Në emisionin “Shqipëria live” ditën e sotme në një lidhje ‘Skype’ ishte ish-banori i ‘Big Brother’, Petrit Bylykbashi. Petriti para katër ditësh ka mësuar që është i infektuar me koronavirus, mirëpo simptomat e sëmundjes i kanë nisur para 11 ditësh. Gjatë fjalës së tij, Petriti, u shpreh se ndihet mirë dhe të gjithë këtë situatë e ka marrë me shumë sportivitet. “Kam katër ditë që kam rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa simptomat është dita e 11 që i kam. Kam pasur dhembje, kollë e thatë, shtrëngim në gjoks. Por unë s’kam pasur ethe, në asnjë moment. Dhimbjet 10 minuta më…
Author: tirana
Ministri i kabinetit Rama, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është futur në karantinim pasi është kthyer nga Italia. Cakaj u fotografua pa asnjë masë mbrojtëse, ndryshe nga pjesa tjetër. Siç duket urdhri i qeverisë se kush vjen nga jashtë do të futet në karantinë nuk vlen vetëm për qytetarët e thjeshtë, por edhe zyrtarët e lartë të shtetit përfshirë edhe ministrin.
272 persona të infektuar me koronavirus janë arrestuar në Itali pasi nuk i kanë zbatuar masat e qeverisë për të qëndruar në karantinë. Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se karabinierët i kanë ndaluar këta qytetarë teksa shkonin në supermarket apo teksa shëtisnin qentë. Qytetarët që thyejnë karantinën në Itali dënohen nga 1 deri në 4 vjet burg. Ndërkohë mijëra të tjerë janë gjobitur deri në 3 mijë euro. Nga të dhënat e publikuara nga ministria shihet se 27 marsi ishte dita me më shumë shkelje. Fatmirësisht pas kësaj date shkeljet e karantinës u pakësuan. Mediat italiane shkruajnë se…
Dashi Gjatë kësaj dite lodhja do të ndihet kudo. Dashuria do të jetë protagoniste e ditës, ndërkohë që ky do të jetë një moment i mirë për ndjenjat. Në punë, shtyjini për më vonë gjërat e rëndësishme. Demi Prilli do të nisë për ju në mënyrë shumë të rëndësishme për ndjenjat. Dielli do të hyjë në shenjën tuaj dhe çdo gjë do të jetë më e lehtë. Puna do të ecë mirë. Disa probleme në shtëpi, do mund të zgjidhen. Binjakët Dashuria do të ecë më së miri gjatë kësaj të mërkure, ku do të keni dëshirë për të zyrtarizuar…
Në datën 1 prill, të gjitha bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milion lekë dhe që janë mbyllur me vendim qeverie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, mund të aplikojnë për të marë ndihmën financiare prej 26 mijë lekësh. Drejtorja e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka sqaruar se ndihma financiare do të jetë për periudhën prill-qershor dhe do të shpërndahet për personat e punësuar apo të vetëpunësuar. Nga të dhënat rezultojnë se nga kjo ndihmë do të përfitojnë mbi 60 mijë persona. “Ndihma ekonomike nis që nga data 1 prill, pasi një pjesë e aktiviteteve kanë ushtruar aktivitet gjatë marsit…
Zyrtarisht asnjë spital privat në Shqipëri nuk mund të kryejë analiza për diagnostifikimin e COVID-19, pasi i vetmi laborator i certifikuar deri më tani për të bërë analizën që zbulon nëse je i prekur apo jo me koronavirus është në Institutin e Shëndetit Publik. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deklaroi sot se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikatë regjistrimi për reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19 për subjektet private. Pra, kjo agjenci thotë se nuk i ka dhënë leje asnjë spitali privat për të kryer analizat. Megjithatë, në Shqipëri ka spitale private që…
Një lajm shumë i mirë vjen nga Kina. Pesë pacientë me koronavirus në gjendje kritike në Kinë janë shëruar për 12 ditë. Ata u trajtuan me gjakun e pacientëve të shëruar. Tre prej tyre kanë dalë nga spitali ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. Mjeku që drejtonte trajtimin besoi se këto raste të suksesshme sjellin shpresë për më shumë pacientë të infektuar. Pacientët u trajtuan me gjakun e pacientëve të shëruar. Plazma e gjakut nga pacientët e kuruar përmban antitrupa që u krijuan qëllimisht nga sistemet e tyre imune për të luftuar virusin, COVID-19. Shkencëtarët besojnë se kjo…
Autoritetet në Britaninë e Madhe njoftuan sot se numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 1 415, me 180 të vdekur të njoftuar në 24 orët e fundit duke duke vlerësuar se përhapja e sëmundjes mund të ngadalësohet. “Në Britaninë e Madhe, ne mund të shohim disa shenja të hershme të ngadalësimit të disa indikatorëve”, theksoi për BBC dhe Radio 4, Neil Ferguson, një epidemiolog në “Imperial College” në Londër. “Por ne shohim numrin e madh të shtruarve të rinj në spital sot, kjo duket se po ngadalësohet pak tani. Ende nuk është arritur aty ku duhet pasi…
Modelja shqiptare Angela Martini di si të rrëmbejë vëmendjen edhe në këto ditë izolimi, nën pandeminë e koronavirusit. Me dekoltenë hapur dhe tepër sensual, Angela Martini ka pozuar nga vila e saj në Kaliforni. Por, edhe më provokues ishte shkrimi i saj bashkëngjitur fotos. “Kush tha se të qëndrosh në shtëpi nuk është seksi”,- shkruan Angela Martini teksa ekpspozon format e saj bombastike. https://www.instagram.com/p/B-XbQjenbvg/?utm_source=ig_embed
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar një plan veprimi për mënyrën se si do të kryhet leximi i konsumit të energjisë elektrike në zbatim të Aktit Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Në kushtet kur masat e marra nga qeveria kanë kufizuar edhe mundësinë e lëvizjes normale për punonjësit e OSHEE, kompania i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë, i cili ka miratuar edhe vendimin përkatës mbi të cilin do të kryhet procedura e leximit dhe faturimit në këtë periudhë. Sipas një praktike të njohur…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma duke folur për koronavirusin, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se oligarkët në këta ditë po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna. Duma tha se këta janë oligarkë që janë pasuruar nga koncesionet që jep qeveria, kurse shtoi se familjeve shqiptare më së paku u duhet siguruar ushqimi. “Ne jemi ekonomi e varfër. Më shumë se gjysma e shqiptarëve thjesht mbijetojnë. Ky është realitet social. Familjeve shqiptare u duhet siguruar ushqimi. Pse ia kanë dalë disa shqiptarë? Ia kanë dalë sepse kanë punuar në të zezë. Nuk janë 2600 shqiptarë pa…
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar kurbën e publikuar sot me përditësimet e fundit të shifrave të koronavirusit në Shqipëri, për të cilën shprehet se është tregues që masat e marra janë të drejta. Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon sa i përket numrit të infektuarave dhe viktimave, referuar këtij grafikut, e për pasojë, kreu i qeverisë vë theksin se nuk duhet hequr dorë nga kjo rezistencë. “Kurba e përditësuar sot, me ndihmën e Zotit dhe rezistencën e madhe të të gjithëve ju, ne do t’ia dalim po nuk lëshuam asnjë centimetër vijën tonë të hekurt të mbrojtjes”, shkruan Rama.