Author: tirana

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon rrëfimin e saj para shqiptarëve. Ajo ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi përditshmërinë e saj në karantinë. Kryemadhi pranoi se është duke e shfrytëzuar këtë kohë për të qendruar me familjen, madje e ka marrë më seriozisht se kurrë rolin e amvisës. Pavarësisht vakteve të bollshme dhe ushqimeve të shëndetshme që tregoi se gatuan, ajo pranoi se këto ditë ka rënë në peshë. “Çuditërisht jam dobësuar. Edhe telefoni nuk ma njeh më fytyrën, për shkak se ka ndryshuar fizionomia. Ndoshta edhe për shkak të flokëve se s’ka as…

Read More

Fëmijëria është një nga periudhat më kritike në jetën e njeriut. Pikërisht në këtë kohë, ushqyerja luan një rol thelbësor për shëndetin e njeriut në të ardhmen. Në moshë të re, truri është tërësisht në varësi të ushqimeve. Një prej ushqyesve më të rëndësishëm janë acidet yndyrore omega-3. Këto acide kanë një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm në humorin dhe gjendjen shpirtërore të fëmijës por edhe performancës në shkollë. Vaji i Peshkut dhe Acidet Yndyrore Omega-3? Acidet yndyrore janë përbërës të imët molekularë që gjenden në të gjitha yndyrnat. Megjithatë, lloji dhe struktura e tyre varion nga ushqimet. Omega-3 është…

Read More

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të ngadalësuar përhapjen e virusit në popullatë. Të vetmet aktivitete që aktualisht operojnë janë ushqimoret, furrat e bukës dhe farmacitë, ndërkohë që qarkullimi është kufizuar edhe me një fashë orare. Ndalimi i aktivitetit ekonomik dhe social, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në pjesën më të madhe të globit, ka bërë që shumë familje të mbyllen në shtëpi. Edhe pse mbetet ende e paqartë sa do të vijojë izolimi, tashmë shumë familje janë në vështirësi për…

Read More

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Read More

Mjeku Petrit Vargu, ka shprehur rezerva se si po e menaxhon qeveria situatën e koronavirusit në vendin tonë. “Në një alarm ku e gjithë bota është ngritur në këmbë, ne kemi disa drejtues që nuk kanë lidhje me shëndetësinë, me spitalet, dhe në vetë faktin që në Ministrinë e Shëndetësisë është vetëm një mjek, dhe nuk e di sa orë punë ka bërë. Kemi staf totalisht amatoresk, ka terr informatv” shprehet Vargu në Ora news.

Read More

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku tha se është në ankth si epidemiologe, duke parë situatën me përhapjen e Covid-19. Ajo është shprehur e revoltuar për mbajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës pasi nuk ka siguri. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e mocionit të iniciuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ajo tha se në sallën ku po mbahen punimet nuk ekzistojnë kushte për tubim në kohën e pandemisë. Kollçaku: Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorë “Ky mesazh që shkon nga kjo sallë është turpi. Unë kam thënë…

Read More

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero ishte në një lidhje direkte në emisionin “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi. Mirëpo, gjatë bisedës mjeku u përball me një moment të sikletshëm. Mjeku filloi të kollitet papritur dhe për një moment e kishte të pamundur të fliste. Ndërkohë, gazetarja Juli Xhokaxhi u shpreh se shëndeti i tij është mjaft i rëndësishëm. “Shpresoj të jeni mirë me shëndet, është shumë e rëndësishme kjo. I duheni të gjithëve. Ju dhe gjithë kolegëve”, tha Xhokaxhi. “Më falni se ishte shumë e papritur kjo situata e kësaj shishesh jo shumë të këndshme”, tha mjeku. Teksa vazhdoi bisedën…

Read More

Erind Cara, i riu që u shërnua nga COVID-19 ka folur sërish për luftën e tij koronavirusin. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Cara ka treguar se si mund jetë jetë infektuar me COVID-19. “Nuk e di, nuk kam udhëtuar jashtë vendit. Kam takuar një mik që vinte nga Milano, por ai nuk kishte simptoma”, këtë shpjegim jep i riu për mundësinë e infektimit të tij. Ai ka treguar dhe simptomat që ka pasur në fillim dhe si ka përballuar këtë sëmundje. “Si fillim kisha temperaurë dhe djersitje. Temperaturë 38, 38.5. Për një javë mora antibiotikë dhe temperature u…

Read More

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës. Në këto ditë kaq të vështirë kur të gjithë jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, nuk duhet të mungojnë as informacionet e sakta nga mjekët, profesionistët që qëndrojnë vijën e parë të rrezikut me virusin e panjohur që ka gjunjëzuar botën. Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte mjeku infeksionist Pëllumb Pipero. Lidhur me matjen e temperaturës çdo mëngjes për të qenë të sigurt, mjeku u përgjigj se nuk është e këshillueshme, nëse individi…

Read More

Kryeministri Rama ka zhvilluar edhe telefonata për të konfirmuar nëse disa qytetarë janë marrë nga platforma e bashkëqeverisjes për problemet e tyre duke u thënë se kjo punë “beso, kontrollo është”. Rama nuk ka kursyer as batutat me një qytetarë të quajtur Flamur, ku i ka ripërsëritur larjen e duarve dhe qëndrimin në shtëpi. “Ju tironsit jeni të kujdesshëm, nuk jeni të luftës ju jeni të paqes’.

Read More

Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook ka publikuar një video teksa merr në telefon qytetarët që kanë shkruar dhe ngritur problemet në platformën e bashkëqeverisjes. Një qytetar nga Fieri i ngriti problemin se deri tani ka punuar në të zezë në një kopsht, por ndryshe nga gruaja, nuk është i siguruar. Për këtë shkak ai pyeti kryeministrin nëse përfiton nga subvencioni i pagës minimale. Kreu i qeverisë i kërkoi që të denonconte ku punonte, ndërsa u bëri thirrje edhe të tjerëve që punojnë në të zezë që të denoncojnë nëse duan të marrin pagën e luftës. Qytetari: Gruaja…

Read More