NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) paralajmëron se simptomat kryesore të Covid-19 janë një kollë e re e vazhdueshme dhe një temperaturë e lartë, që do të thotë se ndjeni nxehtësi kur prekeni në kraharor ose kurriz dhe keni probleme me frymëmarrjen. Ata me Covid-19, në të vërtetë, mund të përjetojnë një dhimbje barku përpara se të shfaqin këto simptoma të ngjashme me gripin. Një studim i ri, botuar në “Gazetën Amerikane të Gastroenterologjisë”, sugjeron që njerëzit mund të përjetojnë shqetësime në aparatin tretës, të tilla si diarre, kur janë të infektuar me koronavirus. Brennan MR Spiegel, bashkë-kryeredaktor i “Gazetës Amerikane të…
Author: tirana
Duke marrë shkas nga situata që ka krijuar pandemia e Covid-19 në gjithë botën gjithashtu edhe në Shqipëri, janë marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen. Duket se në Shqipëri një pjesë e popullit nuk e kanë marrë seriozisht situatën ose e neglizhojnë atë. Përmes një postimi të fundit Rama shkruan se mjekët e infektivit janë të alarmuar nga disa sjellje të papërgjegjshme të disa prej qytetarëve. Rama shkruan se nëse nuk do rrimë të gjithë drejt në këtë luftë “nuk do kemi ku të shtrijmë të sëmurët dhe nuk do ketë më as vend në varreza jo më në…
Festivali i Filmit në Kanë 2020, sipas një njoftimi zyrtar nga organizatorët është shtyrë Lajmi vjen pasi qeveria franceze ndaloi tubimet publike që kanë më shumë se 100 njerëz. Në njoftimin e tyre thuhet se Festivali i Filmit në Kanë nuk mund të mbahet në datat e planifikuara, nga 12 deri 23 maj, dhe do të mbahet në fund të qershorit apo në fillim të korrikut.
Si shumë emra të tjetër, sic duket edhe Alba Hoxha nuk po mundet që t’i ndahet ushqimit, shkruan Syri Kosova. Ajo ka hedhur fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet se pozoi para Nutellave që po i hante. ‘Ça po boni?’ ishte pyetja që ia la imazhit ku mori shumë përgjigje të ndryshme.
Prof. Kristaq Sini pedagog i mikrobiologjisë ushqimore dhe higjienës në Universitetin Bujqësor të Tiranës ishte i ftuar në studion e ABC News në një bisedë me gazetarin Endir Xhafo. Prof. Sini u shpreh se ka një shpresë që në Shqipëri koronavirusin mund ta kalojnë pak më lehtë se vendet e tjera për disa shkaqe. Po ashtu Prof. Sini tha se në këtë periudhë luan rol të rëndësishëm mënyra e ushqyerjes e cila duhet të jetë e shumëllojshme dhe me sasi të kontrolluar. “Do thoja që kam ndjekur me shumë vëmendje gjithçka ka ndodhur që kur u përhap në Wuhan. Në…
Bota po mbyllet. Vendet që dikur lëviznin me shpejtësi në nxitimin e jetës së përditshme, tani janë bërë qytete fantazmë me kufizime masive të vëna; nga bllokimet dhe mbylljet e shkollave deri tek kufizimet e udhëtimit dhe ndalimet për tubime masive. Është një reagim i pashembullt global për një sëmundje. Por kur do të përfundojë dhe kur do të jemi në gjendje të vazhdojmë jetën tonë? Kryeministri Boris Johnson ka thënë se ai beson se Mbretëria e Bashkuar mund të “kthejë valën” kundër shpërthimit brenda 12 javëve të ardhshme dhe vendi mund të “dërgojë koronavirusin në paketim”. Por edhe nëse…
Edhe Zajmina Vasjari si shumica e kolegëve të saj ka shfrytëzuar Instagramin për t’i bërë thirrje të gjithë ndjekësve të saj të qëndrojnë në shtëpi pasi vetëm kështu do të jenë të sigurt. Nëpërmjet një video Zajmina tregon vogëlushen e saj Khloe e cila luan në oborrin e shtëpisë. “Shijojeni jetën tuaj. Familja juaj është gjëja më me vlerë në këtë botë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Mbroni njëri-tjetrin duke qëndruar në shtëpi”, shkruan ajo krah pamjes të ëmbël të së bijës. Ashtu si gjithë të tjerët edhe Zajmina po shfrytëzon këtë kohë për të kaluar sa më shumë momente…
Qeveria amerikane ditën e sotme ka njoftuar se nga nesër Nju Jorku do të mbyllet si shkak i korovairusit. Mediat e huaja shkruajnë se të gjithë punëtorët nga dita e nesërme punëtorët do të jenë në shtëpi, si dhe do të kenë rregulla të forta për të moshuarit. Qeveria amerikane ditën e sotme ka njoftuar se nga nesër Nju Jorku do të mbyllet si shkak i korovairusit. Mediat e huaja shkruajnë se të gjithë punëtorët nga dita e nesërme punëtorët do të jenë në shtëpi, si dhe do të kenë rregulla të forta për të moshuarit.
Autoritetet italiane të shëndetit kanë publikuar pasditen e së premtes bilancin e ri për personat e prekur nga koronavirusi. Kështu rezulton se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është rritur në 47,021. Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 5,986 raste. Ndërsa brenda ditës raportohet të kenë ndërruar jetë 627 persona. Numri i viktimave në total shkon në 4,032 dhe numri i personave të shëruar tërësisht është 5,129. /abcnews.al/
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se në emër të partisë së tij, fton të gjithë qytetarët që të jenë të përgjegjshëm për këtë situatë të paprecedentë. Mediu më tej thotë se kjo situatë është një luftë, kurse shton se qeveria duhet të japë zgjidhje konkrete për qytetarët dhe bizneset. Postimi i Fatmir Mediut: Të dashur miq! Në emër të Partisë Republikane, ju ftoj të jemi të gjithë të përgjegjshëm në këtë situatë të paprecedente. Çdo veprim i yni personal ndikon jo vetëm në jetën tonë, por familjeve tona dhe mbarë shoqërisë.…
Ndodh që njerëzit e lindur në këtë shenjë ndonjëherë të paragjykohen se janë shumë të drejtëpërdrejtë dhe janë të parët që nisin debatet. Por, e vërteta është se ndryshe nga shumë të tjerë, ata kanë guximin për t’ua thënë gjërat në sy. Kështu, që për të krijuar më mirë një ide se ç’do të thotë vërtetë të jesh DASH, po ju tregojmë 3 karakteristika unike që e bëjnë Dashin shenjën më të mirë të zodiakut. 1.Dashi është një lider i lindur që di se çfarë duhet të bëj gjithmonë: Duke qenë se janë shenja e parë e horoskopit, Dashi është…
Në Via Boccea, dy shqiptarë 24-vjeçarë u arrestuar nga karabinierët ndërsa jepnin doza droge në mes të ditës. Patrulla e policisë me rroba civile pikasi shqiptarët duke i dhënë drogën një egjiptiani 54-vjeçar. Burri kishte paguar 40 euro për një dozë kokainë. Me vete, ata kishin një deklaratë të rreme, në të cilën pretendonin se po shkonin në supermarket dhe për këtë u raportuan gjithashtu, shkruan “Ilmessaggero”. Në makinën e dy shpërndarësve të drogës si dhe në shtëpinë e tyre u gjet një shkop bejsbolli i fshehur pranë sediljes së shoferit, 53.5 g kokainë, 0.8 g hashash, 14 g marihuanë,…