Në një lidhje me Skype nga SHBA-ja, në emisionin “Ftesë në 5”, biznesmeni ‘gay’ Elton Ilirjani është shprehur se është infektuar me Covid-19. Ai tha se ka kaluar 12 ditë në shtrat dhe gjëja që ka pasur më tmerr ka qenë kur mendonte futjen e tubit, në fazën e intubimit. Ai u shpreh gjithashtu se nuk e ka bërë tamponin por që konstatimin që është i infektuar, e ka marrë nga mjekët. “Unë u infektova fatkeqësisht, unë nuk e prisja. Kalova 12 ditë në shtrat dhe kam komunikuar me doktorët online. Nuk bëra dot një test dhe më erdhi një…
Author: tirana
Italia është vendi më i prekur në botë ka koronavirusi. Por, edhe pse numri i të prekurve dhe vdekjeve është i pakrahasueshëm me Shqipërinë, deri tani Italia dhe Shqipëria kanë ngjashmëri në shpërndarjen gjinore të rasteve të të infektuarve dhe vdekjeve. Raste Itali Burra: Gra 57%: 43% Raste Shqiperi Burra: Gra 58%: 42% Vdekje Itali Burra:Gra 70%: 30% Vdekje Shqiperi Burra: Gra 75%:2 5% Tabela e mëposhtme ndërkohë ka të dhëna të Italisë të rasteve dhe vdekjeve, sipas fashave moshore dhe gjinisë.
Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj të gjithë sipërmarrësve në Shqipëri dhe njerëzit e pasur të këtij vendi. Sipas tij, ata nuk kanë ndjekur shembullin e kolegëve të tyre jashtë vendit, për të dhuruar para apo për të ndihmuar me pajisje e materiale mjekësore, vendin e tyre që po lufton me Covid-19. “QE NE KETE VEND KA NJEREZ TE PASUR KOMPANI TE MEDHA (sipermarres/sipermarrje, prodhues, perpunues, ndertues, tregetare, pronare te disa kompanive ne grup, me rrjete tregetie e qindra artikuj ne liste, perfitues nga leje e licensa, kontrata publike gjithshtu), KETE E DIME, I SHOHIM! Po si ka mundesi…
Një çift në Tiranë është përballur me një situatë aspak të këndshme këtë mbrëmje, teksa kanë dalë me makinën e tyre dhe me fëmijët e vogël me temperaturë 40 gradë Celsius për të shkuar në spital, por janë ndaluar nga postblloku i policisë. Gazetarja Klodiana Lala tha në një lidhje live për “Neës24” se makina është bllokuar nga policia për rreth tre orë, ndërsa gjendja e fëmijës ishte kritike. Babai i fëmijës i ka thënë gazetares Lala se ka pritur për rreth tre orë, ndërsa fillimisht ambulanca nuk i përgjigjej, por më pas i kanë thënë se do shkojnë t’i…
Suedia e fundit në glob sa i përket masave shtrenguese. Prej sot nuk lejohen grumbullime me më shume se 50 persona, ndërkohë që ky numër tejkalohet për shembull në mencat e shkollave, trena, autobuza etj, ku distanca është më pak se 1 metër. Gjithashtu sezoni pranveror i skive ku mblidhen mijëra njerëz, nuk anulohet. (Gjithkush e kujton se ishin pikërisht aktivitetet e skive në Itali në shkurt që çuan në këtë situatë katastrofike sot). Edhe për këtë aktivitet, qeveria dhe specialistet e shendetit publik, iu bëjnë thirrje njerezve që të mos dalin në vende publike nëse janë të prekur nga…
Gjashtë pacientë kanë lënë ditën e sotme spitalin Infektiv në QSUT, të shëruar nga COVID-19. Pas testit konfirmues në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga i cili kanë rezultuar negative për COVID-19 mbrëmjen e djeshme, sot 6 pacientë të shtruar në Infektiv janë kthyer në shtëpi. Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetëizoluar) të cilët janë shëruar. Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.
Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur se kryeministri Edi Rama po tregon një standart të dyfishtë në masat parandaluese për minimizimin e përhapjes së Covid-19. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se nga njëra anë, Rama nuk mbyll call cantera-t dhe fasoneritë ku punojmë mbi 100 persona pa masa mbrojtëse dhe pa ruajtjen e distancës, ndërsa nga ana tjetër u kërkon shqiptarëve te izolohen. Sipas kreut të selisë blu, fasoneritë dhe call centerat duhen mbyllur menjëherë dhe se qeveria duhet të marrë masat që të përballojë të gjitha pagat minimale për ta. Basha shtoi gjithashtu se duhet të gjenden…
Një burrë 101-vjeçar ka dalë nga spitali pasi u shërua nga koronavirusi. Lajmin e dha zv. Kryebashkiakja e Riminit, Gloria lisi. Burri, i cili u identifikua vetëm si “Zoti P” shkoi në spital javën e kaluar, pasi analiza rezultoi pozitive dhe doli nga spitali të enjten. Lisi tha se “shërimi i tij i jashtëzakonshëm” na jep “shpresë për të ardhmen.” “Z. P ia doli. Familja e mori në shtëpi dje mbrëma. Ky rast na mëson se e ardhmja nuk është e shkruar, as kur je 101 vjeç,” tha ajo. Z. P u lind në vitin 1919, gjatë pandemisë së gripit…
Ndërsa futbolli ka frenuar thuajse në të gjatë botën, tifozët ngushëllohen dhe mjaftohen me kujtimet e bukura të tij dhe për ata italianë një ndër më të ëmblat është fitorja e Botërorit në Gjermani, në verën e vitit Një mes tyre që vendos të rikthejë edhe një herë në aktualitet udhëtimin fenomenal të Kombëtares së Marçelo Lipit dhe finalen kundër Francës është ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci, protagonist i shkaktimit të një penalltie, më pas barazoi golin e Zidanit, por mbi të gjitha tregon edhe goditjen me kokë që mori në gjoks, e cila përjashtoi “Zizunë” nga fusha: “Ja si…
Nora Istrefi ka qenë në një lidhje direkte me Skype sot në emisionin “Rudina”, ku tërhoqi vëmendjen me një detaj mjaft interesant. Teksa rregullonte flokët me onde, nuk mund sesi të mos e vijë re një unazë me gur gjigant në ngjyrë smeraldi që kishte zëvendësuar unazën e martesës. Nuk e dimë nëse kjo unazë është e re dhe ia ka dhuruar dikush këngëtares së njohur, e cila ka vetëm pak kohë që është ndarë nga bashkëhsorti Robert Berisha. Megjithatë me një vështrim në profilin e saj, pamë se këngëtarja e ka pasur unazën edhe më herët në disa foto…
Koronavirusi është virusi që ka pushtuar botën, duke shkaktuar mijëra viktima në vendet e prekura. Por kush është pacienti zero që solli këtë virus? Një shitëse karkalecash në tregun kinez ku shpërtheu pandemia e koronavirusit është identifikuar si një prej viktimave të para të sëmundjes. Gruaja 57-vjeçare e identifikuar si Wei Guixian po dyshohet si pacientja “zero” pasi është e para nga marketi Huanan në Wuhan që rezultoi pozitive ndaj Covid-19, raporton Neë York Post. Ajo ishte në punë më 10 dhjetor kur pati simptoma të ftohjes dhe shkoi në një klinikë lokale për trajtim. Më pas u rikthye në…
Duket se me përhapjen e shpejtë të tij, koronavirusi së fundmi po flet çdo gjuhë. Ka mbërritur thuajse në të gjitha kontinentet, prandaj frika dhe paniku janë prezente tek një pjesë e madhe njerëzve. Kjo vihet re fare lehtë, mjafton të kontrolloni farmacitë apo supermaketet e vendit tuaj dhe të kërkoni një palë doreza plastike, maskë mbrojtëse apo një dezinfektues duarsh. Në pjesën më të madhe do t’ju thonë se kanë mbaruar të gjitha. Përballë një situate si ajo e koronavirusit ekziston rreziku i një frike objektive apo i një ankthi të përgjithësuar. “Por, ky ankth dhe ky panik mund…