Shërohet nga COVID-19 Sophie Trudeau. Lajmin e ka dhënë vetë bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau me anë të një video të postuar në Instastoy. Ajo dy javë më parë ishte infektuar me COVID-19.
Sophie Trudeau paraqiti problemet e para pasi u kthye nga një udhëtim në Britaninë e Madhe, ku ndodhej për arsye të agjendës së saj si zonja e parë e vendit amerikano-verior.
