Ish-ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli duket se mbylljen në karantinë po e kalon duke shijuar filmat më të fundit të kinemase. Së fundmi, Pacolli ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale se ka parë filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”.
Pa komplekse, Pacolli është shprehur se është përlotur nga filmi dhe ia sugjeron të gjithëve që ta shohin pasi jep një mesazh shumë të rëndëishëm: kurrë mos e humb shpresën.

