Author: tirana

Koronavirusi shkakton simptoma tipike respiratore. Më poshtë paraqiten rekomandimet kryesore: Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;Mbani një distancë të caktuar – të paktën një metër – nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur kolliten ose teshtijnë ose nëse kanë ethe, sepse virusi gjendet në spërklat e pështymës dhe mund të transmetohet nëpërmjet…

Read More

Cesc Fabregas vërtetoi se shpirtrat njerëzorë janë fort të trazuar gjatë karantinës së këtyre ditëve, për shkak të “Coronavirus”, teksa rikrijoi shkëlqyeshëm një skenë nga filmi i Eddie Murphy, “Coming to America”. Spanjolli mbetet i ngujuar në banesën e tij në Monako, pasi infeksioni i rrezikshëm vazhdon të përhapet globalisht. Pas ditës së katër të izolimit, ish-lojtari i Barcelonës, Chelsea dhe Arsenali ka filluar të mërzitet. Fabregas, i cili kohët e fundit tregoi një video të tij, duke luajtur (bërë shaka) me Willy Caballero, doli në ballkonin e shtëpisë dhe bërtiti me të madhe: “Mirëmëngjesi, fqinjët e mi!” Njëri prej…

Read More

Këngëtari i njohur, Sinan Hoxha ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ‘Skype’ në emisionin e pasdites me Rudinën. Artisti ka rrëfyer eksperiencën e tij të vetizolimit, duke treguar se kjo periudhë e gjeti në shtëpinë në bregdet, ku ka mundësi të shëtisë më shumë me djalin në oborrin e shtëpisë. Sinani ka treguar se po kalon shumë mirë me familjen e tij dhe si asnjëherë tjetër ka luajtur shumë me djalin, Ansin. Hoxha ka shtuar se jeta, rutina e saj, paratë dhe çdo gjë tjetër i kishin rrëmbyer, por tashmë ai ndihet shumë mirë pranë më të dashurve…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta manastirliuy në një lidhje me Skype në studion e ABC News me gazetarin Endri Xhafo deklaroi se është blerë një numër i ri testimesh dhe kitesh për të analizuar pacientët e dyshuar me Covid-19. Manastirliu tha se blerja e tamponëve dhe testeve bëhet sipas rekomandimit që japin ekspertët e shëndetit. Ajo deklaroi se ndërkohë që e gjithë bota po përballet me probleme në lidhje me testimet, Shqipëria nuk ka patur pengesa. Biseda: Endri Xhafo: Ju keni raportuar një numër të ulët testimesh ndërkohë që OBSh rekomandon të bëhen sa më shumë teste. Sa tamponë kemi sot? Ogerta…

Read More

Ndonëse bota po përballet me një situatë të vështirë për shkak të Koronavirusit, banorët e “Big Brother” në Gjermani e mësuan lajmin së fundmi. 14 persona u futën në shtëpinë e madhe më 6 shkurt, në një kohë kur pandemia nuk kishte këto përmasa. Ata e mësuan lajmin nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë me moderatorin e spektaklit dhe të gjithë u shokuan. Ata nisën të shqetësoheshin për familjarët e tyre, por për fat të mirë regjia u mundësoi lidhje nga skype me ta. Në momentin që mësuan për pandeminë e Koronavirusit, në shtëpinë e famshme mbizotëroi heshtja dhe banorët e…

Read More

Në një kohë që Shqipëria është mbërthyer nga ethet e Covid 19, ku pjesa më e madhe e qytetarëve janë mbyllur në shtëpitë e tyre, Kuvendi i Shqipërisë ka akorduar një fond mijëra euro për të dezinfektuar dhe pastruar sallat dhe tualetet që përdorin deputetët. Në tenderin e parë, Kuvendi kërkon që të kryejë prokurimin me vlerë të vogël, me objekt “shërbim dezinfektim 3D”. Më pas, Kuvendi ka përshkruar edhe punët që duhet të kryejë firma private. “Kërkojmë dezinfektim 3D në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, Sallës së Seancave Plenare si dhe të parkut të autoveturave 3 herë gjatë…

Read More

Në konferencën për shtyp të së enjtes kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 427 duke e çuar në 3405 ndërsa janë 33 mijë të prekur në total. Autoritetet italiane i bëjnë apel të gjithë mjekëve dhe infermierëve që kanë dalë në pension gjatë dy viteve të fundit, si dhe atyre të punësuar në struktura private që të vendosen në dispozicion në këto ditë të vështira. Ekspertët paralajmërojnë se nëse deri të dielën nuk ulen shifrat e të infektuarve nga Covid-19, qeveria duhet që të ashpërsojë masat e sigurisë…

Read More

Këngëtarja 41 Nicole Scherzinger vjeçare ka “ngritur temperaturat” edhe gjatë izolimit të saj, me dy fotot e nxehta ku shfaqet e veshur me kostum lëkure. Duket se ylli i “The Pussycat Dolls” ka ditur si të qëndrojë pozitive në mes të pandemisë së koronavirusit, duke kënaqur edhe 4.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Read More

Pandemia e koronavirusit po përhapet në të gjithë botën me hapa galoponte dhe nga dita në ditë rritet numri i të prekurve dhe i atyre që ndërrojnë jetë. Organizata Botërore e Shëndetësisë hedh poshtë perceptimin se COVID-19 vret vetëm të moshuarit dhe paralajmëron me zë të lartë. “Koronavirusi nuk vret vetëm të moshuar. Ka raste të të rinjve të shëndetshëm që kanë pësuar komplikacione të rënda” ka thënë Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebrejesus. Numri një i OBSH-së do të kujtojë se ka një numër domethënës të rinjsh që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Gjithsesi Tedros Adhanom sqaron…

Read More

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, prej disa javësh është i mbyllur në shtëpi për të evituar kontaktet me personat si rrjedhojë e koronavirus që godet sidomos moshat e thyera. Tekniku i Shqipërisë gjithsesi nuk ndal kontaktet me njerëzit, edhe pse pranoi se lajmet që ka marrë së fundmi prej tyre nuk janë aspak të mira. Në një intervistë të dhënë për “Radio Goal”, ai ka folur për emergjencën ndërkombëtare dhe se si po ndjek situatën sidomos në vendet me të cilat është i lidhur shumë, si për shembull Napolin. “Sot në mëngjes me erdhi një mesazh nga Napoli, pamje…

Read More

Në situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të përhapjes së virusit, psikologe dhe sociologe apelojne qe te behet kujdes edhe per shendetin mendor. Ata japin disa këshilla se si duhet te shpenzohet koha gjatë izolimit ne shtepi dhe se cilat jane aktivitetet me te shendetshme. “Le të bëjmë një plan ditor me aktivitete të caktuara që lidhen me punët e shtëpisë, aktivitete relaksuese, të pushojmë, të ushqehemi mirë, të bëjmë ushtrime në kushtet e shtëpisë, të lexojmë, të dëgjojmë muzikë, të bëjmë aktivitete të cilat kombinojnë aspektet fizike dhe mendore. Dhe të qëndrojmë bashkë me njëri-tjetrin,…

Read More

Dhjetëra punëtorëve të kompanisë “Teleperformance” u është kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie. “Rasti i parë me COVID-19 në call center – masat e deritanishme të pamjaftueshme Dhjetra punëtorëve të kompanisë Teleperformance u është kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie. Mes të tjerëve edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi, është në kushte vetëkarantinimi. Pushime të paguara dhe përpjekje për të zhvendosur punën nga shtëpia për…

Read More