Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje një lajm shumë të mirë sa i takon procesi të lëvizjes. Duke folur në rrjetet sociale nga zyra e tij, ai u shpreh se javën që vjen do nisin lehtësirat e para të lëvizjes. Po ashtu ai tha se nga java e dytë do vihet në zbatim një plan konkret, nëse gjithmonë bie numri i të infektuarve. “Po detajojmë një plan të lehtësimit gradual të masave që do të nisë zbatimin sapo të shohim rënien e kurbës së të infektuarve. Nuk na i thotë dot askush se kur do ndodhë. Por deri në mes…
Author: tirana
Këngëtarja Rita Ora ka treguar me anë të një postimi në Instagram se ka hapur llogarinë e saj në rrjetin e ri social TikTok TikTok është bërë njëri prej aplikacioneve më interesante në kohë të koronavirusit dhe tashmë atë e kanë hapur shumë yje botërore. (Ai është një aplikacion kinez i rrjeteve sociale me të cilin mund të krijoni video të shkurtra me këngët që pëlqeni). Rita është njëra prej tyre dhe ajo i ka bërë thirrje fansave të saj në Instagram që t’ia bëjnë follow në këtë rrjet social. Por, Rita po ashtu sot ka treguar edhe për skenat…
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik është shprehur se Shqipëria e arriti pikun e saj të koronavirusit. “Ky është piku jonë pak a shumë, po të marrim edhe periudhën e inkubacionit të sëmundjes në këtë periudhë me masën e karantinës, distancimin social e kemi marrë më herët, prandaj numri i rasteve nuk është aq i lartë. Kjo bazohet te numri i të dyshuarve dhe të cilëve që kërkojnë kujdes”, tha ajo në një lidhje live me Report Tv.
Një person ka humbur jetën pasi, makina me të cilën udhëtonte është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi i “Gërdecit”, ku drejtuesi i mjetit O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në orën 10 të mëngjesit. 29-vjeçari mori plagë të rënda por arriti të dërgohej i gjallë në spital. Edhe pas përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 17:00 të pasdites, 29-vjeçari humbi jetën duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.
Tingëllon e çuditshme kur e dëgjon, por ndodh që të infektohesh nga koronavirusi edhe kur jeni duke fjetur. Kjo sepse po të bësh një krahasim të trupit kur jeni zgjuar dhe kur jeni në gjumë, të gjithë e dimë se ndodhin reagime të ndryshme. Nëse rastësisht thithim lëngje apo diçka tjetër ne automatikisht kollitemi, por kjo gjë ndryshon kur jeni në gjumë, nuk nuk mundemi të kollitemi kur jemi në gjumë, dhe lëngjet kalojnë në stomakun tonë. Sipas pulmologut dhe hulumtuesit nga Seattle, Bruce L. Davidson, kjo ndodh me rastin e thithjes së pështymës nga fyti, ku mund të ndodhet…
Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, ka folur sërish rreth pandemisë së CoVid-19 dhe mposhtjes së saj. Në një komunikatë të bërë publike në Ëshington Post, ai ofroi më shumë detaje se si Shtetet e Bashkuara mund të ftojnë luftën kundër COVID-19. Bill Gates sugjeroi tre hapa për trajtimin e krizës shëndetësore. Së pari, ai thotë se duhet të ketë një qasje mbarëkombëtare për mbylljen. “Drejtuesit e vendit duhet të jenë të qartë: mbyllja kudo do të thotë mbyllje totale kudo,” tha ai të martën. “Derisa numrat e çështjeve të fillojnë të zvogëlohen nëpër Amerikë – e cila mund të zgjasë…
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç iu përgjigj thirrjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama, që kërkoi që të liheshin të kalonin në dogana kamionët me targa të Kosovës. “Nuk ka kurrfarë bllokade për kalimin e kamionëve nga Kosova në Serbi në dogana. Ka pasur vetëm një masë që lidhej me ndalimin e lëvizjes gjatë orës policore për shkak të koronavirusit, nga e cila para dy ditësh kemi përjashtuar kamionët me artikuj themelorë edhe për shqiptarët nga Kosova”, tha Gjuriç. Por ai, u ka bërë thirrje të gjithëve në rajon që të ngrenë zërin kundër bllokadave…
“Në një çast kur është vërtet i nevojshëm solidariteti, shtetet nuk mund të rrinë secili në dhomën e vet, në këtë shtëpi europiane”, shprehet kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën italiane “Panorama”. “Ndihmat për Italinë në emër të Nënë Terezës dhe gjyshes sime, Veronikës”, shprehet Rama duke shpjeguar se përse nisi 30 mjekë dhe infermierë në ndihmë të Italisë. “Ju përmendët si model Nënë Terezën e Kalkutës, që ia vlen ta kujtojmë që ishte shqiptare, në vendimin për të dërguar mjekët shqiptarë”, e pyet gazetarja. “Do të thosha se kur bën këtë punë, këtë stërmundim, këtë mision, nuk është…
Autoritetet e Moskës kanë thënë se kanë krijuar një aplikacion për të ndihmuar në kontrollimin e lëvizjes së banorëve gjatë izolimit për shkak të koronavirusit. Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative në Moskë, Eduard Lysenko, ka thënë më 1 prill se programi, që është duke u testuar, nuk do të jetë i detyrueshëm për të gjithë banorët, por vetëm për ata që janë konfirmuar me koronavirus. Ky aplikacion do të mbledhë të dhëna nga telefonat e mençur dhe më pas do t’i dërgojë ata në serverët e zhvilluesve të këtij shërbimi. Ndonëse zhvilluesit e aplikacionit pretendojnë se telefonët do të…
Këngëtarja Era Rusi, i është bashkuar nismës ‘Adopto një gjyshe’. Ajo ka gatuar një vakt për një të moshuar, dhe ia ka dërguar ushqimin në shtëpi. Përmes një postimi në instagram, ajo e ka ndarë këtë moment, për të sensibilizuar sa më shumë të tjerë, për t’i qëndruar pranë dhe për të ndihmuar të moshuarit në këto ditë të vështira. “Do kisha dëshirë të përqafoja”, i thotë gjyshe Albina, po Era sigurisht që mban distancën. Mbase kur situata të rregullohet, Era do ta vizitojë sërish.
Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Spitalit Amerikan për shkak të analizave që ky subjekt privat po kryen për COVID-19. Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, konfirmoi për “Vizion Plus” se Policia e Shtetit ka bërë një kallzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu behen qytetarëve shqiptare me testet, në kushtet e pandemise. Mësohet se Prokuroria e Tiranës do të hetojë subjektin privat, Spitali Amerikan, sipas nenit 267 të Kodit Penal për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik si dhe bazuar ne nenin 174 të Kodit Penal për kontrabande me mallra të…
Një nga reperët më të suksesshëm në vend, Ledri Vula, është përfolur gjatë për jetën e tij private. Prej kohësh flitej për raportin e tij me vajzën bukuroshe, Sara Hoxha, por asnjë prej të dyve nuk kishte konfirmuar asgjë zyrtarisht. Pas kaq kohësh, me sa duket Ledri ka vendosur mos të fshihet më dhe ka publikuar foton e parë me partneren e tij. Reperi e ka shoqëruar këtë imazh me një zemër. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Ledri publikoi një prej projekteve muzikore të tij më të fundit, të titulluar ‘Trëndafil i zi’, i cili duket se është…