Author: tirana

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur përshkallëzimin e situatës, duke sjellë përpara vëmendje bilancin e viktimave në Itali, ku vetëm gjatë ditës së sotme u regjistruan 627 viktima më shumë. Sipas kreut të qeverisë, ajo që po ndodh në Itali erdhi si pasojë e reagimit me vonesë për vendosjen e masave shtrënguese. Edi Rama kërkoi nga qytetarët dhe pak rezistencë që të shpëtojmë njëri tjetrin. Postimi i Kryeministrit Në Itali sot kishte 627 të vdekur Në Lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e Europës,…

Read More

Mosha mesatare e të infektuarve në Itali është 63 vjeç. Ndërsa mosha e vdekshmërisë së personave nën 60 vjeç është më pak se 10% ndërsa pjesa tjetër është 60 vjeç e lart. Lajmi u bë i ditur nga Roberto Bernabei, profesor në Universitetin Katolik të Romës në konferencën e mbajtur ditën e premt, ku u bë i ditur edhe numri i të vdekurve me COVID-19 për 24 orët e fundit. Në konferencën për shtyp të ditës së sotme pak minuta më parë, kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me…

Read More

Një shqiptar ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Indonezi. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se shqiptari që ka ndërruar jetë është 84 vjeç. I moshuari ndodhej në Xhakarta te vajza e tij, kur u prek nga koronavirusi. Ai qëndroi për 2 javë në spitalin ushtarak të Xhakartës “RSPAD Gatod Subroto” për trajtim, por nuk mund të fitonte betejën kundër këtij virus të rrezikshëm.

Read More

Nga Lutfi Dervishi Edhe ti mund të vetëizolohesh pa shkuar në spital… Tërmeti i 26 nëntorit për mua ishte shumë më i lehtë se për këdo tjetër. Isha në spital dhe zgjuar. Në spital sapo kisha kaluar 3 javë dhe tre ditët e para (vonë e mësova) në gjendje kritike për jetën. “Shkundja” që po kaloja ishte më e madhe se tërmeti që tronditi vendin. Ditët e para ishin të vështira jo vetëm për pamundësinë për të lëvizur, por më shumë për paqartësinë dhe frikën nga e panjohura dhe nga befasia e sëmundjes. Unë sëmurë?! Çfarë kam? Me bindjen se…

Read More

Bora Zemani ka zgjedhur të publikojë disa foto në llogarinë e saj duke i sugjeruar të gjithë ndjekësve të qëndrojnë në shtëpi, ashtu siç kanë vepruar shumica e personazheve të njohur. “Sot, vitamina C nuk është tek portokalli. Është tek qëndrimi në shtëpi. Mos mendoni se kjo situatë kalon me pak portokall dhe limon. Duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe pijmë një lëng frutash për qejf. Unë qëndroj në shtëpi”, ka shkruar Zemani krah fotove ku shfaqet me portokallin në duar. Komentet e ndjekësve kanë qenë të ndryshme, teksa mesazhi i Borës ka qenë mjaft i qartë për të qëndruar…

Read More

Qeveria shqiptare ka miratuar një dokument me informacione të detajuara rreth migracionit në Shqipëri. Dokumenti është përgatitur nga Ministria e Brendshme për periudhën 2015-2018, por përmban analiza për situatën aktuale si dhe bën parashikime për të ardhmen. Sipas të dhënave, 1 584 137 shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë territorit të Shqipërisë, nga të cilët 828 530 janë meshkuj dhe 755 607 femra. Shumica e emigrantëve shqiptarë janë vendosur në vendet fqinje si Italia (455 468) dhe Greqia (429 428). Ndërkaq, popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1…

Read More

Klubet e Serisë A kanë mbajtur një video-konferencë këtë të premte ku kanë diskutuar idenë e presidentit të Lacios, Klaudio Lotito për rifillimin e stërvitjes. Klubet vendosën të rrëzonin kërkesën e Lotitos për rifilliminm e stërvitjes së skuadrave qytetet e të cilave nuk janë prekur shumë nga koronavirusi. Klubet nuk ishin dakort me presidentin Lotito dhe deklaruan se stërvitja duhet të fillojë për të gjitha skuadrat në të njëjtën kohë. Ata folën gjithashtu dhe për pagat e futbollistët, duke vendosur që do të diskutohet në ditet e ardhshme më gjërë fakti nëse duhet të ndërpriten pagat e futbollistëve, gjë e…

Read More

AKEP ka dhënë disa sugjerime për përdorimin dhe sigurinë në internet gjatë këtyre ditëve. Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Rama tha se kishte negociuar me kompanitë për të dhënë internet falas për abonentët. “Shpejtësia juaj e lidhjes në internetit mund të ulet në orët e pikut, pra kur shumica e abonentëve të një ISP-je hyjnë njëkohësisht në internet dhe përdorin shumë kapacitet duke shkarkuar filma, video, etj. Sugjerojmë të evitoni aktivitete digjitale të cilat konsumojnë një sasi të konsiderueshme DATA (shkarkimi i skedarëve të mëdha, lojrat online, video dhe filma me rezolucion të lartë, etj.) gjatë orëve të pikut 19:00-23:00”, shkruhet…

Read More

Teksa të prekurit nga Covid-19 po rriten dita ditës në Shqipëri, vendi është izoluar dhe thuajse çdokush është mbyllur në shtëpinë e tij për t’i shpëtuar epidemisë. Këto ditë izolimi, moderatorja Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, janë “arratisur” së bashku me familjarët në fshatin e origjinës së Alfios, në Shkodër. Herë pas here në llogaritë e tyre në Instagram, Fatma dhe Alfio kanë treguar si po e përballojnë karantinën, të cilën duket se e kanë marrë me sportivitet. Fatma po kalon ditët më të ëmbla të izolimit në shtëpi, teksa po shijon të gjithë kohën e mundshme…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në mbrëmje me kërkesë të Tij, ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga qeveria edhe për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19. Presidenti Meta u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi gjatë takimit se bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti…

Read More

Një person është gjetur pa shenja jete ne një kanal në fshatin ‘Rraboshte’ të Lezhës. Burimet bëjnë me dije se viktima është shtetasi me iniciale L.Gj, rreth 60 vjeç. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë pare trupin e viktimës në kanal. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet e vdekjes.

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë shpesh thirrje për ndërgjegjësim të njerëzve në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me armikun më të padukshëm dhe tepër të rrezikshëm. “Dua t’u them të rinjve, mos mendoni se jeni të pathyeshëm, mund të infektoheni dhe të përfundoni në spital. Gjithsesi, zgjedhjet që bëni mund të kushtëzojnë jetën e të tjerëve”. Kjo thirrje e fortë drejtuar të rinjve erdhi nga shefi i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në daljen e përditshme para medias për situatën me koronavirusin.

Read More