Deputeti Kujtim Gjuzi ka qetësuar sot të gjithë elektoratin e tij, duke u shprehur se nuk është i prekur nga COVID-19. Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Gjuzi shprehet se ai e djeg koronavirusin me nipat e tij në Fushë Krujë. “Qytetare shqiptar deputeti Kujtim GJUZI ju informon se:Gezoj shendet te plot. Eshte lajmi i rreme se Kujtim GJUZI eshte me CONVID19 nga portale fallso.Nese dikush ben shaka te renda per shendetin tim ju bej me dije se: Mashtruesit dhe ata qe shperndajne lajme te pa verteta do te perballen me drejtsin.Edhe nje her ju njoftoj se gezoj shendet…
Author: tirana
Pas njerëzve, koronavirusi po prek edhe kafshët. Ditën e sotme është konfirmuar që një mace ka rezultuar pozitive me Covid-19 në Belgjikë. “Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Liege raportoi që mace është infektuar me koronavirus. Macja jetonte me pronarin e saj, që filloi të kishte simptomat e virusit një javë para kafshës shtëpiake’, tha Steven Van Gucht, president i komitetit shkencor belg dhe drejtues i sektorit të sëmundjeve virale në Sciensano. Steven shtoi se është një rast i izoluar dhe bëhet fjalë për transmetim nga njeriu tek kafshët. “Rreziku i transmetimit nga kafshët te njeriu është shumë i vogël”, tha ai.…
Studiuesit gjermanë kanë propozuar një studim masiv se sa njerëz janë imunë ndaj virusit Covid-19, në një përpjekje për të lejuar ata për të cilët është e sigurt, për t’u kthyer në jetën normale. Sipas revistës “Spiegel”, e cila ka parë përgatitjet për studimin që po pret miratimin e autoriteteve, studiuesit shpresojnë të jenë në gjendje të testojnë gjakun e më shumë se 100,000 vullnetarëve për antitrupat Covid-19 nga mesi i prillit. Testi do të përsëritej në të njëjtët vullnetarë dhe do të zgjerohej për t’u përdorur grupe të ndryshme, në intervale të rregullta, në mënyrë që të mbikëqyrë sesi…
Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme lidhjen në Skype me një personazh mjaft të dashur për gjithë shqiptarët, Gianni De Biasi. Ai tregoi se në këtë periudhë ka vendosur të shkruajë një libër për Shqipërinë me gjithë historinë e tij, që nga takimi i parë dhe deri tek momenti kur u largua në verën e vitit 2017. Mirela Milori: Mesa di po shkruani diçka, është një libër në lidhje me Shqipërinë apo? Gianni De Biasi: Kush jua tha këtë gjë? Në këtë periudhë meqë kohën e kam, për ta kaluar po vendos të shkruaj në letër…
Koronavirusi me përhapje të shpejtë ka bërë që shumë vende të botës të mbyllen në mënyrë efektive në mënyrë që të kontrollojnë shpërthimin. Masat drakoniane kanë vendosur kufizime masive në jetën e përditshme të qindra miliona njerëzve, nga të ashtuquajturat bllokime dhe mbyllje shkollash e deri te rregulla të rrepta mbi distancimin shoqëror dhe ndalimet e tubimeve publike. Është një përgjigje e paparë për një krizë globale, duke lënë shumë veta të pyesin saktësisht kur gjërat mund të kthehen në normalitet. Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se ai beson se vendi mund të “kthejë valën” brenda 12 javësh, ndërsa…
Nga Albiona Sulo Në këto ditë jo të lehta për mbarë botën, duket se njerëzit i janë kthyer zakoneve të vjetra dhe ngrohtësisë që të jep shtëpia. Kthim mbase i detyruar ky nga nevoja për të mundur një armik të padukshëm, por që na solli jo pak të mira; na bashkoi me familjet, na bëri të shpenzojmë më shumë kohë me fëmijët, të kemi më shumë kohë për kujdesin ndaj vetes dhe shtëpisë, të gjejmë lumturinë në gjërat e vogla, por aq shumë me rëndësi në jetët tona. E duket se zonjat dhe zonjushat janë rikthyer në këndin e tyre,…
2879 familjeve të prekura nga tërmeti në Bashkinë Durrës, kanë marrë këstin e tretë të bonusit të qirasë, që ka filluar të lëvrohet javën e kaluar. Ndërsa 3783 familje kanë marrë dy këstet e para dhe janë në pritje të të tretit, që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Nga lista e bonusit të qirasë janë skualifikuar: 411 familje për shkak se shtëpitë e tyre janë klasifikuar të banueshme dhe 731 familje kanë mungesa në dokumentacion ndërsa pjesa e mbetur janë shqyrtim. Bashkia e Durrësit krahas masave dhe luftës së përditshme ndaj përhapjes së virusit COVID 19, vijon punën…
Andrra Destani bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha ndonëse larg për shkak të koronavirus ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj e cila ka pasur ditëlindjen. “Nënë…sikur të mos ikja kurrë nga streha e kraharorit tënd”, kështu e nis dedikimin e saj Andrra ndërsa ka publikuar foto në 2 periudha të ndryshme. “Nënë…sikur të mos ikja kurrë nga streha e kraharorit tënd, sikur t’i dëgjoja sërish ninullat nga zëri që më jep paqe në shpirt, sikur të mund të ta ledhatoja fytyrën që s’ma kurseu kurrë buzëqeshjen, sikur kilometrat të mos ishin mes nesh, s’do reshtja kurrë së thënuri…
Pasditen e sotme kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është transportuar drejt Infektivit pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, pasi është i prekur me koronavirus. Deputeti u dërgua për ndihmë më të specializuar. Lajmin se ishte infektuar ai e njoftoi vetë ditën e sotme.
Kanë kalur 7 muaj nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku Dritan Haxholli, mbeti i vrarë dhe shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi, mbeti i plagosur dhe Prokuroria e Kavajës ka nisur proceduar e përfundimit të hetimeve. Bledar Toçi, njeriu që ekzekutoi me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, brenda ambienteve të shtëpisë së Marsida Qatjas në Kavajë është marë i pandehur për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” si dhe “Vrasjes në kapërcim të vetëmbrojtjes së nevojshme”. I pandehur për këtë çështje është marrë edhe vëllai i Bledar Toçit, Bernard Toçi, i cili…
Kantautori i njohur Gjergj Leka ka rrëfyer merakun e madh që ka për fëmijët e tij të cilët ndodhen në Itali. Në një lidhje me Skype në programin “Historia ime”, Leka tha se koronavirusi e ka ndarë nga fëmijët dhe se ai po e përballon këtë situatë me bashkëshorten. Leka tregoi sesi fëmijët e tij dalin një herë në 3-4 ditë nga shtëpia për ndonjë Pazar apo për të mbushur telefonin. Pjesë nga biseda: Mirela Milori: Si po i kalon këto ditë? Gjergj Leka: Si të gjithë shqiptarët, unë ndoshta dhe më me fat sepse kam dhe studio në shtëpi,…
Në botë numri i të infektuarve nga koronavirusi është rreth 533 mijë kurse numri i viktimave është rritur në mbi 24 mijë. Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë në botë për numrin e infeksioneve nga koronavirusi teksa në vend janë regjistruar në total rreth 86 mijë të testuar pozitiv nga Covid-19 kurse numri I vdekjeve është rritur në mbi 1300. Me këto shifra SHBA janë bërë vendi i parë në botë për rastet e prekura nga koronavirusi duke tejkaluar Kinën, Italinë dhe Spanjën. Italia ka shënuar sot pikën më të lartë të viktimave që nga shpërthimi i koronavirusit kur…