Mjeku Petrit Vargu kundërshton paralajmërimin e qeverisë se piku do të arrihet javën që vjen.
Sipas tij pikun do ta kemi në muajin maj.
“Është më i lartë se numri i të infektuarve nga ato që deklarohen zyrtarisht. As një parashikim nuk mund të bëhet në vend me 10 teste që bëhen në Shqipëri, pra jam kundër që piku do të arrihet javën që vjen. Mendoj se me këtë karantinë të frikshme do të vijojë deri në fund të prillit. Me këto gabime që bëjmë në testime, unë mendoj se pikun do ta kemi në muajin maj. Epideminë e heqim vetëm me masat që do të marrë qeveria. Unë mendoj se ne nuk kemi bërë një strategji të mirë ndërmjet izolimit dhe testimit, nëse do të ishte bërë mirë do të prisnim rezultate shumë më të mira. Testet janë çelësi i suksesit. Janë teste që mund të na krijojnë mundësinë që të kapim pacientët”, tha Vargu për Fax News.
