Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si duhet të sillemi në izolim, flasin psikologë e sociologë: Kujdesi kryesor, shëndeti mendor

18:03 / March 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të përhapjes së virusit, psikologe dhe sociologe apelojne qe te behet kujdes edhe per shendetin mendor. Ata japin disa këshilla se si duhet te shpenzohet koha gjatë izolimit ne shtepi dhe se cilat jane aktivitetet me te shendetshme.

“Le të bëjmë një plan ditor me aktivitete të caktuara që lidhen me punët e shtëpisë, aktivitete relaksuese, të pushojmë, të ushqehemi mirë, të bëjmë ushtrime në kushtet e shtëpisë, të lexojmë, të dëgjojmë muzikë, të bëjmë aktivitete të cilat kombinojnë aspektet fizike dhe mendore. Dhe të qëndrojmë bashkë me njëri-tjetrin, koha me njëri- tjetrin të kombinohet dhe ekuilibrohet me kohën vetëm dhe duke u kujdesur për shëndetin tonë fizik dhe mendor”, shprehet psikologia Ledjona Braho.

“Është e rëndësishme që në kushtet e karantinës secili prej nesh të ndjejë që është i detyruar të jetë sa më i durueshëm dhe krijues në menaxhimin e kohës dhe marrëdhënieve me anëtarët e familjes dhe njëkohësisht të shfrytëzojë mundësinë për t’u argëtuar në mënyrë optimiste dhe për të menaxhuar marrëdhëniet brenda familjes në mënyrë sa më të krijuese”, thotë sociologu Edmond Dragoti.

Sociologët besojne se rikthimi i jetës në normalitet do të jetë një proces i gjatë dhe gradual.

“Do futemi në jetën e përditshme me një qëndrim të ri më të ristrukturuar, me një kuptim më të mirë për realitetin, për vështirësitë dhe problemet e jetës. Besoj se do jetë një futje e favorshme pavarësisht se nuk do jetë e lehtë të përshtatemi në kushtet që kemi fituar shprehitë e qëndrimit në shtëpi; do kemi një përiudhë tranzitore të përshtatjes”, këshillon ai.

Ekspertët u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen vetëm nga burime të sigurta, për të shmangur kështu krijimin e panikut nga të dhëna të pavërteta gjate periudhes se veteizolimit.

psikologe sociologë tiranananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.