Për të ndalur përhapjen e lajmeve të rremë dhe të njëanshëm me origjinë të dyshimtë, Organizata Botërore e Shëndetit, Facebook Google dhe Twitter kanë hyrë në një marrëveshje. Infodemia- Walter Ricciardi, Profesor i Higjienës në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Romë, foli pak ditë më parë për tre epidemi: “koronavirusi, lajmet e rreme dhe ksenofobia që është shkaktuar pas këtyre lajmeve të rreme. Kjo është epemia e parë e epokës së mediave sociale, kështu që pritej të ndodhte një infodemi”. Thjesht hidhini një sy shifrave. Në vetëm një muaj, mbi 15 milion postime mbi këtë temë u postuan…
Author: tirana
Një prekje e dashur nuk tregon vetëm sa të rëndësishëm jeni për të, por edhe ju ngushëllon gjatë kohëve të vështira, sëmundjes apo dhimbjes. Rezulton se ka një shpjegim për këtë. Një studim i fundit ka përgjigjen se pse prekja e njeriut mund të jetë kaq e fuqishme dhe ndihmon si një ilaç. Kjo është mënyra se si funksionon ajo. Të kesh një partner romantik, që ju mban dorën kur keni dhimbje, bën që të vuani më pak dhe të ndiheni më pak në siklet. Kjo mund të quhet “ilaç dashurie”, i cili mund të shërojë dhe qetësojë. Por le…
Romina Selenica, një mjeke shqiptare nga Italia në një lidhje me Skype për News 24 deklaroi se në Itali nuk ka ende një dritë shprese, pavarësisht karantinës së përgjitshme. “Ne vazhdojmë të jemi në gjendje kritike nuk po shohim ende një diritë shprese shifrat janë shqetësuese mbrëmë mbi 5 mijë raste të reja, me 400 viktima. Uroj që sot të kemi një dritë jeshile, reduktim të numrit të viktimave. Sipas parashikimeve të para, piku pritej në 18-19 mars, pritet që sot apo nesër të kemi numër më të ulët, Por duhet thënë se rastet e deklarara nuk janë rastet reale,…
Ambasadori i BE, Luigi Soreca duke publikuar videon e mjekëve që po luftojnë çdo ditë në front me koronavirusin ka një mesazh për gjithë të tjerët. Soreca shprehet se kushdo duhet të respektojë sakrificat e përditshme të mjekëve dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemi duke ndjekur rregullat me rigorozitet. STATUSI I LUIGI SORECA Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të mjekëve dhe për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e…
Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme shpalli planin e masave në kuadër të COVID 19 duke bërë me dije se do të falen kamatvonesat e energjisë elektrike për klientin familjar dhe për biznesin e vogël. Por ndërkohë Rama edhe në komunikimet e mëparshme ka bërë të qartë se pavarësisht situatës nuk do të ketë tolerime në mospagimin e faturave të energjisë elektrike pasi kjo sipas tij do krijonte një kolaps të madh dhe do na çonte në “gropën” ku ishim. Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit (AKSHI) përmes drejtueses Linda Karçanaj bën me dije se faturat mund të paguhen…
Ambasada e SHBA ka një mesazh për qytetarët lidhur me masën që duhet të respektojnë ata për distancën apo largësinë sociale sa i përket mospërhapjes së koronavirusit. Në një status në Fb ambasada shkruan se largësia sociale nuk do të thotë se nuk jemi pranë njëri- tjetrit por ne jemi pranë kur jemi me mendime dhe për këtë ka nisur edhe një nismë për mesazhe pozitive. Në komentet e statusit qytetarët mund të ndajnë kartolinën e tyre me mesazhe pozitive në këtë situatë të vështirë për gjithë botën. STATUSI I AMBASADËS AMERIKANE Zbatimi i largësisë sociale nuk do të thotë…
Pirja e qumështit të kalit mund të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut dhe të keni përfitime anti-inflamatore dhe madje mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit. Studiuesit në Kazakistan po pretendojnë se qumështi i kalit mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit, raporton “The Times”. Siç dihet, zakonisht pihet në Azinë Qendrore në vend të qumështit të lopës. Studiuesit nga Universiteti Nazarbayev besojnë se pija mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të shfaqjes së kancerit. Studimi sugjeron që qumështi i kuajve është më i lartë në albumin, një proteinë e zhytur lehtësisht nga njerëzit në krahasim me qumështin…
Sara Hoxha së bashku me familjen e saj prej ditësh po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj dhe vazhdimisht po bën thirrje për solidaritet mes qytetarëve për të qëndruar në shtëpi. Ajo, Ledioni dhe dy fëmijët e vegjël janë izoluar tashmë dhe vetëm pak minuta më parë ajo i ka kërkuar ndjekësve të saj të bëjnë durim dhe të mos dalin nga shtëpia sepse po rrezikojnë kështu jetën e njerëzve vulnerabël që kanë edhe riskun më të lartë për t’u prekur. Ajo flet për vëllain e saj Itanin 12-vjeçar që siç zbuloi Sara vuan nga diabeti Tipi 1.
“Është thelbësore të mbrohesh kundër asaj që ofrohet më së shumti në treg. Dhe për ta bërë këtë ju duhet durim në të jetuar, i cili konsiston në gjetjen e kohës për të jetuar. Ky është ushtrimi i vetëm i vërtetë i lirisë sonë” Këto janë fjalët e Josè Pepe Mujica, ish-president i Urugay dhe një person me rëndësi ndërkombëtare për veçantinë e presidencës së tij, pesë vite që shënuan një pikë kthese në vendin uruguaian. Tashmë i tërhequr nga skena politike, pasi hoqi dorë nga pensioni i shtetit ai po kalon ditët e tija në fermën e tij modeste…
Sado i mrekullueshëm të jetë truri, shpesh ai mund të jetë arsyeja për disa nga gabimet që bëjmë çdo ditë truri vazhdimisht përpiqet të parashikojë se si funksionon bota. Problemet fillojnë kur modelet e brendshme të botës që truri ndërton, nuk përputhen me realitetin. Këtu do të mësoni se si të shmangni disa gabime dhe paragjykime të dukshme, sapo të bëheni të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. 1. Efekti i përqendrimit Një studim në vitin 1998 tregoi se ky efekt ndikon në mënyrën se si ne i perceptojmë gjërat. Pjesëmarrësit në atë studim besuan gabimisht se njerëzit nga Kalifornia janë…
Në të gjithë botën, mbi dhjetë mijë njerëz kanë vdekur për shkak të pandemisë Covid-19. Kjo është ajo që del nga bilanci i Universitetit John Hopking i cili bazohet në të dhënat e OBSH-së dhe burimeve të tjera, kurse numri total I të infektuarve në gjithë botën është rreth 250 000. Wuhan, epiqendra e shpërthimit të pandemisë nga koronavirus nuk raportoi infeksione të reja për të dytën ditë me radhë. Në të gjithë Kinën, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi për 39 raste të tjera të infeksionit të importuar nga jashtë vendit dhe për 3 vdekje, përfshirë 2 në provincën e…
Një rast i ri me me COVID-19 është shënuar në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se një tjetër person ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Bëhet fjalë për një 65-vjecare nga qyteti i Patosit. Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 65.