Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se në javën e katërt të mësimit nga shtëpia, tashmë nxënësit do të kenë në dispozicion dhe shërbimin psiko-social shkollor.
Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’ Shahini theksoi se kjo është një periudhë e pazakontë, ndërsa pohoi se nxënësit kanë nevojë për mbështetje shtesë, ne nje kohe kur vendi eshte prekur nga pandemia e koronavirusit.
MESAZHI I SHAHINIT
Nxënësit që kanë nevojë për mbështetje shtesë në këtë situatë të pazakontë, do të kenë qasje në SHËRBIMIN PSIKO-SOCIAL SHKOLLOR.
