Aktori turk i njohur edhe në Shqipëri, Kivanç Tatlitug, është shqetësuar shumë kur i janë shfaqur disa simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit gjatë izolimit. Ai ka treguar në një deklaratë për fansat se ka qenë i karantinuar me bashkëshorten e tij në një shtëpi në fshatin Kemerburgaz për shkak të koronavirusit. Disa ditë pas izolimit aktori nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spital, ku dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi. Kivanç kishte kollë dhe temperaturë të lartë që i vinin nga një pneumoni në zonën e mushkërive. “Përshëndetje të gjithëve, unë dhe bashkëshortja ime ishim…
Author: tirana
Një foto e dërguar në komisariatin “Dixhital”, duke njoftuar se një person i sapoliruar nga burgu dhe që ishte detyruar nga gjykata të qëndronte në “arrest shtëpie”, ka dalë nga banesa dhe shëtit i lirë rrugëve të Tiranës. Bëhej fjalë për Elton Pilincin, akuzuar për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” në dëm të Marius Ramushi dhe akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Pilinci kishte vetëm pak muaj që ishte liruar masa e “arrestit në burg”, por mesa duket qëndrimin në shtëpi nuk e ka duruar dhe ka vendosur të dalë prej saj, duke shkuar tek…
Ditën e sotme, Stresi, ka qenë në një lidhje skype me gazetaren Suada Daci në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Reperi ka folur për ditët e tij në karantinë, por ka zbuluar edhe disa nga projektet e reja. Ai ka treguar se shumë shpejt do të sjellë bashkëpunim me një reper të njohur grek. “Unë jam Elita 5 i dytë, hitet e mia nuk vdesin kurrë. U bënë 7 vjet nga ‘Love Story’. Kam realizuar një nga bashkëpunimet më të mëdhaja në historinë e karrierës sime, me reperin grek që ka thyer tabut në Greqi, bashkëpunimi është i kryer”,…
Qiraja nuk do të falet, por do të shtyhet për t’u shlyer pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bizneset e vogla që janë mbyllur për shkak të situatës së luftës, familjet, por edhe studentët që jetojnë me qira nuk do ta paguajnë deri në fund të kësaj situate. Në rast presioni, Rama paralajmëroi se qiradhënësi do të gjobitet sa pesëfishi i vlerës përkatëse! Por reagimet në faqen e kryeministrit kanë qenë të shumta pas këtij vendimi. Disa qytetarë i janë ankuar kryeministrit se çfarë duhet të bëjnë qiradhënësit që varen nga qiratë…
Rrezet e diellit të ditës së sotme, duket se këngëtarja e njohur, Miriam Cani i ka shijuar më të voglën e saj, Ameli. Ajo ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël teksa Ameli e ka përqafuar dhe puthur. Miriami i ka dedikuar vajzës fjalët më të bukura duke treguar se Ameli është rrezja e diellit në një ditë me re. Fansat kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke theksuar se vajzat duken shumë të ëmbla. Prej disa kohësh, familja Skënderaj është zgjeruar edhe me anëtarin më të ri, të quajtur Duamë.
Nga Dr. Hektor Grazhdani 1 – A eshte gati testi? Jo! Testi sierologjik, analiza e gjakut per antikorpet e coronavirusit, nuk eshte akoma gati, nuk eshte validated – nuk eshte e provuar qe funksionon. Ndersa ne Shqiperi, ne disa dalje ne media e quajne te shkelqyer, do ta behet shpejt, thane. Testi i antikorpeve eshte nje nga shpresat qe do te mund te ndihmojne ne luften e veshtire kunder pandemise duke ofruar vleresimin e 1) sa eshte perqindja e personave te infektuar me coronavirusin e ri qe nuk zhvillojne semundjen Covid 19 ose bejne vetem shenja te lehta, pra mbartesit…
Atletja e njohur, Klodiana Shala, është një nga ato personazhe që nuk harron kurrë të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe këtë e bën pa shumë zhurmë. Disa ditë më parë, ajo i dërgoi mjekëve në Kamzë ëmbëlsira për t’jua lehtësuar pak situatën e vështirë që po kalojnë dhe për t’i treguar mbështetjen e saj. Ndërsa së fundmi, ajo ka shpërndarë ushqim tek disa familje në nevojë. Ky gjest nuk ka kaluar pa u vënë re nga moderatorja Fiori Dardha, e cila ka shkruar disa fjalë speciale për Klodin. “Te gjithe e njohin kampionen e atletikes Klodiana Shalën! 🥇 Kush e…
Teksa Shqipëria është “mbërthyer” nga koronavirusi, ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të mos bashkohet dhe sensibilizohet në këtë situatë. Ai ka publikuar në “Facebook” disa pamje, ku shfaqet një personash i njohur për publikun shqiptar, Lek Plepi. Në pamje, duket Lek Plepi duke komentuar situatën politike në vend. Në vijim të sulmit të tij ndaj kryeministrit Edi Rama, kjo lëvizje e Sali Berishës nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Kampi i refugjatëve në Ritsona, në afërsi të Athinës, do të izolohet totalisht për të paktën për 2 javë, pasi 21 emigrantë janë testuar si pozitivë nga koronavirusi. Këto janë cilësuar si shifra alarmuese, pasi deri tani janë bërë vetëm 60 teste. Rasti i parë mendohet të jetë një grua shtatzënë, e cila pasi lindi fëmijën rezultoi të ishte positive me Covid-19. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se situata po monitorohet me seriozitet dhe se emigrantëve nuk do t’ i mungojnë kushtet dinjitoze dhe ndihma mjekësore.
Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje telefonike për News 24 ka thënë në javën e tretë të prillit do të ketë ulje të rasteve me koronavirus. “Situata po përballohet me përkushtim nga stafi mjekësor. Në javën e tretë pritet të ketë ulje të rasteve me koronavirus”-tha Pipero.
Dashi Sot do kaloni momente shume te lumtura pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni si ne një ëndërr te bukur. Shume gjera kane për te ndryshuar për ju. beqaret do kenë takime interesante dhe shume shpejt do e fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene inkurajuese, megjithatë rekomandohet qe ende te shpenzoni me kujdes dhe maturi. Demi Sot duhet te mbyllni sytë ne disa momente dhe te mos i vini re disa gjeste te partnerit tuaj. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do jete e qëndrueshme. Beqaret do bëjnë shume persona për vete, por me pas nuk…
Mjeku Pëllumb Pipero, cili së fundmi është bërë mjaft i famshëm për shkak të koronvirusit, është kthyer tashmë në një picë. Janë stafi i kuzhinës së “Bella Napoli”, të cilët, mjeshtërisht kanë ndërthurur figurën e Piperos në një picë, ose me saktë kuptimin e emrit të mjekut. Mbi picë, siç e shikoni, duket një pëllumb dhe një spec i kuq, që përfaqëson piperin. Pra, për të gjithë ata shqiptarë që prej ditësh dëgjojnë dhe zbatojnë këshillat e mjekut Pipero, tashmë mund ta kenë edhe në tryezë. Këtë radhë për ta shijuar!