe të dëborës kryesisht në zonat malore, por edhe në zonat veriore dhe në…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video interesante, për të sensibilizuar qytetarët në luftën kundër koronavirusit. Me thirrjen mjaft transportuat COVID-19, qëndroni në shtëpi, të sigurtë e të shëndetshëm, video përcjell mesazhin përmes humorit duke bërë krahasime të thjeshta për të kuptuar se si mund të mbrohemi prej këtij virusi të rrezikshëm. “Si të njoha ty? Unë jam i fuqishëm, s’kam këmbë por mund të lëviz shpejt, s’kam armë por mund të vras. S’kam duar por mund të kapem kudo, ti je i madh por je i dobët, ke sy por s’më sheh dot, ke veshë por s’më dëgjon S’kam…
Ka shkuar në 80572 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Itali, ku sot u regjistruan 4782 raste të reja. Ndërkohë numri i viktimave është rritur 13155, ku ditën e sotme humbën jetën 727 persona. Të shëruar janë 16847 persona, ku sot lanë spitalin 1118, ndërkohë 28403 janë në spital, mes të cilëve 1035 në terapi intensive.
Xhaxhai i këngëtares së njohur Greta Koçi, Shkëlqim Koçi së fundmi bëhet me dije se është dënuar me 7 vite burg pasi ka mashtruar disa persona duke u premtuar vizë kanadeze. Ai i mori 10 mijë dollarë një oficeri për t’i çuar gruan në Kanada si pjesë e stafit të Greta Koçit. Këtë strategji ai e ka përdorur me disa persona të cilët dëshironin të shkonin në Kanada dhe arrinte t’i bindte duke përdorur emrin e mbesës së tij, Gretës. Ai u siguronte vajtjen në SHBA ose Kanada duke i bërë pjesë të stafit të saj meqë Greta bën shpesh…