Pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes se duke nisur nga sot Forcat e Armatosura do të monitorojnë bashkë me policinë lagjet e kryeqytetit, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Statusi i Ramës TIRANË – USHTRIA DO TË VIHET E GJITHA NË MBROJTJE TË POPULLIT NGA SABOTATORËT E KËSAJ LUFTE, KU KJO PAKICË FARE E VOGËL INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM MJAFTON PËR TË NA BËRË HATANË DHE NUK MUND TË LEJOHET NË ASNJË MËNYRË, TË MARRË NË QAFË MIJËRA E MIJËRA TË PAFAJSHËM DHE T’U SJELLIN VUAJTJE DHJETËRA MIJËRA TË TJERËVE
Author: tirana
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se SHBA ka premtuar deri në 100 milion dollarë për të ndihmuar miqtë si Shqipëria dhe të tjerë për të luftuar COVID19.” Ndër të tjera Yuri Kim shkruan se SHBA vijon të jetë ende në krahë të Shqipërisë. “Kjo bazohet në një ndihmë më të gjerë që ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do ta kapërcejmë këtë bashkë – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!”, thuhet më tej në deklaratën e Yuri Kim.
Në një kohë kur ka ende qytetarë që nuk i binden urdhrit të qeverisë për të zbatuar fashën e orarit për të mos lëvizur jashtë shtëpie, për shkak të koronavirusit, policisë në terren i është bashkuar dhe ushtria. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se duke nisur nga sot Forcat e Armatosura do të monitorojnë bashkë me policinë lagjet e kryeqytetit. Ndërkohë, MM bën me dije se për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura e tashmë të bëra publike, do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit. Kujtojmë…
Kryeministri Edi Rama informoi sot se “do të ofrohet 50% internet mobil falas më shumë, për 5 javë nga të tre operatorët”. “Në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë të veprimtarisë së tyre online dhe po bëhet një përpjekje e madhe për të mos ndërprerë falë opsioneve online mësimdhënien për nxënësit e shkollave, përmes AKEP kemi inkurajuar fuqishëm operatorët, sipërmarrësit dhe ata që janë të angazhuar në rrjetet e shërbimeve elektronike të ofrojnë për pajtimtarët mundësi shfrytëzimi maksimal dhe cilësor të internetit me kushte financiare sa më të favorshme, duke pasur posaçërisht në vëmendje mbarëvajtjen teknike dhe…
Në këtë situatë pandemie, të gjithë bien dakord për një gjë të vetme: të moshuarit duhet të jenë prioriteti ynë kryesor. Të dhënat e konfirmuara nga ekspertët në mbarë globin tregojnë pa asnjë mëdyshje se mosha e tretë përballet me rrezikun më të lartë të infektimit nga COVID-19.Për më tepër, vdekshmëria nga COVID-19 është në nivele më të larta tek pacientët e kësaj grupmoshe. Në Kinë, zanafilla e pandemisë, 15% e pacientëve mbi 80 vjeç të prekur nga virusi, kanë humbur jetën. Si T’i Mbrojmë Gjyshërit Tanë Në Këto Kohë Të Vështira? Në këto kushte, të gjithë grupmoshat po hasin…
Kryeministri Edi Rama publikon në “Facebook” mesazhin e Shefes së Forcës Speciale tek Infektivi, në QSUT, e cila iu thotë qytetarëve shqiptarë se qëndrimi në shtëpi nuk është sakrificë, por përballja me virusin është e tillë. “🔴 NAJADA, SHEFJA E FORCËS SPECIALE NË VIJËN E ZJARRIT, KU LUFTOHET ORË E MINUTË PËR TË SHPËTUAR PENGJET E ARMIKUT, KA NJË MESAZH DHE NJË LUTJE PËR JU🙏 #RESPEKT’”, shkruan Rama. “Do iu jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve tek Infektivi. Tre prej tyre janë në terapi intensive. I siguroj qytetarët se ne jemi një…
Futbolli Italian u pezullua i pari për shkak të koronavirusit në Europë dhe sigurisht do të ketë më shumë javë për të rikuperuar se në çdo vend tjetër evropian. Në Itali klubet po mendojnë se të pakësojnë shpenzimet dhe një zgjidhje është shkurtimi i pagave.“Tuttosport” shpjegon formulën sesi do të bëhet kjo ulje dhe cilët lojtarë do të preken më shumë. Bëhet fjalë për një ulje proporcionale dhe më i dëmtuari do të jetë ai që fiton më shumë në Serinë A, Cristiano Ronaldo. “Ulje të pagave do të bëhet në mënyrë progresive, siç ndodh me taksat e të ardhurave.…
Cilat janë rreziqet që lidhen me intimitetin në kohën e koronavirusit? Për këtë flasin ekspertët: A është Covid-19 seksualisht i transmetueshëm? Dr Jessica Justman: Ne nuk po shohim modele që tregojnë transmetimin seksual. Kryesisht përhapet përmes pikave të frymëmarrjes. Dhe prekja e sipërfaqeve të kontaminuara mendohet se është mënyra dytësore e transmetimit. Dr Carlos Rodríguez-Díaz: Nuk ka asnjë provë që Covid-19 mund të transmetohet përmes marrëdhënieve vaginale ose anale. Sidoqoftë, puthja është një praktikë shumë e zakonshme gjatë marrëdhënieve seksuale, dhe virusi mund të transmetohet përmes pështymës. Prandaj, virusi mund të transmetohet duke u puthur. Ekzistojnë gjithashtu dëshmi të transmetimit…
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ndërkohë që tani është në detyrë për administratën e situatës me koronavirusine ka quajtuar si më të vështirën në 30 vite demokraci. Ai në një lidhje live në ‘’News24’’ i është përgjigjur opozitës se nuk mund të anulohen koncesionet pasi ofrojnë shërbime jetike për qytetarët që shërbejnë për frenimin e koronavirusit. Ai thotë se tashmë Shqipëria po përballet me dy armiq, koronavirusin dhe rënien ekonomike ndërkohë kjo e dytë nëse nuk ndalet e para mund ta groposë ekonominë e vendit. ”Të anulojëm dializën, ç’do të ndodhin me ata që i duhet. Po plehrat, po rrugët,…
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar dje në kryeqytetit 21-vjeçarin me inicialet O.N., pas një ngacmimi seksual ndaj një vajze të mitur. Ngjarja, në dukje e zakonshme, ngre pikëpyetje për metodën sesi trajtohen denoncimet nga Komisariatet e Policisë, si hallka e parë që duhet t’ju japë zgjidhje qytetarëve. Ngacmimi seksual ndaj të miturës ka ndodhur më pasditen e 16 marsit, dhe rastësia që në zonën e Fushë-Farkës ka kaluar një nga patrullat ‘Shqiponja’ i ka dhënë tjetër rrjedhë historisë. 15-vjeçarja ka dalë me të atin për vrap, dhe në vrap e sipër e ka lënë babain në…
“Daily Mail” ka publikuar sot foto dhe video, të tmerrshme mund të thuash, pasi janë shkrepur benda reaminacionit në Bergamo, aty ku janë shtruar të sëmurët me koronavirus. Këto pamje do t’ju mbeten gjatë në mendje, pasi gjendja e të prekurve duket e rëndë. Ata mezi marrin frymë brenda aparaturave, ndërsa mjekët vrapojnë sa te njëri, sa të tjeri. Këtu zhvillohet lufta e vërtetë, këta janë ushtarët e vijës së parë që po zhvillojnë betejën me armikun e përbashkët koronavirusin. E pavarësisht kësaj lufte, një dritë jeshile nuk është ndezur ende për Italinë.Rezultatet pozitive të uljes së numrit të të…
Kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj tha për ATSH-në, se po vijojmë punën në terren në shërbim të pensionistëve për shpërndarjen e pensionit, ilaçeve si dhe ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Malaj tha se janë identifikuar 253 pensionistë, shumica e të cilëve kërkojnë shërbime, ndihma, pensionin në shtëpi. “Bashkia Mat në 8 njësitë administrative ka identifikuar 253 pensionistë. Ku nga këto në njësinë administrative Burrel janë kontaktuar 10 pensionistë të cilët kanë nevojë për ushqime. Në njësinë administrative Rukaj është marrë kontakt sot me 4 pensionistë të cilët janë larguar tek fëmijët e tyre”, tha ai. Po ashtu,…