Author: tirana

Aktorja Olta Daku në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24” tregoi sesi po e kalon këtë periudhë në karantinë, për shkak të koronavirusit. “Ja duke u vërdallisur nëpër shtëpi. Luftë me frigoriferin, o unë, o ai, dhe në fund fitoj unë. Ua çfarë surprizash paskam pasur nëpër shtëpi, nuk e paskam ditur”, tha ajo. Olta Daku shroi se i duket kjo situatë si në disa filma me viruse, ndërsa vlerësoi se njerëzit duhet të kuptojnë se na ka zënë ky tmerr e duhet të vetë-karantinohen. “Shumë frikë kam. Kam frikë për prindërit, për familjarët, për vëllain që…

Read More

I shëruari i parë shqiptar nga koronavirusi ka lënë këtë pasdite ambientet e Spitalit të Infektivit në QSUT, pasi rezultoi negativë në të dyja testet. Lajmi bëhetë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili poston në “Facebook” foton emocionuese, kur pacienti largohet nga Infektivi, teksa e shoqëron një mjeke. “🟢 I SHËRUARI I PARË DEL NGA SPITALI PËR T’U MBYLLUR NË SHTËPI PA DALË FARE 14 DITË, NËN VËZHGIMIN E MJEKËVE FANTASTIKË TË INFEKTIVIT🙏”, shkruan Rama.

Read More

Kryeministri Edi Rama publikon një video nga Spanja, duke u shprehur se në këtë vend ditën e djeshme çdo katër minuta vdiq një njeri nga koronavirusi. Kreu i qeverisë thekson se e publikon këtë video për të gjithë ata qytetarë që do dalin për të bërë pazar nga dita e hënë e deri në fund të kësaj lufte, të cilët duhet të mbajnë distancën me njëri-tjetrin, ndryshe do përballen me ushtrinë dhe policinë. Mesazhi i Ramës: 🔴 KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË…

Read More

COVID-19 është ulur këmbëkryq në plot 150 vende, përfshirë Kosoven dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Një analizë e situatës në provincën e Ëuhan, ku edhe nisi gjithçka, ka treguar se në 99 përqind të rasteve, pacientët e prekur nga COVID-19 kishin temperaturë të lartë. Në 50 përqind të rasteve, pacientët përjetonin lodhje dhe kollë të thatë. Një e treta e dhe simptomat e koronavirusit? Simptomat kryesore të infeksionit nga COVID-19 janë: temperatura e lartë dhe kolla. Disa njerëz përjetojnë edhe vështirësi në frymëmarrje. Simptomat më të rralla janë; dhimbjet e fytit, dhimbjet muskulare dhe dhimbjet e barkut. Këto…

Read More

NATO nuk trembet nga koronavirusi për të “zbarkuar” në Tiranë në muajin qershor ku është planifikuar zhvillimi i ministrealit të mbrojtjes. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Piers Cazalet i cili është drejtori i Medias në selinë e NATO-s dhe zëvëndës zëdhënesi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Pas interesimit të gazetares së Neës24 Aurora Golemi, Cazalet në emër të Aleancës u pergjigj përmes komunikimit ke e-mail se minstrat e mirëpritën ftesën e Shqipërise për zhvillimin e ministrealit të mbrojtjes në Tiranë në muajin qershor dhe se planifikimi për mbledhjen vijon me qeverinë shqiptare. Kjo ështe përgjigja zyrtare e NATO-s…

Read More

Rudina Dembacaj ka reaguar ashpër pas statusit të një zonje, identitetin e të cilës nuk e ka bërë publik. Në status zonja shkruan: “Edi Rama dhe Rudina Dembacaj kanë qenë top neës këto 10 ditë në ‘portalet sociale’, njëri nga sikleti i situatës, e tjetra nga lezeti për dashuriçkat në kohë kolere do me bo lajm…kam bërë report dhe unfolloë 5 gazeta online mos ta shoh më këtë seksin e Lezhës duke promovu dashurinë e vetë. Nuk e di ku përbën lajm kjo femër”. Pas këtij statusi, Rudina ka kërkuar mendimin e ndjekësve dhe ka publikuar edhe fotot e vajzës…

Read More

Nga Marin Mema I shkruaj këto rradhë pa dashur t’ju mërzis e shtoj stresin në këto ditë të zvarrta e fortë të ngarkuara. I shkruaj këto rradhë sepse e ndjej, sepse më dhemb, sepse ju dua jashtëzakonisht shumë shqiptarët e mij. I shkruaj këto rradhë me zemër, hapur e pa fshehur asgjë. Jemi në ditë të vështira, të përhumbura, të lodhta e thuajse të pabesueshme. Në ditë që askush prej nesh nuk kishte menduar se do ti kalonte as në makthin e tij më të keq. E megjithatë ja ku jemi … Përballë një rrezik i jashtëzakonshëm, njē rrezik i…

Read More

Qeveria mori sot vendimin për ndryshimin e orarit të lëvizjes së këmbësorëve dhe aktiviteteve që do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Nga dita e hënë, tashmë aktivitet do të ofrojnë shërbimin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 13-00, dhe kryesisht pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produktet mjekësore dhe institucionet financiare. Ja lista e aktiviteteve që do të ushtrojnë veprimtarinë dhe atyre që u ndalohet: Ndarje në aktivitete të lejuara dhe të ndaluaraKodi NVE – 2 digitPërshkrimi I aktivitetitStatusi I Aktivitetit1Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbime…

Read More

Kryeministri Rama ka dy arsye të forta që vendosi të bllokojë totalisht lëvizjen që prej të shtunës në mesditë deri të hënën: Të gjithë, izolim në shtëpi. Arsyeja e parë dhe dukshme është se gjatë orareve të lira të lëvizjes në mëngjes 8-10 dhe pasdite 16-18, në kryeqytet një pjesë e qytetarëve kanë qenë indiferentë ndaj rregullave.  Me sy të lirë dalloje grumbullime me më shumë se dy vetë; nëpër lagje gjysmë fshehurazi shërbehej kafe; popullimi i rrugëve nuk ishte i vogël në kushtet e izolimit, duke e zhbërë kështu karantinën gjatë orëve të tjera të ditës. Polica e pati…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet i shqetësuar me dyndjen e madhe të qytetarëve ditën e sotme në Tiranë, duke mos respektuar rregullat e distancimit social. Basha tha në emisionin “Zonë e Lire” se jo vetëm që është dakort me masat shtrënguese të qeverisë, por PD, tha ai ka kërkuar që këto masa të aplikohen më herët. “Jam shumë i shqetësuar nga thyerja e rreullave, dhe dyndja e madhe që kam parë sot në Tiranë. Distancimi social është një nga rregullat kryesorë të OBSH. E keqja nuk ka kaluar, e keqja do kalojë nëse ne japim kontributin tonë. Të…

Read More

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka vijuar apelin e tij në rrjetet sociale, teksa ka sjellë edhe detaje nga kurimi i pacientëve me Covid-19. Përmes një statusi të gjatë kalo kërkon ndërgjegjësim të shoqërisë për t’u vetëizoluar. Një risi është edhe publikimi i imazheve radiologjike të mushkërive të pacientëve shqiptarë me virusin vdekjeprurës. “VETËIZOLOHUNI…VETNDËRGJEGJËSOHUNI….PËRKUJDESUNI për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtëme:1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të…

Read More

Duke filluar nga dita e hënë të gjitha pikat e produkteve ushqimore do të punojnë duke filluar nga ora 05:00 e mpngjesit deri në orën 13:00. Ndërkohë, këmbësorët dhe ata që kanë mjete nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 13:00 e ditës së nesërme, deri në orën 05:00 të ditës së hënë. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të mund të marrin asnjë shërbim. Lexo edhe: Kufizimet e reja / Ja aktivitetet që do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë (LISTA)

Read More