Mjekja shqiptare në Itali, Blerta Resuli, që u infektua me koronavirus ka treguar në lidhje me luftën që sapo kaloi. Në një lidhje me Skype për emisionin ‘Opinion”, Rezuli tha se fillimisht kihste vetëm dhimbje koke dhe hundët e zëna, më pas humbi të shijuarin dhe nuhatjen. Mjekja shtoi se mund ta ketë marrë nga kolegët e saj, shumë prej të cilëve ishin të infektuar.

Shumë kolegë të mitë janë të infektuar. Unë u diagnostikova më datë 11 mar. Kisha pak shqetësime por duke qenë se shumë prej kolegëve ishin të infektuar, e bëra dhe unë testin. Unë jam onkologe. Besoj se e kam marrë nga kolegët, por nuk e përjashton mundësinë që mund të jem infektuar dhe nga ndonjë klient. Fillimisht kisha vetëm dhimbje koke dhe hundët e zëna. Më pas humba shijen dhe nuhatjen. Ende nuk ndjej asnjë lloj arome. Për mua ishte lehtësisht i përballueshëm. Por nuk është realish një grip i thjeshtë. Simptomat janë më të forta, por për grup moshën time është më e përballueshme. Edhe kolegët e mi kishin pak a shumë të njëjtat simptoma, por njëri është në gjendje të keqe. Lodhja e trupit ka qenë shumë e fortë për të gjithë. Ende s’e kam marrë përgjgjen, por besoj do dal mirë,”– tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here