Finalizohet operacioni policor i koduar “Uznova”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me DVP-në. Operacioni, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, si dhe për parandalimin e vjedhjeve të banesave. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të tre të dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen dy armë zjarri, 860 fishekë luftarak, sende të vjedhura dhe një shumë parash. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, krahas angazhimit maksimal për zbatimin dhe monitorimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për garantimin e rendit e…
Author: tirana
Një shpërndarës kokaine në Vlorë ka përfunuduar në prangat e Policisë ditën e sotme. Në automjet atij ju gjetën 45 doza kokainë teksa ju sekuestrua mjeti dhe aparati celular. I arrestuari M.B, shpërndante kokainë në sasi të vogla teksa u kap nga Policia në rrugën kryesore të Bulevardit ”Ismail Qemali” në qytetin bregdetar NJOFTIMI NGA POLICIA Vlorë Finalizohet operacioni antidrogë “Porcion”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë. Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën…
Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm që janë prekur nga Covid-19 në botë.Rasti më i fundit është aktorja kolumbiane Danna Garcia, e njohur në Shqipëri për rolin e Normës te seriali ‘Pasione të fshehta’. Mediat latine shkruajnë se aktorja është infektuar me koronavirus, pasi përgjigjet e analizave të saj kanë dal pozitiv. Ndërkohë gjendja e saj shëndetësore është e mirë, pasi, Danna tashmë ka dal nga spitali.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, i ka kthyer përgjigje Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila një ditë më i kërkoi falje Italisë në emër të BE, për faktin që nuk i kishin ofruar ndihmë në këto momente të vështira të përballjes me koronavirusin. Von der Leyen kërkonte falje në median prestigjioze italiane “La Reppublica”, ku thoshte se “Tani BE është me ju”, ndërsa në po të njëjtën gazetë i përgjigjet edhe Conte, me një mesazh të fortë që nis me fjalët “E dashur Ursula, dëgjoj ide jo të denja nga Evropa”. Më tej, kryeministri italian falënderon…
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta. Por pjesa e dytë e ditës sjellë shtim të vranësirave fillimisht në jug dhe gradualisht shtrihen në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta në zonat malore. Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjesit, por rritje të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore -1°C në zonat malore deri në 18°C në ultësirën perëndimore. Era do fryjë e lehte me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Veri-perëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Në këto ditë të vështira për të gjithë, teksa në luftë jemi me një armik të padukshëm, kryeministri i vendit e ka nisur shpesh ditën me fjalë të shenjta. Ashtu ka bërë edhe sot. Rama ka zgjedhur fjalët e profetit Muhamed këtë mëngjes, ku thuhet: “Nuk ka gjë që peshon më shumë në peshoren e besimtarit në ditën e Qametit, sesa sjellja e mirë”.
Ka hyrë në fuqi akti normativ për shtyrjen e qirave të privatit ku përfshihen në këtë rast biznesi dhe banesat. Ku për shtyrjen e kësaj qiraje duhet të jetë një kontratë dypalëshe formale për të mundësuar këtë dhe në këto kategori përfshihen bizneset me aktivitet ekonomik dhe qiramarrësit për banesa. Shtyrja do të jetë për muajt prill dhe maj por qiratë nuk do të falen. Ato do të paguhen në proporcion dhe me një marrëveshje me qiradhënësit pas muajit maj.
Është zbardhur në Fletoren Zyrtare duke hyrë menjëherë në fuqi Akti Normativ i qeverisë për shtyrjen e pagesës së qirave për shkak të vështirësive financiare që shkaktoi koronavirusi. Akti Normativ fokusohet tek tre kategori qiramarrësish: Familjarët që kanë humbur punën nga koronavirusi; bizneset e vogla dhe studentët. Sipas Aktit Normativ, ata nuk do ta paguajnë qiranë për muajt prill dhe maj por duhet të bien dakord me qiradhënësit që pjesa e pashlyer të paguhet me këste gjatë muajve pas majit. Kushti kryesor është që mes palëve të ketë një kontratë qiraje.
Presidenti i “Balfin Group” Samir Mane, duke folur për krizën globale të shkaktuar nga koronavirus, tha në “Opinion” se Shqipëria po kalon ditët më të këqija, të paktën që nga koha që ai mban mend. Ndërsa tha se po synon të paguajë të 4200 punonjësit që grupi I tij ka në Shqipëri, Mane tha se situate është problematike edhe për bizneset e mëdha. Sipas Manes, një biznes në Shqipëri varësisht tipologjisë mund të mbijetojë nga 1 deri në 4 apo 5 muaj, ndërsa deklaroi se mbyllja 1 mujore e biznesit kërkon një periudhë 18 mujore rekuperimi. Duke ju referuar bizneseve…
Konfirmohen edhe 12 raste të reja me koronavirus në Shkodër. Në total në Tiranë ishin dërguar për analiza 15 teste, nga të cilat 12 kanë rezultuar pozitive për koronavirusin. Mësohet se pjesa më e madhe e tyre janë pjesëtarë të një familje.
Kryeministri Edi Rama ka qënë në një lidhje live me emisionin “Opinion”, ku edhe ka folur lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit. Por jo gjithçka ka shkuar vaj, pasi në një moment Rama ka nuk ka mundur ta dëgjojmë më moderatorin e emisionit Blendi Fevziu. Të gjithë mendonim se Rama ishte i vetëm në zyrë për të shmangur edhe një infektim të mundshëm . Por me të në zyrë ishte Anjeza Maja, e cila në një moment i është afruar për t’i rregulluar celularin. Siç duket edhe nga pamjet, ajo nuk mbajti distancë me…
Pavarësisht masave kufizuese për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, disa biznese lejohen që të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar. Rama tha se asgjë tjetër nuk do të lejohet hapur përveç bizneseve që prodhojnë deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme. “Asgjë nuk do lejohet hapur, vetëm aktivitet prodhuse nuk janë ndalur asnjë ditë dhe nuk do të ndalohen” Ky është një shah, lëviz armiku, lëviz ti, është i padukshëm. Ne kemi marrë përsipër mbrojtjen e menjëhershme të pensionistëve, familjet me ndihmë ekonomike,” tha Rama.