Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu: Rrisim kapacitetet

15:22 / April 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b2232889 59a6 45de af3a fba2e71d2616 696x488 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vjen sasia e parë e respiratorëve të rinj, financim i qeverisë shqiptare për forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatës së COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, ku janë dyfishuar kapacitetet me respiratorë.“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me rradhë, sipas porosive”, u shpreh Manastirliu.

Dr. Alma Cami, shefe e shërbimit të Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe stafi i mjekëve dhe infermierëve vlerësuan mbështetjen e Ministrisë për shtimin e respiratorëve.
“Ishte më se e nevojshme kjo mbështetje nga ana juaj do të jetë në shpëtim të jetës së qytetarëve dhe në shërimin e tyre natyrisht. Ne do të jemi suporti i spitalit infektiv, të cilët janë të parët dhe kanë dhënë kontribut maksimal. Ne jemi mbështetje sekondare për zgjidhjen e rasteve që do të vinë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh dr. Cami nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19, e cila ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohen 81 pacientë me COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.