Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku edhe ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend. I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu, nëse “falja” e qerave do të nxiste një konflikt mes njerëzve në vend. Rama u shpreh se diçka e tillë nuk do të ndodhë pasi shqiptarët janë solidarë, ndërsa “rebelët” do të paguajnë për gabimet e tyre. PJESË NGA EMISIONI: Blendi Fevziu: A rrezikon në përplasje sociale? Shkon ai kërkon qiranë ai, ai thotë s’ta jap se më ka thënë kryeministri, pastaj shkon ai merr kallashin e pistoletën që si kanë dorëzuar…
Author: tirana
10 shqiptarë janë bllokuar prej 24 orësh në doganën e Qafë Thanës, në tentativë për t’u kthyer në atdhe. Ata janë barinj që qëndrojnë dhe punojnë me sezon në malet e Maqedonisë, por teksa janë nisur për t’u kthyer në Shqipëri, e kanë gjetur derën e mbyllur. Shkak është bërë situata nga pandemia e koronavirusit. Vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë shqiptar nuk do të lejohet të kthehet, pasi vendi ndodhet në izolim total. Dhjetra të tjerë janë bllokuar në doganën e Kakavijës si dhe në atë me Malin e Zi. Barinjtë në doganën e Qafë Thanës janë…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sekjo thotë se të gjitha bankat e nivelit të dytë kanë pranuar marrëveshjen që BSH ka firmosur me Qeverinë për shtyrjen e kësteve të kredive për qytetarët dhe bizneset në nevojë. “Nëpërmejt një marrëveshje që kemi bërë me qeverinë, bankat e kanë marrë seriozisht këtë proces dhe po punojnë me qytetarët. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm ditor me drejtuesit e bankave dhe normalisht ky veprim i ndihmon dhe vetë bankat. Se nëse ata do jenë në vështirësi nuk do paguajnë këstet e kredisë, do të ketë vështirësi në portofolin e bankës”, u shpreh…
Qiraja nuk do të falet, por do të shtyhet për t’u shlyer pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bizneset e vogla që janë mbyllur për shkak të situatës së luftës, familjet, por edhe studentët që jetojnë me qira nuk do ta paguajnë deri në fund të kësaj situate. Në rast presioni, Rama paralajmëroi se qiradhënësi do të gjobitet sa pesëfishi i vlerës përkatëse! Rama tha se në këtë normë hyjnë të gjithë ata që kanë një biznes të vogël dhe të gjithëve këtyre do tu mundësohet me hir apo pahir që të…
Nga Enver Robelli 1.Steam. Platformë e lojërave në internet. Në shkurt kishte 19 milionë lojtarë, në mars 23 milionë 2.Remdesivir. Ilaç kundër viruseve 3.Firmat për prodhimin e rrobave mbrojtëse: Lakeland, Alpha Pro Tech, Hartmann Gruppe 4.Dräger. Prodhues gjerman i respiratorëve 5.Romani “Murtaja” i Albert Camus (Kamy). Në fillim të marsit kjo vepër ishte në listat e bestsellerëve në Itali dhe Francë, tani edhe në Gjermani, ku po shtypen edicioni i 90-të 6.Firmat që prodhojnë letër tualeti 7.Këngët “I Will Survive” i Gloria Gaynor nga viti 1978. “You’ll Never Walk Alone” nga Gerry & The Pacemakers. “Imagine” i John Lennon 8.Për…
Historia e mëposhtme nga Ihsan Fekih tregon se rruga për në pushtet ashtu si ajo e mbijetesës, është e mbushur me hipokrizi e manipulime. Një hebre i Rusisë merr lejen e shpërnguljes nga Rusia për në Izrael. Në kufi, policët rusë i kontrollojnë bagazhet dhe i gjejnë një bust të Leninit dhe e pyesin: “Çfarë është kjo?”. Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë hebreu dhe vazhdon: “Ky është Lenini, themeluesi i socializmit, i cili i ka sjellë mirëqenien popullit rus. Po e marr me vete si kujtim për kohët e begata që kam kaluar.”…
Neurokirurgu i mirënjohur Mentor Petrela thotë se për Shqipërinë, mënyra e vetme për të frenuar përhapjen në masë të koronavirusit, ishte karantinimi. Petrela tha në një intervistë për “Ora News” se nga java e ardhshme, Ministria e Shëndetësisë duhet të nisë me lehtësimin e masave për të bërë të mundur edhe kthimin e kirurgjive, tashmë që Spitali Shefqet Ndroqi i është dedikuar tërësisht pacientëve me Covid-12. “Shqipëria nuk i ka konditat që të bëjë politikën e Suedisë. Suedia është ndër vendet e para në botë për prodhimin e respiratorëve. Pra Shqipëria nuk i ka ato mundësi, dhe zgjedhja e karantimit…
Një 33-vjeçare nga Durrësi ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit. Gruaja e re, nënë dy fëmijësh, ishte paraqitur një ditë më parë në urgjencë dhe pasditen e sotme ka marrë rezultatin e testit. Edhe i shoqi, sipas burimeve spitalore, ka patur shqetësime të ngjashme para 10 ditësh dhe dyshohet se ai mund të ketë qenë burimi. Pritet që epidemiologët të vazhdojnë më tej gjurmimin e kontakteve të së infektuarës dhe kryerjen e tamponit për familjarët. Mëngjesin e së enjtes një 78-vjeçar nga Durrësi humbi jetën nga CoVid 19 duke e çuar në 3 numrin e viktimave nga rrethi bregdetar që ka…
Në një lidhje në Skype, për programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte pediatria Lira Gjika. Ajo u shpreh se kjo situatë e krijuar si pasojë e virusit është mjaft e vështirë, sidomos për fëmijët. Fëmijët për moshën që kanë duan të dalin jashtë dhe të kryejnë aktivitet fizik dhe lojëra të ndryshme. Prandaj Gjika tregon se prindërit duhet të merren më aktivitet me fëmijët në shtëpi dhe jo vetëm ti lënë para mjeteve elektronike. Lira Gjika: Është një situatë që është e veshtirë dhe ata që vuajnë më shumë janë fëmijët sepse janë të kufizuar. Kufizimi fizik i…
Prej kohësh reperja e njohur, Rina Balaj ka treguar se është në një lidhje dashurie me SinBoy. Ajo ka ndarë me ndjekësit momentet më pikante pranë tij dhe ka zbuluar se tashmë bashkëjetojnë bashkë. Përveç këtyre detajeve, Rina ka publikuar pak më parë një foto ku ka treguar se si dëshiron të duket në ditën e saj të dasmës. “Nëse nuk dukem kështu kur të martohem, atëherë nuk do martohem”, ka shkruar Balaj krah postimit të fundit në ‘Instastory’. Nuk dihet nëse martesa është në planet e afërta të Rinës, megjithatë pak kohë më parë në një lidhje direkte me…
Ish-kryeministri Sali Berisha hedh akuza të forta ndaj Qeverisë, kryeministrit Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu, në lidhje me menaxhimin e situatës së koronavirusit. Në një lidhje direkte për Abc Neës, Berisha u shpreh se në Shqiopëri nuk ka 277 të prekur me koronavirus, por sipas tij të prekurit janë 10 herë më tepër dhe të vdekurit po ashtu 10-15 herë më shumë.“Shifrat e të infektuarëve janë 10 herë më shumë. Shifrat e të vdekurve janë 10-15 herë më shumë. Në Has sot është një lagje e gjitha e sëmurë. Njëra erdhi në Tiranë, kurse dy të tjerë u varrosën. Të…
Zv.kryeministri Erion Braçe feston sot ditëlindjen e 48-të dhe nëpërmjet një shkrimi ka “refelektuar thellë” për mënyrën e menaxhimit të shtetit dhe politikat ekonomike. Braçe shkruan se nga prilli i vjetshëm e deri në këtë prill, dy tërmetet dhe koronavirusi e kanë ndryshuar shumë dhe e kanë bërë që të mendojë se ka ardhur koha që të demokratizohet ekonomia.“Per ideologji e shoqni-klientelizem ne fakt, na kane shtyre te besojme se kete vend e mbajne TePasurit; Poor, TePasurit thirren me te shpejte SHTETIN ne rastin me te pare, nderkohe vendit po i dalin zot njerezit e zakonshem; Punetoret e shendetesise, punetoret…