Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot në TCH se pritet që javën që vjen të rritet numri i të infektuarve.

Italia nuk jep shumë shpresë, e parashikuat këtë numër infektimesh?- e pyeti Eni Vasili.

“Italia dhe Spanja po përballen me një mal. Ne masat që kemi marrë duam që ta kalojmë si përballje me një kodër. Numri i të infektuarve është brenda skenarëve që kemi bërë. Pritet që javën që vjen ky numër të rritet. Ka studime që thonë se kjo situatë mund të zgjasë një muaj ose dhe 2 muaj”,- tha Manastirliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here