Forcat e Armatosura të Greqisë shënuan përvjetorin e festës kombëtare të Luftës së Pavarësisë të mërkurën me një ceremoni në kufirin me Turqinë në Evros. Njësitë e ushtrisë ngritën flamurin Grek afër pikës së kalimit drejt Turqisë në fshatin Kastanitë. Pikërisht ky staf ka qenë pika qendrore e përpjekjeve të përsëritura nga mijëra migrantë dhe azilkërkues për të kaluar në kufirin Grek që pas deklaratës nga Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në 1 Mars ku tha se të gjithë ishin të lirë të transferohen në Evropë. Ndërkohë, avionët turq vazhduan të shkelnin hapësirën ajrore Greke edhe në festën kombëtare…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokoll Balla, në News24, u shpreh se koronavirusi është një luftë e panjohur në historinë e njerëzimit, e cila do të zgjasë shumë. Kreu i qeverisë tha se po përgatiten dhe po marrin masa për variantin më të keq, duke shtuar kapacitetet spitalore, pasi sipas tij, mund të ndodhë që kapacitetet aktuale spitalore mund të ezaurohen. A do shumëfishohen testet për COVID-19 në vijim? Meta tha që do vijnë dhjetëra mijëra teste… Këtë nuk e vendosim unë apo presidenti. Ka pasur shumë qasje. Rasti i Koresë…
Mjekja shqiptare në Itali, Blerta Resuli, që u infektua me koronavirus ka treguar në lidhje me luftën që sapo kaloi. Në një lidhje me Skype për emisionin ‘Opinion”, Rezuli tha se fillimisht kihste vetëm dhimbje koke dhe hundët e zëna, më pas humbi të shijuarin dhe nuhatjen. Mjekja shtoi se mund ta ketë marrë nga kolegët e saj, shumë prej të cilëve ishin të infektuar. “Shumë kolegë të mitë janë të infektuar. Unë u diagnostikova më datë 11 mar. Kisha pak shqetësime por duke qenë se shumë prej kolegëve ishin të infektuar, e bëra dhe unë testin. Unë jam onkologe.…
Një qytetare nga Bajram Curri që është telefonuar nga kryeministri Edi Rama, ka shprehur alarmin e saj lidhur me të infektuarit e parë me koronavirus rezultuan sot në qytetin e Bajram Currit. Shqetësimi i saj është se, sipas saj, prej një jave çifti është kuruar në spitalin e Bajram Currit me serume dhe medikamente të tjera, si dhe ka patur kontakte me banorët e tjerë të qytetit. “Ka një javë shkon në spital, bën serume, ne i njohim të dy dhe u them sa më shpejt të shërohen, se ne këtu në Bajram Curri një grusht jemi, i njohim. Ata…
Kryeministri Edi Rama njoftoi se në bashkëpunim edhe me Presidentin Ilir Meta po përgatitet rikthimi në atdhe i të gjithë shqiptarëve që kjo situatë lufte i ka gjetur jashtë. “Kemi marrë shqetësime të mëdha nga bashkëqytetarë, fëmijët tanë që ndodhen jashtë vendit dhe i ka zënë lufta matanë kufirit. Edhe dje me Presidentin në këshillin e sigurisë e kemi ndarë këtë shqetësim, edhe zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intensiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës që mbulon transportin dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje. Aktualisht janë të identifikuar dhe…
Moderatorja Ilda Bejleri ndodhet prej dy javësh e izoluar në shtëpi nga koronavirusi. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, pak më parë ajo tregon e përlotur se po kalon një gjendje ankthi. Sipas Ildës, ka momente ku i duket sikur po i bie tavani mbi kokë nga stresi. Më tej, ajo i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten. ‘Prej 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos…
Kryeministri Edi Rama ka nisur të mbajë sërish shënime dhe të bëjë disa ‘piktura’ me dorë të lirë. Teksa pasditen e sotme, kryeministri publikoi një video-komunikim me qytetarët në profrilin e tij në Facebook, ajo që ra në sy ishte dora e Ramës që nuk pushonte. Këtë gjë kryeministri Edi Rama e ka bërë gjithmonë. Madje ka hapur edhe një ekspozitë me titullin “Shënime Fantastike” në Vjenë, në vitin 2018. Aty kryeministri prezantoi të gjithë shënimet e tij të mbante gjatë mbledhjeve të përditshme.“Këto vizatime më shoqërojnë gjatë çdo dite të aktivitetit tim politik. Janë punime që lindin gjatë…
Rama: Ajo, Edi jam! Keni shkruar tek shqipëriaqëduam.al. Çfarë problemi që keni? Qytetarja: Kam dy fëmijë të vegjël dhe vet dhe burrin e kam pa punë. Dua vetëm qumësht dhe pamperasa për fëmijët. Rama: Do të ndihmojmë patjetër dhe do vijmë dhe tek ty. Mos dil nga shtëpia dhe bëj kujdes.
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në TV Klan këtë pasdite ishte këngëtarja Irma Libohova. Ajo u shpreh se tashmë ka kohë të bollshme dhe është munduar të përshtatet me kushtet e krijuara si pasojë e vetëizolimit. Irma Libohova: Nuk kam përjetuar frikë, përgjithësisht kam kohë të bollshme për ta rregulluar gjithë ditën time, sepse orari im është mbrapsht, zakonisht më zë gjumi vonë, në 03:30-04:00 të mëngjesit. Jam munduar të përshtatem. Rudina Magjistari: Ti si mendon? Si ta ndjen zemra, ke shpresa që do dalim më shpejt? Irma Libohova: Kush është ai që nuk do të dalë,…
Kryeministri Rama ka dalë pak minuta më parë në një komunikim live për hallet e qytetarëve që i kanë shkruan në portalin “shqipëriaqëduam.al”. Teksa Rama lexonte shqetësimet e disa prej tyre që i kisbhte nxjerr me shënime, një prej komentuesve i qeshte dhe i shkruante vazdhimisht. Kjo ka irrituar stafin e Ramës, të cilët i kanë kthyer menjëherë përgjigje, duke i kërkuar qytetarit të dëgjonte me vëmendje e jo të gajasej.“Janë 100 vetë në telefon që marrin gjithë ditën, mos u gajas po dëgjo me vëmendje”, shkruan Rama, ose më saktë stafi i tij nën emrin e Ramës pasi kryeministri…
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në TV Klan ishte moderatori i njohur nga Kosova Labinot Gashi. Ai foli për situatën e krijuar në Kosovë si pasojë e pandemisë dhe u shpreh se është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Labinot Gashi: Nuk e di se çfarë po ndodh, nuk e dimë as vetë se çfarë po ndodh, ja që sot po e presim gjithçka. Këtu po ballafaqohemi me një situatë jashtëzakonisht të rëndë, që po ballafaqohet e gjithë bota. Kurse institucionet tona po merren me rrëzimin e qeverisë, a bie qeveria, apo nuk bie qeveria, nuk gjejnë gjuhë…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pak më parë disa foto nga ngritja e çadrave të triazhit para Urgjencës së Spitalit të Traumës, të cilat do të shërbejnë për filtrimin e rasteve të dyshuara me covid-19. Postimi i Manastirliu COVID-19 Ka nisur funksionimi i çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës për të filtruar rastet e dyshimta në rast të fluksit të pacientëve, për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe kufizimin sa më shumë të përhapjes së këtij armiku të panjohur MeMjekëtDheInfermierët #COVID-19