Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Thyen arrestin shtëpiak dhe shkon tek dentisti, rikthehet sërish në burg pas fotos që i bën qytetari

17:58 / April 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një foto e dërguar në komisariatin “Dixhital”, duke njoftuar se një person i sapoliruar nga burgu dhe që ishte detyruar nga gjykata të qëndronte në “arrest shtëpie”, ka dalë nga banesa dhe shëtit i lirë rrugëve të Tiranës.

Bëhej fjalë për Elton Pilincin, akuzuar për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” në dëm të Marius Ramushi dhe akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.

Pilinci kishte vetëm pak muaj që ishte liruar masa e “arrestit në burg”, por mesa duket qëndrimin në shtëpi nuk e ka duruar dhe ka vendosur të dalë prej saj, duke shkuar tek dentisti. Por teksa ndodhej jashtë shtëpisë, Elton Pilinci është fotografuar nga një person, i cili më pas foton ia ka përcjellë komisariatit “Dixhital” në Tiranë, duke vënë në zbatim shërbimet e policisë së Shtetit, raporton shqiptarja.com.

Në banesën e Pelincin menjëherë kanë shkuar dy efektivë të policisë së Kamzës, ku fillimisht nuk kanë gjetur asnjë person. Pasi kanë shkuar për herë të dytë, policët kanë konstatuar nënën e Pilincit, e cila i ka pohuar se djali ndodhej tek dentisti në Tiranë.

Elton Pilinci, është arrestuar më pas nga forcat e policisë në qendër të Institutit Bujqësor, për akuzën e “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. 

Largimin nga banesa ku duhet të qëndronte me “arrest shtëpie”, Pilinçi e ka pranuar përballë gjykatës së Tiranës, ku ka shfaqur dhe pendesë. Në fund të procesit gjyqësor Elton Pilinci është dënuar me 7 muaj burgim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.