Author: tirana

Bashkia Mat vazhdon shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë dhe vetëm sot kanë përfituar ndihma 160 familje. Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj tha për ATSH se ndihmat nuk janë ndalur edhe në mot të vështirë, pasi vetëm sot janë ndarë 160 pako për familjet në nevojë. “Edhe dje me mot të keq edhe sot nuk na penguan të jemi pranë atyre në nevojë këto ditë. 160 persona/familje janë trajtuar me pako ushqimore. Po ashtu, vazhdon shërbimi edhe në familje që kanë nevojë për asistencë familjare siç janë moshat e treta duke iu dërguar ushqimet në shtëpi”, tha Malaj.…

Read More

Doriana Ruko është një prej infermiereve shqiptare që ka shkuar në Itali për të ndihmuar në luftën për koronavirusin. 28-vjeçarja, ka treguar se nuk e ka pasur fare të vështirë që ta marrë vendimin për të shkruar në Itali pasi e dashuronte atë si vend. “Nuk ishte një zgjedhje e thjeshtë por jo edhe aq e vështirë. Për mua Italia është vendi më i bukur në botë edhe pse jam krenare që jam shqiptare dhe ne shqiptarët jemi kaq krenarë dhe kurajozë. E kam dashur Italinë kur më dha mundësinë të kisha një të ardhme të përshtatshme profesionale dhe e…

Read More

Morena Taraku ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të në formën më të mirë të mundshme. Këngëtarja ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet duke luajtur mbi tavolinë me muzikën në sfond. “Kur Heidi mbush 27 vjeç”, ka shkruar Taraku krah videos duke e krahasuar veten me personazhin e kukullave që shfaqen në televizor. Morena ka treguar se po i shijon maksimalisht ditët e vetizolimit edhe me anë të llogarisë së saj në ‘Tiktok’. Nuk dihet ende se si e ka festuar këngëtarja ditëlindjen, por fansat me siguri janë në pritje të fotove të Morenës.

Read More

Koronavirusi në shumë raste kalon pa shfaqur simptoma, por në një pjesë të mirë të popullsisë ajo sjell komplikime të rënda deri në vdekje. Shkencëtarët tani shpjegojnë mekanizmin e patogjenit në organizëm dhe si sëmundja arrin ta mposhtë rezistencën e sistemit imunitar. Koronavirusi përhapet përmes pikëzave të sekrecioneve që lëshon individi i infektuar përmes teshtimës apo kollës, ose thjesht duke folur. Një studim mbi sekuencën gjenetike të koronavirusit, i botuar në “Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane”, tregon se virusi sulmon qelizat njerëzore me receptorin ACE2. Kjo tregon se këto qeliza të shtresës së jashtme të indit në mushkëri dhe organe…

Read More

Roberti qëndroi i izoluar 14 ditë në konviktet në Prishtinë, pasi mbajti një koncert pak ditë më parë në Amerikë. Këngëtari u shpreh se pas mbërritjes nuk takoi as vajzën e tij për të cilën e kishte marrë shumë malli. Megjithatë nesër do ti nënshtrohet testit të koronavirusit për të parë nëse është pozitiv apo jo. Në një postim në Instagram ai uroi që testi ti dalë negativ duke u shprehur: “Nesër testin, ishalla negativ se kështu boll pozitiv jam.” Këngëtari gjatë deklaratave të mëparshme ka thënë se nuk i frikësohet koronavirusit për shkak se ushqehet shëndetshëm dhe merret me…

Read More

Drerët po përpiqen të përfitojnë sa të munden nga zbrazja e rrugëve në Londër duke hyrë në qytet për t’u ushqyer me barin e kopshteve të vogla para banesave. Ato kanë qenë aty edhe më parë por vendasit thonë se janë shtuar që prej ndalimit të trafikut dhe të këmbësorëve. Punonjësi i bashkisë Dean Zetter, ishte në zonën e Harold Hill kur pa rreth 20 prej tyre të ulura në bar. “Ato ishin ulur në bar. Rezidentët, disa me qentë e tyre i lanë të qeta, dhe qentë nuk i lehnin apo i ngacmonin. Ishte shumë bukur”. Por ato nuk…

Read More

Çdo ditë ka të dhëna të reja nga laboratorët shkencorë që punojnë mbi vaksinën kundër Korona virusit, dhe ndërsa testimet e para për vullnetarët kanë filluar në Kinë dhe SHBA, gjermanët, rusët, izraelitët, kanadezët po kërkojnë gjithashtu një zgjidhje. Ekspertët thonë se për shkak të pandemisë dhe garës midis kompanive farmaceutike, zhvillimi i vaksinave nuk do të zgjasë për shumë vite, siç ndodh zakonisht. RaiNews24 raporton se studiuesit e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin amerikan të Pitsburgut, të koordinuar nga italiani Andrea Gambotto kanë dhënë një lajm të mirë. Sipas tyre, vaksina ka kaluar me sukses fazën e testimit te…

Read More

Në kohën e koronavirusit, gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë? Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona, kujton DW. Tani, shumë vende po ndjekin tani shembullin e saj. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani. Duket se rregulla të tilla nuk shërbejnë aq shumë për të mbrojtur…

Read More

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli duket se mbylljen në karantinë po e kalon duke shijuar filmat më të fundit të kinemase. Së fundmi, Pacolli ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale se ka parë filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”. Pa komplekse, Pacolli është shprehur se është përlotur nga filmi dhe ia sugjeron të gjithëve që ta shohin pasi jep një mesazh shumë të rëndëishëm: kurrë mos e humb shpresën.

Read More

-Deputeti demokrat Myslym Murrizi nuk pranon që të heqë dorë nga gjysma e pagës për ta vënë në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat nga situata që ka krijuar COVID-19 në Shqipëri. Ai shprehet se nuk është dakord, pasi jo të gjithë janë përfitues tenderash dhe jo të gjithë i kanë të gjithë pjesëtarët e familjeve drejtorë në çdo cep të administratës duke sulmuar indirekt shumicën. “Nuk jam fare dakort per pagen se nuk jemi te gjithe perfitues tenderash dhe jo te gjithe i kemi te gjithe pjestaret e familjeve drejtora ne çdo cep te administrates ku ka per…

Read More

Dashi: Prilli vjen me lajme të gëzuara. Jo ndonjë mrekulli, por në krahasim me pasigurinë e fillimit të vitit, ka diçka më shumë. Ndoshta, më në fund ka ardhur momenti të tregoni se sa vleni. Nëse keni bërë sa duhet gjatë muajve të fundit, do t’ju caktohet një detyrë e re ose një rikonfirmim. Kush punon si vartës, sigurisht që s’do të ketë çekuilibrime të mëdha, por që nga fundi i vitit të kaluar po vë re ndryshime të përditshme. Ndoshta keni ndryshuar rol, grup ose shefa. Por durimi, në disa raste, është në kufi. Është e qartë që në…

Read More