Author: tirana

Ambientalisti Sazan Guri është i njohur për debatet dhe batutat e tij pikante. Me anë të një postimi në Facebook, Sazan Guri ka zbuluar detaje nga jeta e tij intime me bashkëshorten. “Nuk besoj se 85 vjec do lag pantallonat, se jam vegjetarian…”- shkruan ndër të tjera ambientalisti. Postimi i plotë i Gurit: Me pyet dikush se sa vjec je, i them qe: jam 18 vjec se kam patente; jam 23 sepse kam diplome, biles tre; jam 25 vjec se kam pune, biles dy, edhe kerkimor shkencor edhe pedagog; jam 30 vjec se kam familje, biles dy, edhe timen edhe…

Read More

Koronavirusi i ri, COVID-19 ka infektuar deri tani 961,725 shtetas në të gjithë botën, ka vrarë 49,165 njerëz dhe të shëruar mësohet se janë 203,190 njerëz. Shkencëtarët kanë deklaruar se pandemia e COVID-19 mund të jetë nën kontroll në fund të muajit prill. “Në çdo vend që merr masa agresive dhe efektive, besoj se pandemia mund të vihet nën kontroll. Vlerësimi im është rreth fundit të prillit”, tha Zhong Nanshan. “Pas fundit të prillit, askush nuk mund të thotë me siguri nëse do të ketë një shpërthim tjetër të virusit pranverën e ardhshme ose nëse ai do të zhduket me…

Read More

Sipas Sali Berishës, disa mësues denoncuan se u është njoftuar mbajtja e gjysmës së rrogës nga shteti, në kuadrin e masave të qeverisë për përballimin e situatës me koronavirusin. Si Berisha tha se po denonconte një “skandal të qeverisë që përmes një vendimi të pabërë publik u ka hequr në mënyrë abuzive mësueve gjysëmn e pagës.” Por këtë pretendim të ish-kryeministrit e hodhi poshtë drejtoria për komunikim e Kryeministrisë e cila konfirmoi se nuk ekziston një vendim i tillë. Ky “lajm” i Berishës pas konfirmimit nga qeveria rezulton se është i pavërtetë, pasi nuk ka një vendim të tillë.

Read More

Shqipëria numëron sot 277 raste totale me koronavirus, ndërkohë 76 persona ia kanë dalë të shërohen. Mes tyre është edhe kjo e moshuar, e cila doli sot nga spitali Infektiv në QSUT nën kujdesin e infermiereve, të cilat ia dorëzuan familjarëve të saj. “Urime, është e shëruar!”, i tha njëra prej infermiereve familjarëve teksa i dorëzonte të afërmen e tyre. Abcnews ka publikuar fotot e momenteve emocionuese nga rrugica para spitalit Infektiv në Tiranë.Pasi morën të afërmen e tyre, ata u larguan me makinë nga ambientet e QSUT-së.

Read More

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar përmes një letre kreut të qeverisë në detyrë e shefit të LVV, Albin Kurti nga i cili ka kërkuar që të propozojë kandidatin e ri që të mandatohet për kryeministër. Në këtë letër, Thaçi e njofton Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, derisa, thotë se subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër. Përveç kësaj letre, Thaçi i ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit, duke e falënderuar për dy letrat…

Read More

Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 200 mijë. Sipas faqes në web “Worldometer” që përpilon të dhënat rreth rasteve me COVID-19 në mbarë botën, deri më tani gjithsej 200 317 persona janë shëruar nga koronavirusi. Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, saktësisht 76 408 persona. Pas Kinës vijojnë Spanja me 26 743, Gjermania me 19 174, Italia me 16 847, Irani me 15 473, Franca me 10 935 dhe SHBA 8 878 persona.

Read More

60 shqiptarët të cilët janë bllokuar në zonën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë në Kakavijë kanë gjetur mënyrën për të protestuar. Ata kanë bllokuar rrugën për kamionët e mallrave dhe paralajmërojnë se nuk do e hapin derisa të zgjidhet problemi i tyre. Në Pikën Kufitare të Kakavijës shqiptarët vinin nga Greqia dhe tashmë janë bllokuar. Pala shqiptare nuk i lejon në Shqipëri për shkak të mbylljes së kufijve kurse Greqia për shkak të masave kufizuese. Por ata janë pa bukë, pa para dhe pa ndihmë prej orësh të tëra në një zonë pa shtet.

Read More

Vjen sasia e parë e respiratorëve të rinj, financim i qeverisë shqiptare për forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatës së COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, ku janë dyfishuar kapacitetet me respiratorë.“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën…

Read More

Bill Gates bashkëthemelues i Microsoft-it ka dhënë tre hapa se si bota mund të fitojë luftën me koronavirus. “Nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara humbën mundësinë për të marrë nën kontroll koronavirusin. Por dritarja për të marrë vendime të rëndësishme, ende nuk është mbyllur. Zgjedhjet që ne dhe udhëheqësit tanë i bëjmë tani do të kenë, një ndikim të madh në shumë aspekte të rëndësishme për botën. Si fillim në rënien e numrit të infektimeve të reja, numrin e viktimave, në ekonomi, apo edhe në përcaktimin se edhe sa gjatë amerikanët do të qëndrojnë të izoluar. Përmes punës sime…

Read More

Dy biznesmenët shqiptarë, në Gjermani e Zvicër, kanë marrë përsipër të ofrojnë ushqim dhe strehim për të gjithë personelin mjekësor që janë ofruar të kurojnë pacientët e infektuar me Covid-19. “Albinfo.ch”, shkruan se, Bedri Idrizi, menaxheri i një restoranti në Gjermani, ka shpërndarë ushqim falas për stafin e shërbimeve shëndetësore, në shenjë falenderimi për kontributin e tyre për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid-19. Gjithashtu, Idrizi, së bashku me stafin e tij, po ndihmojnë dhe grupe të moshuarish, duke u dërguar ilaçe dhe ushqime. Ai menaxhon restorantin “Dolce Vita” në Schwedt Oder të Gjermanisë, dhe shqiptari nga Tetova ka…

Read More

Një burrë 66-vjeçar nga Fieri ka fituar betejën me koronavirusin duke e çuar në 76 numrin total të të shëruarve në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mesazhin e pacientit të shëruar që doli sot nga spitali i Infektivit. “Më duket sikur kam lindur për së dyti”, thotë Kastrioti që do ti bashkohet familjes pas 21 ditësh qëndrimi në spital. Në fjalën e tij, falenderoi mjekët dhe stafin shëndetësor që e ndihmuan të fitojë betejën e Covid-19. 66-vjeçari kishte sëmundje shoqëruse, vuante nga diabeti, hipertensioni dhe kishte gjendje post infarkti të miokardit.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot vendimin me te ri te marre ne kete fushate emergjence nga koronavirusi. Sipas kreut te qeverise, do te ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve te vogla dhe familjareve te rregjistruar ne pune qe e kane ndaluar punen per shkak te luftes. “Qiradhenesit do te ndalohet t’u kerkojne pagesen mujore ketyre subjekteve ose dote penalizohen me gjobe sa pesefishi i vleres se qirase perkatese”- thekson Rama. Postimi i Rames 🔴 ME AKTIN NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA DO TË NDALOHEN PAGESAT E QERAVE NGA ANA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE FAMILJARËVE TË REGJISTRUAR…

Read More