Author: tirana

Kryeministri Edi Rama shpreson se nga dita e nesërme shërbimi i internetit do të jetë falas për të gjithë. Rama tha në emisionin “Opinion” se AKEP është duke punuar intensivisht që një gjë e tillë të ndodhë. Disa vende të prekura nga pandemia e koronavirusit, tashmë ofrojnë internet falas për të gjithë qytetarët e vetëizoluar. Shërbimi i internetit është i rëndësishëm edhe për ata nxënës që ndjekin mësimet shkollore “online”.“Po merremi intensivisht, AKEP është në punë intensive dhe shpresoj që të kemi një përgjigje nesër. Në disa vende ka kolapsuar sistemi dhe besoj që nesër do kemi një lajm të mirë”,…

Read More

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka kërkuar ndihmë nga Turqia nëse vendet e tjera nuk do ta ndihmojnë Shqipërinë në përballimin e koronavirusit. Rama gjithashtu shtoi se nga ana e saj Ministrja e Shëndetësisë ka kërkuar edhe ekspertë dhe ndihma nga Kina. “Ministria e Shëndetësisë ka bërë me marzhin e vetë. Para se të vija këtu kam folur me presidentin e Turqisë më të cilin kam komunikim të vazhdueshëm, kjo nuk është sekret. Kemi prej 2 javësh që kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternative. Një listë me kërkesa, në rast se përmbyset bota dhe s’ka mundësi komunikimi…

Read More

Ndoshta nuk e kishim menduar ndonjëherë që të quanim skandaloze mbledhjen e disa të rinjve të cilët luajnë futboll sëbashku, por ja që sot jemi në ato ditë ku një grumbullim i tillë është i pa tolerueshëm. Kjo vjen për faktin se vendi është në një situatë alarmante, dhe qeveria ka urdhëruar se nuk duhet që të qëndrojmë brenda pasi mund të infektohemi dhe të infektojmë persona të tjerë.

Read More

Sonila Alushi , Aktiviste për të Drejtat e Emigranteve foli në Open në Top Channel për situatën në Itali të shkaktuar nga koronavirus. A ka ndonjë viktimë shqiptare?- e pyeti Eni Vasili. ‘Jo, deri tani fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë shqiptare nga koronavirusi. Ajo që duhet theksuar është që shumë qytetarë në Bergamo nuk i kanë respektuar masat e qëndrimit në izolim’- tha Alushi. Alushi tregoi se nuk ka asnjë viktimë shqiptarë në Itali. ‘Situata është shumë e rëndë. E gjithë Bergamo është në kolaps. Sistemi shëndetësor është në kolaps, edhe pse është një ndër sistemet shëndetësore më të mira…

Read More

Në orën 10:00 hyn në fuqi ligji për ndalimin e këmbësorëve deri në orën 16:00. Ndërsa qarkullimi lejohet sërish në orën 16:00 deri në orën 18:00, këto masa vijnë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. Ndër thyesit e rregullave nuk mungojë as deputetët, ku një ndër to ishte Adreatik Alimadhi i cili u shpreh se po shkonte për në shtëpi.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sot në mbrëmje planin ekonomikë të qeverisë për shpëtimin e Shqipërisë nga kolapsi që mund të shkaktohej nga COVID-19. I ftuar sot në emision “360 gredë”, Berisha u shpreh se Rama nuk ka ndihmuar ata që duhej, pasi sipas tij thesi duhet të hapej te biznesi i vogël dhe te njerëzit në nevojë. “Nuk u hap thesi aty ku duhej, thesi duhet të hapej. Duhet të hapej për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë. Biznesi i vogël ka të punësuar 500 mijë punëtorë. Janë të gjithë të mbyllur në mision të mbyllur. Shtetit i…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live me emisionin “Opinion” ka dhënë një lajm për të gjithë punëtorët që paguhen në të zezë. Rama tha se mjafton që ata të denoncojnë pronarët e tyre, dhe shteti do t’i detyrojë që t’i paguajnë. PJESË NGA EMISIONI: Feviu: Ka një numër tjetër punonjësish që janë në kushte informalitet, si do veprohet për ta? Edi Rama: Ata të denoncojnë pronarët nëse duan mbështetje. Informalitetin nuk e kompension asnjë shtet në botë sepse nuk kanë si ta bëjnë. Feviu: Si bëhet kjo? Edi Rama: Të denoncojnë pronarin, që unë punoj në këtë kompani, paguhem…

Read More

Përveç koronavirusit që ka prekur vendin tonë, qytetarët e Tiranës përballen edhe me një problem tjetër, rritjen e çmimeve. “ABC News” ishte në tregun e fruta-perimeve në Lushnje dhe pa nga afër që çmimet ishin të ulëta, ndërsa në kryeqytet ato rriten dita-ditës gjithnjë e më shumë. Këto janë shqetësimet e vazhdueshme të disa prej qytetarëve në kryeqytet gjatë ditëve të fundit. Për të parë situatën me çmimet e prodhimit vendas, “ABC News” udhëtoi për në tregun e shumicës së fruta-perimeve në Lushnjë Diferencat e çmimeve të këtij tregu me çmimet që konsumatori në Tiranë përballet çdo ditë janë tepër…

Read More

“Përshëndes mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri. Ftoj Qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë. Inkurajoj gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t’u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve. Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik. Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku makina është përmbysur dhe ka përfunduar me rrota në ajër. Makinës ishte duke i dhënë një efektiv i policisë së rendit, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Shpejtësia e lartë me të cilën ka hyrë në rrethrrotullim dhe gjendja e dehur e policit kanë bërë që makina e tij të aksidentohet dhe tē përmbyset në rrugë.

Read More

Një studim i ri i realizuar nga Shërbimi Shëndetësor në Itali ka dalë në përfundimin se 99 për qind e viktimave të shkaktuara nga koronavirusi ishin pacientë me probleme të mëparshme shëndetësore. Studimi i 355 rasteve të vdekjeve nxori në pah faktin se vetëm tre prej viktimave, 0.8 për qind, nuk kishin pasur probleme të tjera shëndetësore përpara se të infektoheshin. Thuajse gjysma e tyre, 48.5 për qind, kishin tre ose më shumë probleme shëndetësore përpara se të diagnostikoheshin me Covid-19. Pjesa tjetër, 25.6 për qind kishin pasur patologji të tjera, ndërsa 25.1 për qind kishin pasur një të tillë.…

Read More

Ekspertët i kanë klasifikuar mollët si një prej frutave më të mira kundër mbipeshës. Sipas tyre, mollët përmbajnë shumë fibër, që nxit ndjesinë e ngopjes. Sipas të dhënave në veçanti, pektina e cila gjendet tek mollët të mban të ngopur për shumë kohë. Kjo do të thotë se sa më i ngopur të ndihet njeriu, aq më të pakëta do të jenë gjasat që ta teprojë me të ngrënin. Për më tepër, mollët përmbajnë pak kalori. Një kokërr mesatare përmban 100 kalori. Ky është një lajm i mirë për ata që duan të bien në peshë. Një studim i kohëve…

Read More