Author: tirana

Kryeministri Edi Rama në një reagim ka bërë me dije se sot në orën 19:00 do të shpallet plani ekonomik i qeverisë për përballimin e situatës së koronavirusit. 🔴 PAS PAK, NË 19.00 SHPALLJA E PLANIT FINANCIAR PËR PËRBALLIMIN E PASOJAVE TË LUFTËS, NË KËTË FAQE DHE NË ÇDO EKRAN QË DO TË DËSHIROJË TA TRANSMETOJË 🔴 NDJESË QË SOT KEMI KOMUNIKUAR MË PAK, POR MË ËSHTË DASHUR KOHA PËR TË KONFIRMUAR PLANIN NË ÇDO DETAJ, ME GRUPIN E PUNËS DHE ME EKSPERTË NDËRKOMBËTARË🙏

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve. Në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Manastirliu ka firmosur një urdhër të dytë për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve deri në datën 03.04.2020. “Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu. Kujtojmë që ditën e sotme në vendin tonë janë konfirmuar 5 raste të reja të prekura nga koronavirusi, duke e…

Read More

Këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma pritej që të mbante për herë të parë koncert në Shqipëri, më datë 14 mars. Por pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, qeveria vendosi anulimin e çdo aktiviteti që grumbullonte njerëzit, rrjedhimisht edhe koncertin e Malumës. Mirëpo pritja ka marrë fund, pasi vetë Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneut të tij, duke mos anuluar edhe koncertin që do të mbante në Tiranë. Data e re e koncertit është 6 shtator 2020 dhe do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”

Read More

Me shtimin e numrit të të prekurve nga Covid-19, prindërit po përpiqen të mbrojnë fëmijët. Në përgjithësi, simptomat kanë qenë më të lehta te fëmijët dhe ky është një qetësim për shumë prindër. Sidoqoftë, ka ende të panjohura për virusin, ndaj edhe kërkimet vazhdojnë ende. Ja çfarë dimë deri tani. A mund të preken fëmijët nga koronavirusi? Po. Mund të preken dhe janë edhe në gjendje ta transmetojnë virusin, edhe nëse nuk kanë simptoma. Kjo është një asye e rëndësishme pse fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi me prindërit dhe të ndjekin këshillat higjieno-sanitare. Si ndikon koronavirusi te fëmijët? Në…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump me anë të një deklarate për mediat nga Shtëpia e Bardhë deklaroi se koronavirusi është një luftë mjekësore. Trump u shpreh se janë miratuar mjekime të reja dhe se ky është një sukses. “Kemi disa opsione kërkimesh për koronavirusin. Kemi miratuar mjekime të reja dhe ky është një sukses. E drejta për të provuar barna të reja është sukses i ri. Do të bëjmë të pamudurën për të gjetur mjekimin për Covid 19. Duam t’i tregojmë publikut amerikan se ne punojmë që Agjencia e Miratimit të Barnave të funksionojë sa më shpejt. Me vaksinat e reja,…

Read More

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar nisjen e mësimit online edhe në universitete. “Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks. 30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin. Bravo #UAMD ”, shkruan Shahini.

Read More

Moderatori i njohur i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka qënë një nga të parët personazhe publike që është treguar tejet i kujdesshëm që në momentin kur u shënuan të infektuarit e parë me koronvirus në Shqipëri. Ndërkohë këto ditë ka treguar se është karantinuar në shtëpi për aq sa mundet, kjo për shkak edhe të punës së tij si gazetar. Por sot Fevziu duket se e ka thyer pak ‘rregullin’ e vetëkarantinimit. Ai ka postuar një foto nga një fushë futbolli, e cila ishte bosh. Megjithatë Fevziu nuk ka shkruar asgjë përbri fotos duke mos treguar detaje nëse ka qënë…

Read More

Sikur të mos mjaftonte koronavirusi dhe frika që ka sjellë tek qytetarët, banorët e Durrësit janë përballur me skena horror sot teksa një i ri ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë. Në fotot e publikuara në media, shihet se i riu është varur plotësisht jashtë dritares, por dikush e mban nga brenda vetëm në këmbë. Të bërtitura, thirrje e më pas vijnë në ndihmë të tjerë njerëz që e tërheqin deri sa në fund e fusin brenda. Dëshmitarët thanë se i riu donte të hidhej por e ndaloi policia. “Bravo policia e Durrësit erdhi shpejt…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion të qytetarëve linjën e re këshilluese. Në Linjën e Gjelbër falas qytetarët mund të pyesin kur kanë paqartësi në lidhje me situatën. Ministrja Manastirliu ka postuar në faqen e saj numrin e linjës, 0800 40 40 falas për t’ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me COVID-19. Kurse urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127! Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen…

Read More

Bora Zemani është një ndër moderatoret më të dashura e cila prej shumë vitesh është pjesë e ekranit. Si gjithë të tjerët edhe Bora në këto ditë të vështira ka respektuar rregullat e qeverisë dhe po qëndron në shtëpi. Çdo ditë ajo ndan me ndjekësit momente nga rutina e saj e përditshme krah Arborit, djalit të saj. Së fundmi moderatorja ka postuar në “Instagram” një bashkim fotosh me Arborin ku shihen se po argëtohen teksa shkrepin pozat. Krah fotove të bukura, mami Bora shkruan: “Karantina po shkon mirë”. Edhe pse të izoluar Bora dhe Arbori dinë si ta shpenzojnë kohën…

Read More

Koronavirusi nuk kursen as princin e Monakos, Alberto II. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Principata, e cila ka thënë se princi ka dalë pozitiv ndaj testit të COVID-19 dhe se gjendja shëndetësore e 62-vjecarit është e mirë shkruan Tgcom24. Princi Alberto është i martuar në vitin 2011 me ish-notaren Charlene Wittstock, me të cilën ja dy fëmijë binjakë.

Read More