Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Po bën analiza për COVID-19/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Spitalit Amerikan

19:42 / April 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina koronavirus 1100x620 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Spitalit Amerikan për shkak të analizave që ky subjekt privat po kryen për COVID-19. Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, konfirmoi për “Vizion Plus” se Policia e Shtetit ka bërë një kallzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu behen qytetarëve shqiptare me testet, në kushtet e pandemise. Mësohet se Prokuroria e Tiranës do të hetojë subjektin privat, Spitali Amerikan, sipas nenit 267 të Kodit Penal për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik si dhe bazuar ne nenin 174 të Kodit Penal për kontrabande me mallra të tjera. Organi i akuzës do të hedhë shortin për të caktuar se cili prokuror do të hetojë këtë skandal korruptiv.

Spitali Amerikan prej ditësh ka nisur të kryejë analiza për koronavirusin. Zyrtarisht ky test kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik, analizë që bëhet përmes tamponeve nazo-faringial dhe jo përmes gjakut. ISHP ka ekskluzivitetin në Shqipëri për të kryer këtë lloj analize pasi duhet certifikimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Asnjë spital privat në Shqipëri nuk është certifikuar nga OBSH për këtë lloj analize. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi të gjithë qytetaret, se analizat për  COVID-19, nuk mund të kryhen nga asnjë spital apo laborator privat në Shqipëri. Në një reagim të saj Agjencia Kombëtare e Barnave saktësoi se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikate regjistrimi për diagnostifikimin e koronavirusit.

Më heret, shefja e Gjurmimit Epidemiologjik, Eugena Tomini konfirmoi për “Vizion Plus” se kjo analizë kryhet vetëm në ISHP. “Asnjë laborator tjetër privat nuk e ka mundësinë për të konfirmuar një rast të dyshuar si rast i konfirmuar nga ana e testimit laboratorik. Pra, e ritheksoj, laboratori i virologjisë ka ekskluzivitetin për të dhënë diagnozën konfirmuese” tha Eugena Tomini, drejtuese e gjurmimit epidemiologjik, ISHP. Në këto kushte, Spitali Amerikan po kryen analiza të pakonfirmuara nga OBSH dhe nga instancat shtetërore, e mbi të gjitha që këto analiza nuk kanë rezultat dhe nuk tregojnë asgjë. Në këto kushte Spitali Amerikan ka shfrytëzuar panikun dhe frikën e qytetarëve duke shpikur një analizë që kushton sa një pagë mujore mesatare në Shqipëri për të zhvatur para nga qytetarët. Marrë nga Vizion Plus

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fier/ Gjendet i vdekur në kasolle një 73-vjeçar në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës

19:01 / August 20, 2026

U plagos sot në Shkodër pranë shtëpisë së tij/ Kush është Vladimir Bruçi, u dhunua dy vite më parë nga 6 persona për një vend parkimi

17:59 / August 20, 2026

“Bilanc lufte” te Trauma: Çdo ditë, 250 persona përfundojnë spital

16:19 / August 20, 2026

Plagoset 45-vjeçari në Delvinë, dyshohet se u godit me sëpatë

14:02 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.