Në Shqipëri autoritetet thanë sot se janë në rrugë të mbarë në përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ndërsa nuk shfaqën shqetësim për numrin e vdekjeve, të cilat u rritën ndjeshëm ditët e fundit duke shkuar në 15 viktima. Drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë Silva Bino i tha Zërit të Amerikës po ashtu se as rastet e shtruara në spital nuk mund të konsiderohen të larta, duke qenë se sipas saj numri i tyre mbetet shumë më i ulët se ai atyre që po trajtohen në shtëpi. Aktualisht Shqipëria numëron 259 të prekur nga Covid 19. Numri…
Author: tirana
Ndonëse ishte nxitësi dhe mbështetësi kryesor vendimit për ‘djegien’ e mandateve të deputetëve, në kuadër të aksionit politik për rrëzimin e qeverisë, ish-kryeministrit Sali Berisha ka nxituar për të aplikuar për përfitimin e gjysmës së pagës së deputetit, pas dorëzimit të mandatit. Shqiptarja.com ka mësuar zyrtarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore se ish-kryeministri Sali Berisha ka plotësuar dokumentacionin në Kuvend, për përfitimin e pagesës kalimtare pas dorëzimit të mandatit, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton se nuk ka aplikuar. Edhe pse sipas ligjit kreu i PD Lulzim Basha mund të aplikonte për të përfituar dy paga dhe më…
Përfundimi i rreshjeve të shiut dhe shkëlqimi i diellit ditën e sotme,ka nxjerrë nga strrofulla sërish të rinjtë në rrugët e qytetit. Pas një dite pushim,kjo kategori “shëtitëse” ka filluar sot sërish xhirot e përditshme në bulevard,lulishte e sheshe,me ose pa leje të marrë për daljen nga banesat. Pra, në ndryshim nga dita e djeshme, sot Berati është zgjuar më i zhurmshëm dhe me lëvizje të shumta në rrugë,kjo edhe për shkak të kohës së mirë dhe temperaturave më të larta,ndërkohë që ka edhe fluks të shtuar automjetesh në rrugët e qytetit. Si çdo ditë, edhe sot banorët kanë vijuar…
Nga Berjana Molla – Logopede (MSC) “Përshëndetje. Unë jam Autizmi! Unë jam një fëmijë i diagnostikuar me autizëm. Shumë prej jush shkruan për mua sot, por a e dini çfarë jam unë?! Autizmi është çrregullim neurobiologjik i zhvillimit, është i lindur dhe shfaqet në fëmijërinë e hershme. Teorikisht kështu mendojnë për mua, por unë nuk jam aspak i nofkëzuar fizikisht, përkundrazi. Unë vodha tiparet më të bukura të mamit dhe të babit dhe linda një bebe e bukur, e adhurueshme! Autizmi: Unë jam si ti! Unë nuk kam një zemër të ftohtë, përkundrazi, nëse ju më mësoni si të dua,…
Koronavirusi mund të qëndrojë edhe në këmbë, thonë ekspertët ditët e fundit. Ekspertët thonë se mund të ketë disa njerëz që e kanë përhapur koronavirusin përpara se të fillonte zyrtarisht epidemia. Nëse keni pasur simptoma më të buta të këtyre simptomave, atëherë me siguri e keni menaxhuar me sukses këtë virus vetë-shkruan Daily Mail. Infeksion në sy Hulumtimi i ri ka treguar se një infeksion në sy, siç është konjunktiviti, mund të jetë një simptomë e Covid-19. “Është e njohur që çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë në konjunktivit viral si një ndërlikim sekondar, i cili…
Dy rastet në Shkodër të konfirmuara sot nga Ministria e Shëndetësisë janë raste të reja të cilat nuk lidhen me të mëparshmit në Shkodër. Bëhet fjale për një grua 65-vjeçare nga lagjja Kiras dhe një 55 vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës. Mësohet se gruas i kishte vdekur bashkëshorti dy javë më parë dhe në funeral kane marrë pjesë shumë persona ç’ka shton frikën dhe panikun për infektime të reja të mundshme. Po ashtu 55-vjeçari kishte një njësi shërbimi tregtare me lëndë ndërtimi dhe elektrike. Ç’ka do të thotë se edhe personi në fjalë ka patur shumë kontakte.
Antonio De Pace vrau të dashurën e tij Lorena Quaranta 27 vjeç dhe më pas njoftoi policinë. Ai i tha policisë se e vrau sepse i kishte ngjitur koronavirusin. Lorena kishte postuar pak ditë para vdekjes së saj tragjike, rreth 41 mjekë italianë që kanë vdekur gjatë pandemisë. “Tani më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për të demonstruar përgjegjësi dhe dashuri për jetën. Ju duhet të tregoni respekt për veten tuaj, familjet tuaja dhe vendin. ‘Le të rrimë të gjithë në shtëpi. Le të shmangim një të infektuar tjetër që mund të jetë një person i joni i dashur…
Karantina në kohën e koronavirusit ka ndryshuar zakonet e konsumit. Sipas mediave spanjolle, konsumi i birrës ka shënuar rritje me 78 përqind. Ndërkohë, në pjesë të tjera të botës, janë vendosur rregulla të veçanta për shitjen e alkoolit. Për shembull, Hong Kongu ndalon shitjen e tyre në 8.600 restorante dhe bare. Ishte një masë, thonë autoritetet, për t’u përpjekur që njerëzit të ruajnë distancën sociale dhe për pasoje ndërprerjen e përhapjes së koronavirusit. Në shtetin amerikan të Kalifornisë, megjithatë, masat e alkoolit janë relaksuar në restorante. Lejohet shitja e birrës në shtëpi, vera dhe kokteji, sipas Los Angeles Times. Gjithashtu,…
Kryeministri i vendit Edi Rama ka sqaruar sot se kanë nisur punën kantieret e ndërtimit vetëm në zonat rurale. Ai thotë gjithashtu se duhet të bëhet durim deri në hapjen e plotë të ekonomisë, me qëllim që të mos kemi humbje të vendeve të punës. POSTIMI I PLOTË KANTIERET RIFILLOJNË ME PIKATORE NË ZONAT RURALE TË ELBASANIT, LUSHNJËS, SHKODRËS, KONISPOL, BORSH, FUSHË-KRUJË, FIER, DUKE GARANTUAR RREGULLIN E DISTANCËS SË SIGURTË PËR PUNONJËSIT EKONOMIA E LUFTËS DO TË VIHET ME HAPA SHUMË TË MATUR NË LËVIZJE, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË VENDE PUNE NËN BOMBARDIM DHE FRYMËMARRJEN JETIKE NË SHTËPINË…
Byroja e Kuvendit vendos përgjysmimin e pagës së deputetëve për një periudhë tremujore Sot, më 2 prill, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua një mbledhje e posaçme e Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë . Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të përgjysmohet për një periudhë tremujore. Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u është drejtuar me një letër…
Spanja ka lënë pas marsin me një rekord vetjak negativ për shkak se 900 mijë punëtorë humbën vendet e tyre të punës. Numri total i të papunëve në Spanjë ësthë tashmë 3.5 milionë banorë të regjistruar si asnjëherë më parë në një muaj në historinë e Spanjës. Ndërkohë Spanja ka marrë masa për të shkurtuar oraret e punës si dhe me paketën fillestare të ndihmës ekonomike prej 200 miliardë eurosh. Por Spanja vuan nga ana tjetër me bilancin e koronavirusit teksa tashmë mban kryesimin botëror sa i përket numrit të viktimave për 24 orë. 9 mijë e 387 viktima numëron…
Google po punon në një funksion të ri për aplikacionin e tij Play Movies, i cili lejon përdoruesit të shikojnë qindra filma falas, por me reklama të aktivizuara. Kjo është shkruar nga XDA Developers dhe 9to5 Google, e cila raportohet se kishte një pasqyrë në kodin e aplikacionit të ri Play Movies. Ndërsa shkruajnë, një pjesë e kodit tregon qartë “Qindra filma, me disa reklama”. Siç thonë ata, linja të tjera të kodit flasin më tej në mbështetje të këtij funksioni. Nuk është plotësisht e qartë, sidoqoftë, cilat filma mund të ofrohen, por ndoshta nuk duhet të shpresojmë për krijimet…