Author: tirana

Bllokimi i koronavirusit ka filluar zyrtarisht, pas njoftimit se pijet, restorantet, palestrat dhe hapësirat e tjera publike duhet të mbyllin për të ardhmen e afërt. Nëse jeni duke izoluar me dikë tjetër, kjo është mundësia kryesore për të kërcyer eshtrat e njëri-tjetrit dhe t’i jepni vetes një hit të bukur të dopaminës dhe endorfinave (“hormonet e lumtura”) në të njëjtën kohë, raporton “Metro”. Por bllokimi fatkeqësisht mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Prandaj, për ta mbajtur jetën tuaj seksuale nga mosndjekja, ne kërkojmë nga ekspertët e seksit të ndajnë këshillat e tyre më të mira se si t’i…

Read More

Ditën e djeshme, pasi shteti shqiptar nisi për në Itali 30 mjekë që t’i bashkohen skuadrës në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, tashmë ka nisur operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj thekson se dje nisën operacionet e para në Itali dhe Kroaci. Mes të tjerash ai tha se do të vijojë puna për riatdhesimin e shqiptarëve të tjerë, ndërsa bëri të ditura kategoritë; studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar. MESAZHI I…

Read More

Është përcjelle ditën e sotme për në banesën e fundit Leonora Mocka, 72 vjecarja që humbi jetën 2 ditë më parë nga covid19. 72 vjecarja banonte në fshatin Poro të Vlorës, por trupin për në banesën e fundit e kanë tërhequr familjarët në Fier, aty ku është zhvilluar edhe ceremonia mortore. Gruaja e moshuar nga fshati Poro 72 vjec , ishte dërguar pak ditë me parë në infektiv në Tiranë ndërsa mësohet se vuante edhe nga hipertensioni.

Read More

Erion Muça / Ekspertët botërorë që vënë në dyshim panikun lidhur me koronavirusin e ri Ata i përkasin drejtimeve të ndryshme të shkencave mjekësore dhe japin argumentet respektive për gjendjen aktuale. 1. Prof.Dr. Sucharit Bhakdi është ekspert i mikrobiologjisë. Ai ka qenë profesor në Universitetin ‘Johannes Gutenberg’ në Mainz dhe drejtues i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore dhe Higjienë dhe një nga shkencëtarët më të cituar në historinë gjermane. Çfarë thotë ai: ‘Kemi frikë se 1 milion infeksione me koronavirusin e ri do të çojnë në 30 vdekje në ditë gjatë 100 ditëve të ardhshme. Por ne nuk e kuptojmë se…

Read More

Policia vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”. Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me…

Read More

Italia ditën e djeshme ka përditësuar shifrat katastrofike nga koronavirusi por shpresëdhënëse krahasuar me ato të mëparshmet. 1 mijë e 34 persona janë shëruar brenda 24 orëve si asnjëherë më parë në Itali teksa numri i viktimave ka pësuar një rënie të lehtë me 889 teksa ditën e djeshme u shënuan mbi 900 viktima. Po ashtu Lombardia ka peshën më të madhe të kësaj krize ku vetëm në 24 orë vdiqën 542 persona por numri i të infektuarve ka rënë.Italia po kap shifrën e 100 mijë të prekurve teksa viktimat tashmë janë mbi 10 mijë. Vendi me të gjitha gjasat…

Read More

Ditën e djeshme kanë hyrë në Shqipëri përmes doganës së Kakavijës dy emigrantë shqiptarë të cilët kishin kollë dhe temperaturë të lartë, shenja këto të koronavirusit. Ardhja e tyre si këmbësorë nga shteti fqinj, vendosi në alarm Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, të cilët janë vendosur pikërisht në këtë pikë kufitare. Emigrantët R.S. dhe A.S 60 dhe 30 vjeç at e bir sapo hynë në territorin shqiptar, kishin shenja dyshuese të virusit të rrezikshëm dhe menjëherë i’u nënshtruan kontrollit rutinor nga inspektorët e stacionuar në Kakavijë. Njeri prej tyre 30 vjeçari A.S. kishte kollë, dhe temperature…

Read More

Rritet bilanci i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se numri i personave të prekur nga ky virus në vendin tonë eshtë 212. Harta është shtrirë në Mirditë. NJOFTIMI 7 të shëruar në 24 orë mes të cilëve 2 mjekë Mira Rakacolli Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të…

Read More

Në Itali po presin për pikun e epidemisë së koronavirusit- fazën më të keqe të infeksionit. Virologu Fabrizio Pregliasco tha për Corriere della Sera se piku mund të ndodhë brenda një jave. Duke folur për gazetën, ai tha se piku ndodh kur shënohet maksimumi i rasteve të reja në një ditë. Shenjat e para janë pozitive, pasi numri i infeksioneve të reja nuk po rritet në mënyrë të ndjeshme. Virologu thotë se me kufizimet e vendosura, Italia ia ka dalë që të kthejë malin në kodër. Në ditët në vazhdim do të pritet të shihet më shumë. Ekspertët thonë se…

Read More

Mjekja shqiptare Kozeta Proko, e cila punon dhe jeton në Itali, në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama, shkruan se ditën e sotme, shqiptarët që jetojnë në Itali, i gjeti më krenarë se kurrë. Proko nënvizon faktin se dërgimi i ekipit mjkeësor prej 30 vetësh dje në ndihmë të Italisë, tregoi virtytin më të mirë të shqiptarëve, ndihmën mikut në ditë të vështirë. Letra e plotë: I Nderuar Kryeminister Rama, Askujt nuk i shkonte ndërmend që Shqipëria, vendi i vogël përtej Adriatikut, i goditur vetëm pak muaj më parë nga tragjedia e tërmetit shkatërrimtar, të mund të gjente forcën e…

Read More

Shërohet nga COVID-19 Sophie Trudeau. Lajmin e ka dhënë vetë bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau me anë të një video të postuar në Instastoy. Ajo dy javë më parë ishte infektuar me COVID-19. Sophie Trudeau paraqiti problemet e para pasi u kthye nga një udhëtim në Britaninë e Madhe, ku ndodhej për arsye të agjendës së saj si zonja e parë e vendit amerikano-verior.

Read More

Greg Rama djali i kryeministri Edi Rama si duket është mërzitur nga izolimi në shtëpi për shkak të koronavirus që po përhapet me shpejtësi. Këtë e ka bërë me dije vetë Gregu i cili përmes një thënieje të shpërndarë në rrjete sociale na ka treguar se sa e vështirë është të mos bësh asgjë. “Ndonjëherë asgjëja është gjëja më e vështirë për t’u bërë”, thuhet në foton e shpërndarë nga djali i kryeministrit. Siç duket edhe Gregu si të gjithë qytetarët e tjerë është i “detyruar” t’u bindet rregullave të vendosura nga qeverisa për të penguar përhapjen e koronavirus, pasi…

Read More