Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar dy “manuale” se si të veproni në mbrojtje nga koronavirusi i ri, i quajtur COVID-19, kur dilni dhe futeni në shtëpi. Janë rregulla dhe veprime të thjeshta, që kërkojnë disiplinë e cila më pas bëhet rutine dhe në funksion të ruajtjes së higjienës. Mos harroni maskën dhe të mbani distancë me të tjerët kur jeni jashtë. Ndërsa në shtëpi nuk duhet neglizhuar dezinfektimi i sendeve që kemi mbajtur jashtë, si telefoni e syzet.
Author: tirana
Ka shkuar në 8 numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë nga COVID-19. Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me këtë virus, pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë raporton se 66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë. Përmes njoftimit të saj, Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e…
Policia e Shtetit vjen me një njoftim të rendesishëm per te gjithe ata që duan te sigurojnënje autorizim per te levizur, ne nje kohe kur orari eshte i kufizuar per shkak te COVID-19. NJOFTIMI I PLOTË Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në lidhje me zgjidhjen e kërkesave të domosdoshme dhe për nevoja urgjente shëndetësore dhe të biznesit, për qarkullim me mjetet e tyre, sqarojmë se: Policia e Shtetit, në faqen zyrtare të saj (www.asp.gov.al), ka publikuar një aplikacion të ri me emërtimin “Covid-19″ – Lëvizja e kontrolluar me mjet!” Të gjitha vetëdeklarimet, kërkesat për autorizime personale apo…
Një grua e moshuar ka humbur jetën pasi banesa ne te cilen jetonte u perfshi nga zjarri. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Poloskë te Korçës. Sipas te dhenave te para mesohet se gruaja ishte rreth 90 vjecare dhe jetonte e vetme ne banese. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkakut te ngjarjes.
Dashnor Kaloçi/ Kjo eshte historia e panjohur e familjes së avokatit dhe publicisit të njohur, Vasil Dilo me origjinë nga Gjirokastra, i cili pasi ishte shkolluar e diplomuar për Drejtësi në kryeqëndrën e Perandorisë Osmane në Stamboll, u kthye në atdhe ku hapi gazetën “Omonia” në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas gazetën tjetër, “Tirana” ku për vite me rradhë ato organe shtypi u bënë mbrotjëse të flakta të çështjes shqiptare, kundra synimeve të qarqeve greke për të ashtuquajturin problem i Vorio-Epirit. Zhvendosja e familjes së Vasil Dilos nga Gjirokastra në Tiranë gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, ku Vasili…
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me njē mesazh sensibilizimi për shqiptarët, në një kohë kur vendi ynë po përballet me pandeminë e COVID-19. Kreu i qeverisë ka zgjedhur një shprehje të Winston Churchill teksa ky i fundit i drejtohej popullit të tij gjatë një sulmi në Londër, për të nxitur shqiptarët që të zbatojnë masat e qeverisë. POSTIMI I RAMËS: FJALË TË ÇMUARA📚
Kercenohet me jete presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi. Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës, Kujtim Boletini, ka kërcënuar me vrasje, Presidentin e vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme.Hashim-Thaci-600×360 Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës. Boletini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë. “Sot i zhdrypa preh tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le…
Studiuesit nga Spitali Zhangda zbuluan se gjumi me fytyrë poshtë mund të përmirësojë frymëmarrjen tuaj nëse keni virus. Dje, ekspertët paralajmëruan se koronavirusi mund të kishte infektuar gjysmën e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar, me shumë njerëz që nuk ishin të vetëdijshëm që madje e kishin atë. Me simptoma që përfshijnë ethe dhe kollë të thatë, mund të jetë e ndërlikuar të dini nëse jeni infektuar apo thjesht keni ftohjen e zakonshme. Tani, shkencëtarët kanë këshilluar që nëse mendoni se keni virus, mund të jetë e mençur të rishikoni pozicionin tuaj në gjumë. Studiuesit nga Spitali Zhangda zbuluan se gjumi…
Shtetet e Bashkuara tani mbajnë rekordin e numrit më të madh të rasteve me koronavirus, pasi deri më tani mbi 84,404 pacientë kanë rezultuar pozitivë në teste. Sipas të dhënave të fundit të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën me 81,782 raste dhe Italinë me 80, 589 raste. Kjo rritje e numrit të të prekurve ka ardhur në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump ka parashikuar që kombi do t’i kthehet punës “shumë shpejt”, pas 3.3 milionë persona kanë thënë se janë të papunë. Deri më tani, më shumë se 1,100 persona kanë vdekur në SHBA nga…
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se po i respekton masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, teksa tregon se është izoluar në shtëpinë e tij. “Nuk kam frikë fare. Jam në shtëpinë time, te rruga ‘Mustafa Matohiti’. Po e respektoj karantinën sepse është direktivë e OBSH-së. Se të ishte për të izoluarin e Surrelit, nuk dilnim as te pragu i shtëpisë” – tha Berisha duke nënvizuar se nuk po ndjek këshillat e qeverisë, por të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. I pyetur për menaxhimin e stresit, Berisha u shpreh se po e menaxhon shumë mirë. Ai tha se kush e njeh…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot në TCH se pritet që javën që vjen të rritet numri i të infektuarve. Italia nuk jep shumë shpresë, e parashikuat këtë numër infektimesh?- e pyeti Eni Vasili. “Italia dhe Spanja po përballen me një mal. Ne masat që kemi marrë duam që ta kalojmë si përballje me një kodër. Numri i të infektuarve është brenda skenarëve që kemi bërë. Pritet që javën që vjen ky numër të rritet. Ka studime që thonë se kjo situatë mund të zgjasë një muaj ose dhe 2 muaj”,- tha Manastirliu.
“Në 38 vite si mjek nuk mbaj mend një situatë si kjo”, kështu u shpreh mjeku Pëllumb Pipero në emisionin “Opinion” duke ju referuar situatës së krijuar nga koronavirus. Duke kujtuar epidemi të ndryshme që kanë kaluar mjekët në Shqipëri, Pipero tha se një rast si ky nuk ishte përjetuar asnjëherë. Ndërsa u është përgjigjur pytetjeve të ardhura nga qytetarët, Pipero sugjeroi që në këtë periudhë të përdoret sa më pak kondicioneri. “Do të këshilloja në këtë situatë ta përdorim sa më pak kondicionerin. Nëse tështimë dhe keni kondicionerin është e mundur që ta kthej në aerosol”, tha Pipero. Ai…