“Mirëmbrëma z. Kryetari i Bashkisë

Unë që po ju shkruaj punoj në spital dhe do të doja tju tregoja një ditë tipike të kësaj situate të jashtëzakonshme. Nuk dua tju flas me shira dhe statistika as për dekretet dhe kufizimet.

Sa bukur të quhemi engjëj, por kush e di nëse jemi vërtet.

Është një mëngjes i një dite të shune. Më në fund një ditë pushimi pas një jave me shumë punë. Më në fund mund t’i kushtohem familjes. Sapo jam zgjuar dhe më thërrasin sërish në punë. Spitali ka nevojë. Teksa mbërrij në spital, në korridore shoh fytyra të njohura port ë lodhura, koleg që kanë 12 orë që punojnë papushim. Të gjithë të raskapitur. Futem në dhomë për tu veshur. Veshja është kohë e gjatë, duhet më kujdes dhe pa gabime ndryshe mund të infektohem. Futem në pavion dhe drejtohem te shtrati I njërës prej pacienteve. Edhe pse e intubuar ajo është e ndërgjegjshme, e kthjellët dhe e orientuar në kohë dhe hapësirë, por mbi të gjitha ajo e di që do të vdesë. E percepton vdekjen dhe e ndjen.

Ajo ka ditë që nuk ka future gjë në gojë. Eshtë edhe e sëmurë me diabet. Pamja e saj lutëse më vret.

Ulem pranë saj për kë shkëmbyer ca fjalë.

“Kam katër fëmijë. Janë të mëdhenjë. Nuk kam frikë nga vdekja, thjesht nuk do të doja të vuaja. Një ditë më erdhi për të më vizituar një prej fëmijëve por nuk e lejuan të vinte këtu. Nuk mund të shoh më nipërit, mbesat, nuset dhe askënd. Unë këtu, ata në shtëpi”.

E pyes nëse I ka telefonuar. Më thotë “Po, por nuk është e njëjta gjë.”

Pasi hyn mjeku zonjës i bie zilja e telefonit. Është djali i saj. Pacientja I thotë se në sallë është mjeku dhe ia kalon telefonin atij. Mjeku i tregon djalit të zonjës se si është situate e nënës së tij. “Gjendja është kritike’- i thotë mjeku.

Nga ana tjetër djali pyet mjekun nëse mundet të vij për ta parë dhe përshëndetur, qoftë edhe për pak çaste. Përgjigja është jo.

Ndërsa mjeku largohet nga dhoma zonja qan me dëshpërim. Ndërsa ishte ende në telefon me të birin, ishte djali që qante në anën tjetër.

Flas në telefon me djalin e zonjës. I them të bëhen të katër fëmijët bashkë pas rreth një ore dhe I them se do ti mundësojë një lidhje video me nënë e tyre.

Një orë kalon shpejt.

Bie zilja e telefonit. Hap thirrjen video dhe ata janë mbledhur të gjithë.

Zonja që nuk e priste duket e lumtur. Nga ana tjetër e telefonit flasin thuajse të gjithë njeherësh. I thonë nënës se e duan shumë. Dëgjohen edhe të qara. Thirrja zgjat rreth gjysmë ore. Përshëndetja është e papërshkrueshme. Zemrat janë të coptuara. Të gjithë kuptojnë gjithçka.

Zonja e sëmurë më merr dorën time në dorën e saj dhe më thotë “Faleminderit”. Paskësaj ajo ‘fiket’. Nuk mund të qëndroj në këmbë dhe dal me nxitim. Pas meje hyjnë të tjerët që do merren me trupin dhe dezinfektimin.

Vdiq e vetme, fare e vetme.

Agjensia e varrimit erdhi për të marrë trupin e për ta çuar në morg.

Kthehem në shtëpi dhe hap Facebook-un. Ankesa kudo. Ju kanë mohuar lirinë, fëmija nuk mund të shkojë më në park, qeni është mërzitur. Sa injorancë, sa pak probleme kanë njerëzit, por për një gjë ne jemi akoma me fat: edhe neve na janë mohuar shumë gjëra, duhet të bëjmë edhe sakrifica, por së paku kemi akoma dinjitet, një e drejtë që Covid-19 ju ka hequr shumë njerëzve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here