Author: tirana

Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjik. Numri i të infektuarve ka shkuar afërsisht në 532,816 ndërkohë që numri i viktimave është 24,093 persona. Po ashtu edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 124,376 persona janë kuruar sipas J’ohns Hopkins University’ Vendi më i prekur në botë është Italia me 8,215 viktima dhe 80,589 të infektuar. Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve teksa vendi shënon 4,365 viktima dhe 57,786 të infektuar. Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 85,594,…

Read More

Në vendin tonë janë 186 personat që kanë rezultuar pozitivë me COVID 19 pas kryerjes së testit, prej tyre 8 kanë vdekur. Por përvec numrit të prekurve që sa vjen e shtohet ka edhe lajme të mira. Sipas MSH, deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19, me pak se dje. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë…

Read More

“Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë – një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv. Për fat të keq, shkon në 8 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve…

Read More

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka deklaruar se një person nga stafi shëndetësor ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.Rasti i parë nga personeli mjekësor në Kosovë u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për mediat. Në Klinikën Infektive të Kosovës janë shtruar aktualisht 34 pacientë me COVID-19. “Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në këtë klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19. Nga këta 34 pacientë: 26 prej tyre janë në gjendje stabile; 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi. Klinika Infektive, bën të…

Read More

Në një kohë që qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë COVID-19, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu deklaron se kjo situatë po e mban në pushtet kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Klevis Balliu mes ironisë akuzon kreun e qeverisë se ka bërë “koalicion” me virusin për të “zgjatur pushtetin”. “Ndaj ose Rama s’po kupton këtë gjë të thjeshtë, që se besoj, por nëse është rasti duhet të largohet sepse është tejet i paditur për të luftuar virusin ose atëherë ai ka bërë një kualicion me virusin për të zgjatur pushtetin që përseri duhet…

Read More

Një grua u kollit qëllimisht të merkuren para nje banaku me 35,000 dollarë ushqim, në një dyqan ushqimesh në Pensilvani, tha policia. Ajo ka të ngjarë të përballet me kallëzim penale për kollitje, një nga mënyrat kryesore që përhapet koronavirusi. Gruaja pa emër hyri në dyqanin ushqimor të vogël Gerrity’s Supermarket në Hanover Township dhe filloi kollitjen mbi prodhimet e ekspozuara, artikuj buke, mish dhe mallra të tjera, shkroi bashkë-pronari i zinxhirit Joe Fasula në Facebook. Stafi e largoi shpejt nga dyqani dhe thirri Policinë e Qytetit Hanover, i cili e gjeti disa orë më vonë dhe e futi në…

Read More

Masat e vendosura nga autoritetet për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë nuk janë zbatuar nga të gjithë qytetarët. Janë të shumtë ata që kanë vendosur të thyejnë karantinën e të dalin nga shtëpitë për arsye nga më të ndryshmet jashtë orarit 05:00-13:00 të vendosur tashmë nga qeveria. Burime nga policia konfirmojnë për gazetaren e News 24, Dorjana Bezat se numri i këmbësorëve dhe shoferëve të ndëshkuar është 2100 në total. Po ashtu janë ndëshkuar edhe 1100 shoferëqë lëviznin jashtë orarit të përcaktuar apo pa dokumentin e autorizimit.

Read More

OBSH ka vendosur që katër trajtimet më premtuese kundër COVID-19 do të testohen në një shkallë globale, me një sistem të mbledhjes së të dhënave në kohë reale për të verifikuar efektivitetin e tyre. Pandemia e koronavirusit po çon në një nga provat më të mëdha klinike globale që janë provuar ndonjëherë. Nisma quhet SOLIDARITET dhe përfshin ilaçe ekzistuese dhe të përdorura për shembull kundër HIV dhe Ebola, dhe mund të kryhen në mijëra spitale në të gjithë botën, pa komplikime të veçanta për personelin mjekësor që po përballet me krizën më të madhe shëndetësore të kësaj shekull. Në 80…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaron se qindra familjeve të tjera kanë marrë ndihma ushqimore dhe barna, në një kohë kur vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19. Ai iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të kenë durim dhe besim. MESAZHI I RAMËS 12,749 FAMILJE TË TJERA U SHËRBYEN ME NDIHMË USHQIMORE DHE 1328 ME BARNA MJEKËSORE 🔴 DURIM, BESIM DHE DURIM PËRSËRI🙏 #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤ https://www.facebook.com/edirama.al/videos/230360741664940/

Read More

Sot, Këshilli Evropian vendosi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë. Me këtë vendim, Shqipëria ka hedhur një hap historik në rrugën e saj evropiane. Ky vendim, megjithëse i vonuar, është bazuar mbi meritën e progresit substancial të arritur me pesë prioritetet kyçe dhe do të nxisë më tej reformat në vend. Vendimi i Këshillit është më shumë se një shenjë besimi që i jepet vendit tonë, Shqipërisë. Në fakt, është një përgjegjësi shumë e madhe, të cilën Qeveria Shqiptare do ta realizojë duke përmbushur në kohë dhe si duhet të gjitha kërkesat, në përputhje me pritshmëritë…

Read More

Shkon në 6 numri i të infektuarve me COVID 19 në qarkun Shkodër. Një 35 vjeçar nga Vau Dejësi i ardhur nga Italia ka rezultuar pozitiv. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari i News 24 në Shkodër, Senad Nikshiqi. 35 vjeçari ka shfaqur probleme pneumonie dhe fillimisht dje ka ardhur në spitalin e Shkodrës. Pasi ka bërë testin me tampon ka rezultuar pozitiv dhe me pas është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë. Tashmë ka shkuar në 6 numri i të prekurve në qarkun Shkodër teksa 3 janë nga Puka, një nga Vau Dejesi, një shkodrane që jeton në Tiranë…

Read More

Depresioni nganjëherë quhet “murtaja e shekullit XXI”. Studimet tregojnë se, në të vërtetë, është një gjendje mjekësore që mund të trajtohet si çdo sëmundje tjetër Sidoqoftë, hapi i parë për të hequr qafe problemin është të kuptoni se gjendja juaj është depresion dhe jo diçka tjetër. Ekzistojnë disa kambana alarmi që duhet të dini për të qenë në gjendje për t’i identifikuar saktë. Këto janë shenjat më të zakonshme se mund të jeni në depresion dhe që duhet të konsultoheni me mjekun. 1. Ju ndiheni të lodhur Mungesa e energjisë zgjat për shumë ditë me radhë edhe pse rutina juaj…

Read More